Connect with us

Lajme

Rexhepi: Më 2 nëntor do të triumfojë vota e lirë e tetovarëve, nuk do të lejojmë pazare elektorale

Published

on

Kandidati i AKI-së për komunën e Tetovës Bajram Rexhepi, përmes një postimi në facebook ka treguar siguri se në balotazh me kundërkanidatin e tij do të triumfojë më 2 nentor dhe se nuk do të lejojë pazare të inxhinjeringut elektoral.

Rexheoi shkruan se ”në rrethin e dytë zgjedhor do të jemi bashkë me qytetarët në çdo lagje e vendbanim për ta rikthyer Tetovën më 2 nëntor.

Postimi i plotë i Bajram Rexhepit

Të dashur qytetarë dhe aktivistë,
Beteja për Tetovën fillon sërish, nga e para!
Kemi nisur mobilizimin më të madh ndonjëherë të strukturave partiake dhe aktivistëve të Besëlidhjes: Aleanca Kombëtare për Integrim.
Në çdo lagje, në çdo vendbanim, do të çelim çdo derë për të rikthyer Tetovën më 2 Nëntor!
Këtë herë fillojmë më të bashkuar, më të vendosur dhe më unikë se kurrë!
Nuk do të lejojmë që Tetova të bëhet pjesë e pazareve të inxhinieringut elektoral!
Në Tetovë më 2 Nëntor do të triumfojë vota e pastër dhe e lirë e qytetarëve!

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *