Connect with us

Lajme

Rinia nuk rikthehet me genjeshtra e manipulime, atë do ta rikthen koalicioni VLEN

Published

on

Shkruan Ejup Berisha, gazetarë

Njerëzit e politikës këtu te ne pasi që me vite të tëra me veprime tendencioze dhe të papërshtatshme politike kontribuan që rinia ta braktis vendin e të largohet nëpër vendet tjera të Europës apo dhe të botës, tani të njejtët premtojnë se do të bëjnë çmos për rikthimin e rinisë në vendlindje.

A e dini se kur këta e aktualizojnë këtë çështje pra të njejtët atë e aktualizojnë tani gjatë fushatës para mbajtjes së zgjedhjeve Presidenciale dhe atyre Parlamentare të 24 prillit dhe 8 majit të ketij viti. Këtyre tani u eshte kujtuar se rinia me të madhe e ka braktisur dhe po e braktisë vendin. Kjo gjë u është kujtuar atyre të cilët më shumë se dy dekada janë në pushtet dhe të cilët kanë mundur të mos e lejojne që të ndodhë kjo e keqe apo dhe fatkeqsi shumë e madhe kombëtare. Po po braktisja e vendlindjes me të madhe nga ana e rinisë është fatkeqsi e madhe kombëtare. Kjo i godet si rininë por edhe prindët e tyre. Këta të fundit fëmijët i kane lindur dhe rritur që ti kenë pran vetes e jo që të njejtëve më të dashurit e tyre tu largohen me mija kilometra larg vendlindjes. Kjo gjë është e keqe edhe për vetë të rinjtë që largohen pasiqë këta atje duhet të merziten dhe të mbajnë mall edhe për familjarët por edhe për vendlindjen e tyre. Prandaj nuk do koment se braktisja e vendlindjes me të madhe nga ana e rinisë është fatkeqsi e madhe kombëtare. Kështuqë politikanëve mu tani u është kujtuar se si ti rikthejnë të rinjtë në vendlindje. Kjo do të thotë se këta kanë mundur ti mbajnë këtu në vendlindje e mos ti detyrojnë që të largohen të rinjte larg saj. Por si duket të njejtët nuk kanë dashur që të anagazhohen aspak në këtë drejtim.

Pra politikanët e apostrofuar i pyes se athua vallë pse këta gjatë aktiviteteve të tyre politike nuk e shihnin dhe nuk e kuptonin se për shkak të gjendjes së keqe dhe të papërballueshme të krijuar në shtet dhe në shoqëri mu prej shkaqeve të cilat u përmendën më sipër rinia e ka braktisur dhe po e braktisë vendlindjen. Dhe paramendoni mu tani politikaneve u është kujtuar se si ta rikthejnë rininë në vendlindje.

Njërin prej kandidateve për President të mundeshëm Republike në ditën e parë të fillimit të fushtës për zgjedhjet Presidenciale e pashë rrugëve të Kryeqytetit me një autobus të rregulluar për qëllime të propagandës së tij politike parazgjedhore. Dhe mua gjëja e parë që mu kujtua kur e pashë autobusin e Kandidatit ishte se mos vallë atë ai do ta përdor për kthimin e rinisë prej shteteve të huaja këtu në vendlindje. Nuk e kamë për të bërë shaka jo për bese jo por autobusi është mjeti më i shpeshtë i udhëtimit të të rinjve jashta vendit. Pra me të shumë të ri e të reja e kanë braktisur, e braktisin dhe fatkeqsishtë do të vazhdojne që ta braktisin vendin e tyre çdo dite shumë e më shumë. Dhe druaj se kë ta do të vazhdojnë që ta këtë gjë ta bëjnë akoma më shumë,ripërsëris mu për shkak të politikave të papërshtashme që janë zbatuar dhe po zbatohen këtu te ne. Kështuqë duhet thënë se po të ishin të interesuar për rkthimin e rinisë politikanët nuk është dashur që të ishin shkaktarët kryesorë që rinia te ik nga këtu.

Prandaj kend po don ta mashtron Kandidati për President të mundeshëm Republike me autobus se do të bën diçka të sinçertë dhe serioze për rikthimin e rinisë në vendlinje. Pra është mëse e çartë dhe shum e tejdukshme se tendenca e tij është që me gënjeshtra, dredhi dhe me mashtrime që ky prindërve të cilëve u janë larguar fëmijët nga shtëpitë apo dhe nga vendlindja tua merr votat dhe asgjë më shumë. Dhe për fund rininë këtu do ta rikthen dhe ikjen e tyre do ta ndërpresë përfundimisht koalicioni për ndryshime Vlen, me të ja vlenë që rinia të qëndrojë në vendlindje dhe mos ta braktisë më vendin.

Continue Reading

Lajme

Taravari viziton pacientët nga tragjedia e Koçanit në spitalin “Çam dhe Sakura” në Stamboll

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë njëkohësisht kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i shoqëruar nga përfaqësues të Konsullatës së Maqedonisë së Veriut në Stamboll, vizitoi sot spitalin “Çam ve Sakura” në Stamboll, ku po trajtohen dy nga të rinjtë e plagosur në tragjedinë e rëndë të ndodhur në Koçan.

Në këtë spital ishin të shtruar fillimisht gjashtë pacientë, prej të cilëve katër janë liruar tashmë pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore dhe janë kthyer në shtëpi. Dy pacientët e mbetur, Martini dhe Borisi, ndodhen në gjendje stabile dhe po vazhdojnë rikuperimin e tyre.

Gjatë vizitës, Taravari u takua edhe me prindërit e pacientëve, duke u shprehur mbështetje dhe solidaritet në këto momente të vështira. Ai shprehu mirënjohje të veçantë ndaj doktorit Mustafa Turan dhe konsullit të Maqedonisë së Veriut në Stamboll, Idriz Fazlioski, për kujdesin dhe përkushtimin e treguar. “Dhimbjen e freskët të Koçanit e lehtësojnë disi Martini dhe Borisi, të cilët janë më mirë dhe së shpejti i presim në shtëpi. Faleminderit e dashur Turqi për gjithë kujdesin dhe mikpritjen,” theksoi Taravari.

Vizita e sotme shënoi një akt të rëndësishëm të përkujdesjes dhe solidaritetit institucional ndaj të prekurve nga kjo ngjarje tragjike.

Continue Reading

Lajme

Mbi 70 për qind e qytetarëve me mendim pozitiv për menaxhimin e tragjedisë së Koçanit nga ministri Taravari

Published

on

By

Qytetarët kanë vlerësuar punën e ministrit të Shëndetësisë Arben Taravari, për menaxhimin e tragjedisë së Koçanit me notë pozitive. Institucionet kompetente u treguan efektive në trajtimin e pasojave të tragjedisë në Koçan. Përqindja e qytetarëve në këtë anketë që besojnë se autoritetet shëndetësore iu përgjigjën me sukses numrit të madh të të lënduarve nga zjarri në diskotekën “Pulse” në Koçan më 16 mars, është veçanërisht e lartë.

 

Këto janë pjesë nga rezultatet e anketës së opinionit publik të realizuar nga agjencia Market Vision për MKD. Dy të tretat e të anketuarve besojnë se institucionet kompetente në mënyrë efektive u përballën me pasojat e tragjedisë në Koçan. 35.3 për qind e të anketuarve thonë se përgjigja e institucioneve kompetente ndaj kësaj tragjedie ka qenë joefektive.

Më shumë se 70 për qind e të anketuarve besojnë se autoritetet shëndetësore kanë trajtuar efektivisht numrin e madh të të lënduarve nga zjarri në Koçan. Përqindja e qytetarëve të pakënaqur me autoritetet shëndetësore është 21.8%.

Anketa u realizua nga 20 mars deri më 17 prill duke përdorur metodën CATI – anketë telefonike me kompjuter në një kampion prej 1200 të anketuarve (gabim statistikor: 3%; intervali i besueshmërisë: 95%). Mostra është përfaqësuese në nivel të Maqedonisë sipas: rajonit, gjinisë, moshës dhe përkatësisë etnike sipas të dhënave për popullsinë rezidente nga regjistrimi i vitit 2021.

Continue Reading

Lajme

Valbon Limani përfaqëson Gostivarin në Unionin e Bashkive nga Bota ku jeton komuniteti Turk në Stamboll

Published

on

By

 

Stambolli, një nga kryeqendrat botërore, ka mbledhur sërish të gjitha bashkitë nga mbarë bota ku jeton komuniteti turk. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, së bashku me kryetarin e Këshillit të Komunës, Namik Durmishi, ishin pjesë e kësaj asambleje dhe përfaqësuan me krenari këtë komunitet, i cili është kaq i rëndësishëm dhe i dashur për Gostivarin.

Në një status në Facebook, Limani theksoi se është i lumtur që kishte mundësinë të përfaqësonte këtë komunitet dhe se ishte një nder të ishte pjesë e një ngjarjeje kaq të rëndësishme për lidhjet ndërkombëtare dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komunitetit turk dhe qytetit të Gostivarit.

Continue Reading

TOP Lajme