Lajme
Sarandina ia huq përsëri, shpërfaq dështimet e “poverenikut” të VLEN
Deputetja e koalicionit VLEN, Saranda Imeri Stafai, ka reaguar përmes një postimi publik lidhur me vonesën e pagesës së K-15 për punonjësit e shkollave të mesme në Komunën e Gostivarit, duke akuzuar institucionet lokale për neglizhencë dhe mungesë përgjegjësie.
Në postimin e saj, Imeri Stafai thekson se mbi 400 të punësuar ende nuk e kanë marrë kompensimin për pushimin vjetor, edhe pse ka kaluar gati një muaj nga afati ligjor. Sipas saj, Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) ka dërguar paralajmërime me shkrim në shkolla dhe në Komunë, si dhe ka paraqitur ankesë te inspektori i punës, por pa asnjë reagim konkret. E gjitha kjo është një insinuatë e saj, pasiqë asnjë reagim publik as zyrtar nuk ka pasur as nga sindikatat as nga mësimdhënësit.
Kujtojmë që, regresi për pushim vjetor mund të lëshohet për vitin vijues deri më 31 dhjetor 2025, ndërsa deri më 11 janar, gjatë përsëritjes së zgjedhjeve lokale, Komuna e Gostivarit ishte nën udhëheqjen e ushtruesit të detyrës, të dërguarit të Qeverisë, Fadil Xhelili.

