Connect with us

Lajme

Ramadani reagon ndaj sulmeve ndaj ambasadorit Mejdani: Diplomacia kërkon respekt, jo urrejtje

Published

on

 

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të orkestruara në rrjetet sociale kundër ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, z. Denion Meidani.

Në deklaratën e tij, Ramadani e cilëson të papranueshme gjuhën e urrejtjes dhe insinuatat politike që janë drejtuar ndaj ambasadorit, duke theksuar se diplomacia nuk mund të shantazhohet me sulme banale.

“Ambasadori Meidani përfaqëson shtetin shqiptar me dinjitet dhe profesionalizëm. Ai është një urë bashkëpunimi mes dy vendeve tona. Diplomacia kërkon urtësi dhe respekt, jo sulme dhe urrejtje”, theksoi Ramadani, duke i shprehur ambasadorit mbështetjen dhe respektin e palëkundur.

Ai gjithashtu u bëri thirrje të gjithë aktorëve politikë të ruajnë etikën në komunikim, duke mbrojtur dinjitetin institucional dhe vlerat demokratike.

Continue Reading