Connect with us

Lajme

REZOLUTË E KUVENDIT TË ALEANCËS PËR SHQIPTARËT Mbi tragjedinë në Koçan dhe domosdoshmërinë e llogaridhënies institucionale

Published

on

Duke marrë parasysh tragjedinë e rëndë që ndodhi në orët e para të 16 marsit 2025 në qytetin e Koçanit, ku si pasojë e një zjarri shkatërrues humbën jetën 60 qytetarë dhe mbi 150 të tjerë u lënduan,
Duke konstatuar dështimet serioze të institucioneve përgjegjëse në zbatimin dhe garantimin e standardeve të licencimit, sigurisë dhe mbikëqyrjes inspektuese dhe policore,
Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe uruar shërim të shpejtë për të lënduarit,
Duke falënderuar institucionet shëndetësore për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar, si dhe partnerët rajonalë dhe ndërkombëtarë për solidaritetin dhe asistencën e menjëhershme në menaxhimin e pasojave të kësaj tragjedie,
Duke u udhëhequr nga parimet themelore të drejtësisë, llogaridhënies, transparencës dhe mbrojtjes së interesit publik,
Kuvendi i Aleancës për Shqiptarët miraton këtë:
REZOLUTË
1. Kërkohet zhvillimi i një hetimi të plotë, të pavarur dhe transparent mbi tragjedinë në Koçan, nën drejtimin e institucioneve kompetente, të çliruara nga çdo ndikim politik, me detyrim për informim të rregullt dhe publik të qytetarëve për ecurinë dhe gjetjet e hetimit.
2. Kërkohet rihapja e hetimeve për tragjeditë e mëhershme, Durmo Turs, Besa Trans dhe Spitali Modular në Tetovë, të cilat së bashku kanë marrë jetën e 135 qytetarëve dhe për të cilat ende nuk është vendosur përgjegjësi institucionale apo individuale.
3. Kërkohet identifikimi dhe përcaktimi i qartë i përgjegjësisë, si individuale ashtu edhe institucionale, përmes analizës së thelluar të shkaqeve të dështimeve sistemike, duke adresuar neglizhencën, paaftësinë dhe praktikat korruptive.
4. Theksohet domosdoshmëria për forcimin e transparencës dhe llogaridhënies, përmes publikimit të procedurave të inspektimeve, raporteve të kontrollit dhe ndarjes së të dhënave me publikun në mënyrë të rregullt dhe të qasshme.
5. Kërkohet verifikim i detajuar i pasurisë dhe interesave të të gjithë zyrtarëve përgjegjës dhe inspektorëve, me qëllim të zbulimit të çdo konflikti interesi apo lidhjeje të mundshme korruptive me subjektet e inspektuara.
6. Rekomandohet ndërmarrja e mbikëqyrjes së jashtëzakonshme në të gjitha objektet me rrezik të lartë, në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë, veçanërisht në sektorët e gastronomisë, shëndetësisë, arsimit, sportit, transportit dhe ndërtimit.
7. Kërkohet reformë urgjente e politikës ndëshkimore, që garanton ndëshkime të drejta, të rënda dhe të zbatueshme ndaj të gjithë atyre që, përmes veprimeve apo mosveprimeve të tyre, kontribuojnë në ndodhinë e tragjedive të tilla.
8. Insistohet në zbatimin e menjëhershëm dhe të plotë të të gjitha rekomandimeve kundër korrupsionit të dhëna nga Komisioni për Antikorrupsion dhe Enti Shtetëror i Auditimit, pa vonesa, devijime apo selektivitet.
Kuvendi i Aleancës për Shqiptarët riafirmon bindjen se tragjedia e Koçanit nuk duhet të reduktohet në një statistikë të dhimbshme, por të shërbejë si pikë kthese për ndërtimin e një kulture të re të përgjegjësisë, sigurisë dhe sundimit të ligjit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Koha për drejtësi, veprim dhe ndryshim është tani.
Miratuar më 06 prill 2025, në Gostivar

Continue Reading

Lajme

Musa: Kur dallgët partiake trazojnë ujërat e skenës politike, ne duhet të jemi ura që lidhin, jo muret që ndajnë

Published

on

By

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Mimoza Musa, ka reaguar me një mesazh reflektues në rrjetet sociale, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve njerëzore në skenën politike të trazuar.

“Kur dallgët partiake trazojnë ujërat e skenës politike, ne duhet të jemi ura që lidhin, jo muret që ndajnë”, shkruan Musa, duke ftuar për një klimë më të shëndetshme komunikimi dhe bashkëpunimi, pavarësisht bindjeve të ndryshme politike.

Ajo nënvizon se në një shoqëri me demokraci të brishtë si e jona, është përgjegjësi e secilit – së pari si njeri dhe pastaj si politikan – të ruajë respektin dhe raportet shoqërore.

“Mospajtimi është pjesë e demokracisë, por mungesa e respektit është plagë që e dëmton atë,” thekson Musa.

Sipas saj, brezi i ri i politikanëve ka detyrë të sjellë një qasje të re në jetën publike – duke qëndruar të palëkundur në parime, por të hapur për dialog e mirëkuptim.

Në përmbyllje të mesazhit të saj, Musa kujton se politika është kalimtare, por vlerat dhe mënyra se si sillemi me njëri-tjetrin janë ato që përcaktojnë të ardhmen e shoqërisë.

Continue Reading

Lajme

Snopçe: Pa ne s’mund të funksionojë Qeveria, duhet të ketë zgjedhje të parakohshme!

Published

on

By

Deputeti Halil Snopçe vlerëson se zgjedhjet e parakohshme do të bëhën të pashmangshme nëse Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit del nga Qeveria.

Në emisionin “Dialog te Lajmi”, Snopçe tha se vetëm me nëntë deputetë shqiptarë nuk mund të funksionojë mazhoranca.

“Pa shqiptarët nuk ka qeveri. Nëse ne dalim në opozitë, si mendoni të të funksionojë qeveria, nëse nuk ka prurje të reja prej shqiptarëve. Me 9 deputetë nuk mund të funksionojë qeveria duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme, pavarësisht çfarë them unë apo dikush tjetër. Nëse Aleanca për Shqiptarët del nga Qeveria nuk ka mundesi pa shku në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha Snopçe.

Continue Reading

Lajme

Sopçe: Gjate qeverisjes se deritanishme, duhet patjeter konstatuar fakti qe ende nuk kemi arit te avansojme ceshtjet qe kane te bejne me te drejtat e shqiptareve

Published

on

By

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, në intervistën në “Dialog te Lajmi”, ka  numëruar të paarriturat e Qeverisë aktuale.

Disat nga jo të arrituarat e kësaj  Qeverie që i numëroi Snopçe janë  ndryshimet kushtetuese, ligjin për përfaqësim të drejtë, etj.

Deklarata e plotë :

Fakti i pa mohueshëm me 4 liderë ashtu siç ishim nuk shkon puna, fakt i pa mohueshëm duheshte të bëjmë një parti politike, nuk e bëmë, fakti i pa mohueshëm edhe në raportet në kuadër të VLEN-it dhe karshi me raportet me VMRO-DPMNE-në, edhe pse ka disa lëvizje pozitive ku për herë të parë komunat shqiptare moren ndima të konsiderueshme, 1800 specializantënqë u punësuan nuk mund ta marish si punsime politike sepse ato specializantë janë punsuar në kohën kur ka qenë BDI-ja në qeverisje, tash ato do marin paga si specializantë, pra nuk ishte vendime për politik nuk ishin vendime për të fituar pika politike për punësime që të marrin vota me punësime, por është një vendim për interesat e shëndetësisë.

Por, në fakt karshi për vendime të interesit kombëtarë, ne fatkeqësisht edhe për shkak të hutisë mbrenda VLEN-it nuk kemi arritur të bëjmë diçka.

Unë kur deklarova se do dalim nga Qeveria, unë mora sulme, nuk arritëm të vendojmë një kushtëzim përball VMRO-DPMNE-së se kjo është Stop.

Ne premtuam ndryshime kushtetuese për 6 muaj,  në kohën tonë u hoq Balansuesi dhe premtuam ligjin për përfaqësim të drejtë dhe ligjin e kishim të gatshëm që është projekt i yni, për dy a tre fjali ka 6 muaj që po zvaritet.

Përmendëm 20% që eshtë premtim i joni, por qytetarët nuk mendojnë se besojnë se ne do të arrimë në këtë kuadër të qeverisë sonë.

Pra, pikat për interes kombëtar shqiptarë që i kemi pasur në premtim ne nuk arritëm t’i bëjmë.

Continue Reading

TOP Lajme