Connect with us

Lajme

Regjimi i sanksioneve të ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor: fletë informative nga IPP Arbën Xhaferi dhe IDEA

Published

on

Sanksionet amerikane të vendosura këtë javë ndaj zyrtarit të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim, njëherit Kryetar i Strugës, Ramiz Merko, bënë shumë bujë dhe zgjuan interesimin e publikut për këtë mekanizëm të politikë së jashtme të ShBA-ve.

 

Por çfarë cilat janë regjmet e sanksioneve amerikane që zbatohen në Ballkanin Perëndimor? Cilat janë bazat ligjore, individët dhe subkjektet e sanksionuara deri më tani dhe pasojat e sanksioneve amerikane?

Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi dhe Instituti për Demokraci dhe Analiza Ekonomike (IDEA) sjellin një fletë informative për të qartësuar këto dhe çështjet tjera në lidhje me sanksionet amerikane në Ballkanin Perëndimor.

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) vendosin sanksione ekonomike dhe tregtare ndaj individëve, subjekteve dhe juridiksioneve në të gjithë botën, bazuar në politikën e jashtme dhe qëllimet e sigurisë kombëtare të ShBA-ve. Këto masa zbatohen kryesisht nga Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) të Departamentit të Thesarit. Departamentet tjera si ai i Shtetit, i Tregtisë dhe i Mbrojtjes luajnë poashtu role të rëndësishme në procesin e vendosjes së sanksioneve.

 

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë pasur regjim të dedikuar të sanksioneve që nga viti 2001, kur. Presidenti George W. Bush nënshkroi Urdhrin Ekzekutiv 13219 mbi “Bllokimin e pronës së personave që kërcënojnë përpjekjet ndërkombëtare për stabilizimin e Ballkanit Perëndimor”, i ndryshuar më 2003 përmes Urdhrit Ekzekutiv 13304. Përmes tyre, 169 persona, individë dhe subjekte, të perceptuar si minuese të paqes në republikat e ish-jugosllave u vendosën në listën SDN. Në Maqedoninë e Veriut, kjo listë përfshinte ndër të tjerë Ljube Boshkovskin, Menduh Thaçin, Xhevat Ademin, Xhezair Shaqirin dhe entitete si Armata Kombëtare Shqiptare.

Shumë shtetas dhe subjekte të vendeve të Ballkanit Perëndimor janë sanksionuar nga ShBA për aktivitete të ndryshme kriminale edhe përmes instrumenteve tjera sanksionuese siç janë regjimet e sanksioneve kundër trafikimit me narkotikë, kundër terrorizmit global, Akti Global Magnitsky apo regjimet e sanksioneve kundër Rusisë dhe Krimesë.

 

Por me ardhjen e Presidentit Joe Biden në krye të ShBA-vë, ndodhi një ndërrim i vërtetë paradigme në lidhje me regjimin e sanksioneve të ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor: sanksionet amerikane u bënë mjet për të luftuar korrupsionin e nivelit të lartë, me fokus të veçantë te politikanët dhe zyrtarët e lartë shtetëror.

 

Më 8 qershor 2021, Presidenti Biden nënshkroi Urdhrin Ekzekutiv 14033 për “Bllokimin e pronës dhe pezullimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të personave të caktuar që kontribuojnë në situatën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor”, në zbatim të së cilit, deri më tani janë përcaktuar publikisht 18 individë dhe subjekte të cilët janë nën sanksione ekonomike dhe nën ndalesa udhëtimi drejt ShBA-ve, duke përfshirë Nikolla Gruevskin, Sasho Mijallkovin, Millorad Dodikun dhe subjektet ekonomike të ndërlidhura me ta.

 

Si pasojë e sanksioneve, të gjitha pronat dhe interesat pronësore të individëve ose subjekteve të përcaktuara që gjinden në ShBA ose janë në posedim apo kontroll të personave amerikanë duhet të bllokohen dhe të raportohen në OFAC. Përveç kësaj, individët e përcaktuar publikisht kanë ndalesë udhëtimi në ShBA. Për më tepër, Departamenti i Shtetit përcakton edhe anëtarët e ngushtë të familjes së individëve të përcaktuar, të cilëve gjithashtu iu ndalohet udhëtimi për në ShBA.

 

Sanksionet ndaj Merkos, ashtu si në rastin Sali Berisha, kufizojen në ndalesa udhëtimit drejt ShBA, duke përfshirë familjen e tij të ngushtë. Baza ligjore e përcaktimit të Merkos dhe Berishës është seksioni Seksioni 7031(c) mbi anti-kleptokracinë dhe të drejtat e njeriut i Ligjit buxhetor të Departamentit të Shtetit, operacioneve të jashtme dhe programeve të ndërlidhura.

Continue Reading

Lajme

Isen Shabani: Nga sonte ndizet flakadani i fitores së madhe, argatve të Adnan Azizit shihemi në Tetorë

Published

on

By

Kryetari i komunës së Vrapçishtit njëherit kandidat edhe për një mandat nga radhët e ASH-Taravari nga takimi i sotëm në haojen e shtabit në fshatin Negotinë ka theksuar se nga Vrapçishti sonte fillon fitorja e madhe e ASH-së ndërsa argatëve të Adnan Azizit ju bëj të fala se Tetori është afër, shkruan Top24

Continue Reading

Lajme

Bejtulla Kamberi zgjidhet shef i Shtabit të ASH në Vrapçisht për zgjedhjet lokale 2025

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët dega Vrapçisht, sonte konsolidoi Shtabin e saj për zgjedhjet lokale të vitit 2025. Shef i shtabit u zgjodh Bejtulla Kamberi, i cili do ta udhëheq këtë strukturë gjatë procesit zgjedhor.

Në takim ishin të pranishëm kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, deputeti Halil Snopçe, kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, kryetari aktual dhe kandidati për zgjedhjet e tetorit në Vrapçisht, Isen Shabani, si dhe funksionarë të kryesisë qendrore dhe lokale.

Gjatë takimit me aktivin e ASH-së u theksua rëndësia e fitores së radhës në Komunën e Vrapçishtit një fitore që pritet të vazhdojë të sjellë zhvillim, mirëqenie dhe përfaqësim të denjë për qytetarët e kësaj komune.

Continue Reading

Lajme

ASH: VLEN në pushtet, por Mexhiti flet nga selia partiake – Mosbesim apo margjinalizim?

Published

on

By

Përmes një komunikate Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Arben Taravari ka ngritur disa pyetje ndaj Zëvendëskryeministrit të parë Izet Mexhiti i cili të premten që lam pas mbajti konference për shtyp në selinë partiake dhe jo në ambientet zyrtare të Qeverisë.

Nga ASH theksojn se VLEN-i në pushtet por Mexhiti flet nga selia partiake pyesin se është Mosbesim apo margjinalizim?

“Të premten, publiku ishte dëshmitar i një konference për shtyp të z. Izet Mexhiti, e cila, në vend që të mbahej në ambientet zyrtare të Qeverisë, u organizua në selinë partiake të koalicionit VLEN. Kjo ngre disa pyetje të rëndësishme që kërkojnë përgjigje të qarta:
• Pse z. Mexhiti e mbajti konferencën për shtyp në selinë partiake dhe jo në ambientet zyrtare të Qeverisë?
A ka ndonjë ndalesë të pashkruar nga kryeministri Mickoski që zyrtarët e VLEN-it të mos paraqiten nga pres-qendra zyrtare e Qeverisë?
• Në çfarë cilësie foli z. Mexhiti?
A foli si zëvendëskryeministër i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut apo si përfaqësues i VLEN-it?
• A ishin informatat e prezantuara zyrtare, apo materiale partiake?
Publiku ka të drejtë të dijë nëse informatat e ndara në atë konferencë ishin të konfirmuara nga institucionet përkatëse, apo thjesht deklarata propagandistike me qëllim përfitimesh politike.

Për më tepër, është për t’u habitur që edhe pas hyrjes në Qeveri, VLEN vazhdon të sillet si opozitë, duke shmangur përgjegjësinë institucionale dhe duke përdorur retorikë që i takon partive jashtë pushtetit. Ose ndoshta realiteti është se VLEN-i nuk ka ndikim real brenda Qeverisë, dhe roli i tyre mbetet formal, pa fuqi vendimmarrëse.

Në interes të transparencës dhe përgjegjësisë ndaj qytetarëve, ftojmë z. Mexhiti dhe përfaqësuesit e VLEN-it të sqarojnë qartë pozicionin e tyre: a janë pjesë e Qeverisë, apo zëdhënës të një partie në opozitë?”, nënvizojnë nga Aleanca për Shqiptarët.

Continue Reading

TOP Lajme