Connect with us

Lajme

Ramadani: Shqiptarët kanë më shumë nevojë për bashkim dhe jo përçarje

Published

on

Sekretari i Përgjithshëm i ASH, Blerand Ramadani, në emisionin ZOOM, ka folur për mundësinë e bashkimit të Aleancës për Shqiptarët. Ramadani ka deklaruar se ata kanë qenë bashkë për shtatë vite dhe vetëm një vit kanë qenë të ndarë dhe janë përballur mes tyre. Ai tha se më shumë ka arsyeje për bashkëpunim sesa për ballafaqim.

“Nuk është çështja te bashkimi i emrave, por duhet të ketë bashkim të koncepteve dhe emrave. Tani është koha të ofrojmë zgjidhje për partinë dhe qytetarët tanë. Nuk duhet ta rikthejmë debatin në aspektin emocional dhe personal, pasi atëherë do ta vështirësojmë ribashkimin. Shqiptarët kanë më shumë nevojë për bashkim dhe jo përçarje dhe bashkimi sjellë fryte”, u shpreh Ramadani.

Continue Reading

Lajme

Ikja e një heroi të heshtur – Osman Afizi, simbol i sakrificës dhe përkushtimit kombëtar

Published

on

By

Para disa ditësh u nda nga jeta atdhetari dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Osman Afizi, nga fshati Brezë i Karadakut, një emër që pak fliste për veten, por që shumë kishte bërë për kombin.

Osmani vinte nga një familje patriotike, me rrënjë të thella atdhedashurie. Por edhe vetë ishte një hallkë e fortë e këtij zinxhiri të pavdekshëm, shkruan agjencia e lajmeve INA.

Ai nuk kërkoi kurrë lavdi, nuk doli në skenë, por veproi në heshtje dhe me përkushtim të rrallë. Ishte një nga ata që mbajnë barrën e kombit në shpinë, pa bërë zhurmë, pa kërkuar duartrokitje.

Gjatë luftës së Kosovës, Osmani me kamionin e tij të modifikuar – ku kishte instaluar një bunker të fshehtë – ngarkonte armët në Dibër dhe përmes rrugëve malore të Karadakut, i dërgonte në Kosovë për t’i shërbyer UÇK-së.

Më vonë, me veturën e tij Mercedes-Benz, kishte transportuar qindra djem të rinj drejt Shqipërisë, ku trajnoheshin ushtarakisht dhe më pas bashkoheshin me radhët e ushtrisë çlirimtare.

Ai ishte heroi i heshtur i furnizimit, i organizimit, i lidhjes mes rrugëve të lirisë dhe shpirtit të sakrificës.

Pas luftës, Osmani mbeti i njëjti. Nuk e shfrytëzoi asnjëherë emrin, as kontributin për përfitime personale. Por nuk heshti përballë padrejtësive. Ishte zë kritik ndaj realitetit të rëndë të shqiptarëve, veçanërisht në Maqedoni. Përdorte rrjetet sociale për të ngritur zërin kundër gabimeve dhe dështimeve të klasës politike shqiptare. Ishte zëri i ndërgjegjes dhe dhembjes.

Sot, ai nuk është më fizikisht mes nesh, por vepra e tij nuk do të vdesë kurrë. Ai vendosi një gur të rëndë në kalanë e shqiptarisë – dhe për këtë duhet të jemi thellësisht mirënjohës.

Lavdi jetës dhe veprës së Osman Afizit!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për një burrë të rrallë që jetoi për kombin, jo për veten./INA/

Continue Reading

Lajme

Faton Ahmeti: Zgjedhjet lokale nuk janë thjesht votim, por janë REFERENDUM për të ardhmen e shqiptarëve!

Published

on

By

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi në profiline tij ka reaguar ndaj deklaratës së Stojançe Angellov i cili theksoi se kanë marrëveshje me VLEN që pas zgjedhjeve lokale të kalojnë ligjin për “Branitellat”. Ahmeti në reagimin e tij shkruan se zgjedhjet lokale janë referendum për të ardhmen e shqiptarëve ndërdsa kush mendon se me plane ogurzeza do të shpëtojë VREDI-n, e ka shumë gabim. As propaganda, as pazaret nën tavolinë, as shantazhet nuk do t’ju ndihmojnë, shkruan Top24

Zgjedhjet lokale nuk janë thjesht votim, por janë REFERENDUM për të ardhmen e shqiptarëve!
Kush mendon se me plane ogurzeza do të shpëtojë VREDI-n, e ka shumë gabim. As propaganda, as pazaret nën tavolinë, as shantazhet nuk do t’ju ndihmojnë.
Tetori po vjen. Koha e llogaridhënies po troket.

Continue Reading

Lajme

ASH: VLEN nuk mund të fshihet pas gënjeshtrave: Diskriminimi etnik vazhdon edhe në drejtoritë që vetë i udhëheq

Published

on

By

Pavarësisht përpjekjeve për të krijuar iluzionin e barazisë dhe përfaqësimit, të dhënat konkrete zbulojnë të vërtetën e hidhur për qeverisjen e VLEN-it. Vetë drejtuesit e tyre krenohen me faktin se në Shoqërinë Aksionare për Ushtrimin e Veprimtarisë Energjetike – NOMAGAS Shkup, në konkursin e fundit publik janë punësuar 8 shqiptarë nga 18 vende pune.

Nëse kësaj i shtojmë edhe statistikat e mëparshme – nga 84 punësime, vetëm 11 shqiptarë, rezulton se tani janë 102 punësime, prej të cilave vetëm 19 shqiptarë. Kjo do të thotë jo më shumë se 18.6% përfaqësim shqiptar, një përqindje që nuk e përmbush as minimumin e garantuar me ligj, e jo më të jetë sukses.

Ndërkohë, VLEN mashtron publikisht duke pretenduar se ka arritur përfaqësim 44.4%. Në të vërtetë, ka dështuar të korrigjojë padrejtësinë shumëvjeçare dhe diskriminimin etnik në këtë ndërmarrje shtetërore, edhe pse kishte mundësinë dhe kompetencën ta bënte.

Ky është realiteti: edhe aty ku VLEN është në krye, nuk guxon të sfidojë strukturat e vërteta të pushtetit, pasi kufijtë e veprimit i ka të përcaktuar nga patronët e tyre politikë – Hristijan Mickoski dhe Stojançe Angelov.

VLEN nuk është qeveri e shqiptarëve, por është vegël në duart e politikave që i shohin shqiptarët si numra për vota dhe jo si qytetarë me të drejta të barabarta.

Për këtë arsye, Aleanca për Shqiptarët ka braktisur këtë qeveri diskriminuese, sepse nuk mund të jetë pjesë e një pushteti që simbolikisht emëron shqiptarë drejtorë, por realisht ua mohon të drejtën për të barazuar përfaqësimin në institucionet që drejtojnë.

Ne do të vazhdojmë të denoncojmë çdo shkelje të barazisë, çdo manipulim me opinionin, dhe çdo përpjekje për ta shitur padrejtësinë si sukses.

Barazi nuk ka, kur shqiptarët nuk përfaqësohen denjësisht. Barazi nuk është shifër false, por standard real, që me VLEN nuk përkon as për së afërmi.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

TOP Lajme