Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, në intervistë për Alsat tha takim me Ahmetin kreu i ASH-së nuk ka pasur, atë ditë kanë qenë mysafir të Begajt dhe ka qenë përshëndetje e rastit që e kërkon kultura politike.
“Në bazë të informacioneve që i kam Kryetari ka relaizuar një bisedë telefonike me kreun e BDI-së, takim kokë me kokë nuk ka pasur, nëse i apostrofoheni takimit, ajo ishte një ftesë nga presidenti Begaj, kur u kthye nga Bullgaria dhe u ndal në shkup, unë isha bashkë me kryetarin dhe ishim të parët në takim pas një ore erdhi edhe Ahmeti bashkë me Osmanin dhe kultura politike e kërkon ta përshëndetësh pa marrë parasysh a je kundërshtar politik duhet të përshëndet. Kjo mendoj që është kulturë politike”, tha Blerant Ramadani.