Ish Nënkryetarja e Asamblesë së Gruas dhe ish Anëtarja e Kryesisë Qendrore të Aleancës për Shqiptarët, Naime Islami përmes një postimi në profilin e saj në facebook ka reaguar ndaj demantit të Kreut të degës së ASH-së Kumanovë, Huzeir Mustafa i cili njoftoi se ASH-ja nuk organizon sonte tubim në Kumanovë, por Mexhiti, Azizi dhe disa individë të LEN-it.
Islami në reagimin e saj nënvizon ua numërojnë edhe liket në Facebook, jeni në vëzhgimin tonë.
Reagimi i plotë:
“Si Nënkryetare e Asamblesë së Gruas dhe Anëtare e Kryesisë Qendrore të Aleancës për Shqiptarët, ndjej obligim moral dhe politik të reagoj ndaj një demanti të turpshëm, të shpërndarë nga individë pa peshë, pa përfaqësim dhe pa kredibilitet.
Të flasësh për “unitet të strukturave në Kumanovë” kur realiteti s’është gjë përveçse një manipulim i ulët. E vërteta është krejt tjetër, nga mbi 70 pëlqime që mori ky demant, më shumë se 65 janë nga jashtë Kumanovës. Kjo e tregon qartë se nuk ju përkrah askush në terren! Kjo është pasqyra e vërtetë e “unitetit” tuaj, bosh dhe pa jehonë.
Emri i Aleancës për Shqiptarët nuk mund të përdoret si mburojë për interesa personale, pazare politike dhe frikën nga ndëshkimi demokratik. Ata që heshtin e fshihen pas deklaratave të rreme, nuk përfaqësojnë Aleancën, por vetëm frikën e tyre nga e vërteta.
Mjaft më me gënjeshtra. Zëri i lirë nuk trembet. Të vërtetës nuk i vihet kapak”, ka përfunduar Islami – Zeqiri.