Connect with us

Lajme

Rritja e pagave në Shëndetësi, Taravari: Mesazh i qartë për përkushtimin e Qeverisë në rikthimin e dinjitetit te punonjësit shëndetësor

Published

on

 

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka informuar se me rritje lineare të pagave të punëtorëve shëndetësor është një mesazh i qartë për përkushtimin e kësaj qeverie për dinjitetin e të gjithë punonjësve shëndetësor. Ministri Taravari, ka shkruar se kjo nuk është vetëm një rritje e pagës – kjo është një mesazh i qartë se puna, përkushtimi dhe dinjiteti i punëtorëve shëndetësorë më në fund po vlerësohen!

“Me rritjen lineare prej 2.500 denarëve dhe rritjen e nëntorit, rritja totale për të gjithë të punësuarit në shëndetësinë publike arrin në 4.815 denarë, ndërsa për infermierët madje 6.200 denarë. Kjo do të thotë një pagë mesatare prej rreth 50.200 denarësh! Me rritjen e tetorit prej 10.49%, në mënyrë kumulative këtë vit kemi një rritje prej 17.18%. Dhe ajo që është më e rëndësishme – rritja reale e pagave për vitin 2024/25 është 9.4%, që është më shumë se dyfishi i rritjes gjatë gjithë periudhës 2021–2023”, ka shkruar Taravari.

Ai ka shtuar se kjo është një epokë e re për shëndetësinë publike – një epokë e respektit, e stabilitetit dhe e sigurisë! Dhe kjo është vetëm fillimi!

Continue Reading

Lajme

Fetai: Pa drejtësi nuk ka demokraci, pa drejtësi nuk ka Europë

Published

on

By

Demokracia nuk mbrohet vetë — kërkon vullnet politik, financim dhe integritet”. Me këtë mesazh të fortë, zëvendëskryeministri Arben Fetai u drejtua sot në konferencën rajonale “Integriteti Global nën Rrethim: Inovacion kundër Pushtetit të Paligjshëm”, organizuar nga rrjeti SELDI dhe mikpritur nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS).

Në panelin e nivelit të lartë, përkrah Ambasadores së Zvicrës Véronique Hulmann, Zv. Shefes së Misionit të SHBA-ve Nicole Varnes dhe përfaqësuesit të Holandës Bart de Bruijn, Fetai theksoi se korrupsioni është një nga rreziqet më të mëdha që kërcënon demokracinë nga brenda, ndërsa ndikimet e jashtme malinje përpiqen ta destabilizojnë atë nga jashtë.

“Po, mungesa e mbështetjes së jashtme ndjehet. Por kemi diçka më të fuqishme: vullnetin politik për të vepruar”, deklaroi Fetai, duke nënvizuar angazhimin e Qeverisë për të sjellë ndryshime reale në sistem.

Ai shpalosi katër shtylla kyçe të agjendës së re qeveritare:

• Partneritet me shoqërinë civile në mbrojtje të demokracisë;

• Forcimi i ligjit dhe institucioneve antikorrupsion;

• Digjitalizimi i administratës për të mbyllur hapësirat për abuzim;

• Reformë të thellë në drejtësi, me qëllim që askush të mos qëndrojë mbi ligjin.

“Pa drejtësi nuk ka demokraci. Pa drejtësi nuk ka Europë. Kjo është rruga jonë. Dhe nuk do të ndalemi”, përfundoi ai.

Konferenca u zhvillua në kuadër të përpjekjeve rajonale për të përballuar sfidat ndaj integritetit dhe për të forcuar sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor.

Continue Reading

Lajme

Drejtori Fatlum Iljazi njofton zgjidhjen e problemit 30-vjeçae në hyrje të fshatit Çerkez të Kumanovës

Published

on

By

Një problematikë që ka shqetësuar qytetarët e Kumanovës për më shumë se 30 vite po shkon drejt zgjidhjes.

Zëvendësdrejtori në ndërmarrjen “Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut – Infrastruktura”, Fatlum Ilazi, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se kanë inspektuar punimet në vendkalimin hekurudhor në hyrje të fshatit Çerkez të Kumanovës.

“Sot së bashku me nënkryetarin e ASH-së Gezim Kadriu dhe këshilltarin komunal njëherit kryetar i degës Kumanovës Huzeir Mustafi,ishim për ti inspektuar punimet në vendkalimin hekurudhor në hyrje të fshatit Çerkez të Kumanovës. Me këtë aktivitet po zgjidhim një problematik që ka tanguar qytetarët e Kumanovës dhe rrethinë tani mbi 30 vite. Faleminderojmë edhe Komunën e Kumanovës për bashkëpunimin për zgjidhidhjen e kësaj problematike. Do të vazhdojmë kështu me punë të mira në dobi të qytetarëve”, ka shkruar Ilazi.

Continue Reading

Lajme

Opinioni me sy e veshë nga ASH-ja në pritje të vendimit! Nuk mungojne as sulmet e fakenews-at ndaj tyre

Published

on

By

Në një periudhë të ndjeshme politike dhe organizative, Aleanca për Shqiptarët ndodhet në qendër të vëmendjes publike, me opinionin që po ndjek me vëmendje çdo lëvizje të saj në pritje të një vendimi të rëndësishëm që pritet të përcaktojë të ardhmen e partisë. Gjithëandej janë shtuar zërat dhe analizat rreth rrugës që ASH-ja do të ndjekë, ndërsa anëtarësia e saj mbetet e angazhuar dhe e përkushtuar në ruajtjen e vlerave themelore të partisë.

Megjithatë, bashkë me rritjen e interesimit, nuk kanë munguar as sulmet dhe fushatat e dezinformimit që kanë në shënjestër ASH-në. Fakenews-at janë shndërruar në një mjet të përditshëm të atyre që ndihen të kërcënuar nga vendosmëria dhe drejtësia që përfaqëson kjo parti. Përkundër këtyre përpjekjeve, ASH mbetet e përqendruar në proceset e saj të brendshme, duke ruajtur qetësinë dhe transparencën si përgjigje ndaj çdo presioni të jashtëm.

Continue Reading

TOP Lajme