Smart News

Rritja e pagave në Shëndetësi, Taravari: Mesazh i qartë për përkushtimin e Qeverisë në rikthimin e dinjitetit te punonjësit shëndetësor

 

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka informuar se me rritje lineare të pagave të punëtorëve shëndetësor është një mesazh i qartë për përkushtimin e kësaj qeverie për dinjitetin e të gjithë punonjësve shëndetësor. Ministri Taravari, ka shkruar se kjo nuk është vetëm një rritje e pagës – kjo është një mesazh i qartë se puna, përkushtimi dhe dinjiteti i punëtorëve shëndetësorë më në fund po vlerësohen!

“Me rritjen lineare prej 2.500 denarëve dhe rritjen e nëntorit, rritja totale për të gjithë të punësuarit në shëndetësinë publike arrin në 4.815 denarë, ndërsa për infermierët madje 6.200 denarë. Kjo do të thotë një pagë mesatare prej rreth 50.200 denarësh! Me rritjen e tetorit prej 10.49%, në mënyrë kumulative këtë vit kemi një rritje prej 17.18%. Dhe ajo që është më e rëndësishme – rritja reale e pagave për vitin 2024/25 është 9.4%, që është më shumë se dyfishi i rritjes gjatë gjithë periudhës 2021–2023”, ka shkruar Taravari.

Ai ka shtuar se kjo është një epokë e re për shëndetësinë publike – një epokë e respektit, e stabilitetit dhe e sigurisë! Dhe kjo është vetëm fillimi!

Exit mobile version