Connect with us

Lajme

Ramadani: Para 1 viti morëm një vendim të guximshëm të palëkundur për të çliruar vendin nga korrupsioni

Published

on

Sekretari i Përgjithëm i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani përmes një postimi ka kujtuar ditën e para një viti kur kryetari i ASH-së, Arben Taravari vendosi të bëhet pjesë e koalicionit VLEN. Ramadani këtë e quan si vendim të guximshëm, një angazhim të palëkundur për të çliruar politikën nga korrupsioni dhe për t’iu kthyer qytetarëve besimin në institucionet e vendit.

Postimi i plotë i Ramadanit:

“Sot bëhet një vit që nga ai moment historik kur shpallëm vizionin tonë për Ndryshimin e Madh dhe të Shumëpritur. Një vit më parë, bashkë me ju, morëm një vendim të guximshëm, një angazhim të palëkundur për të çliruar politikën nga korrupsioni dhe për t’iu kthyer qytetarëve besimin në institucionet e vendit.

E dimë që ka ende shumë për të bërë, sepse ndryshimi nuk është një akt, por një proces që kërkon punë dhe përkushtim të vazhdueshëm. Por ajo që është e sigurt, është se premtimi ynë për një politikë të ndershme dhe qeverisje të drejtë po realizohet!

A kemi përfunduar gjithçka? Jo!
A ka ende shumë për të bërë? Pa dyshim!
Por një gjë është e qartë: rrugën e nisëm bashkë, dhe asgjë nuk do të na ndalë ta çojmë deri në fund!

Faleminderit për besimin! Ky është vetëm fillimi! #ArbenTaravari #AleancaperShqiptaret #VLEN #Ndryshimi”, ka përfunduar Ramadani.

Continue Reading

Lajme

Taravari nënshkruan memorandum me Sllovakinë: Epoka e re e telemjekësisë dhe E-shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut

Published

on

By

 

Në një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit shëndetësor, Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Sllovakisë, duke vënë theksin në E-shëndetësinë dhe telemjekësinë – dy fusha kyçe për të ardhmen e shërbimeve shëndetësore.

Në Bratisllavë, ministrat Arben Taravari dhe Kamil Šaško firmosën marrëveshjen që forcon bashkëpunimin dypalësh në inovacionin mjekësor, shkëmbimin e ekspertizës dhe trajnimin e profesionistëve të shëndetësisë. Ky memorandum synon modernizimin e infrastrukturës digjitale shëndetësore, duke lehtësuar konsultat mjekësore në distancë dhe përmirësuar qasjen e pacientëve në shërbimet mjekësore.

“Ky është një hap i madh drejt një sistemi shëndetësor më të qasshëm dhe efikas. Partneriteti me Sllovakinë do të na ndihmojë të përfitojmë nga përvoja dhe teknologjia e tyre e avancuar në E-shëndetësi dhe telemjekësi,” theksoi ministri Taravari pas ceremonisë së nënshkrimit.

Ky bashkëpunim hap dyert për projekte konkrete që do të sjellin teknologji inovative në shëndetësi, duke përmirësuar kujdesin për pacientët dhe përgatitur profesionistët shëndetësorë për sfidat e epokës digjitale.

Continue Reading

Lajme

I pari që dekoroi qytetin për Ramazan, Valbon Limani është kryetari parë që do të shtron edhe iftar për qytetarët e Gostivarit

Published

on

By

Pasi ishte kryetari i parë në Maqedoninë e Veriut, që për herë të parë dekoroi qytetin për nderë të fillimi të muajt të Ramazanit, kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani bëhet kryetari i parë që po shtron një iftarë të hapur për gjithë banorët e komunës, shkruan Top24

Iftari do të mbahet të premten, te Kulla e Sahatit, duke shënuar kështu një moment historik.

“Ramazani është muaj feste dhe festat bëhen më të mira bashkë”, thuhet në ftesën e kryetarit Valbon Limani

Continue Reading

Lajme

Kaba: Nuk do të ketë ndryshime të tarifave doganore për importin e makinave në RMV

Published

on

By

 

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Doganave, Garip Kaba për TV21 foli edhe për importin e veturave të përdorura në Maqedoninë e Veriut,. Kaba thotë se pavarësisht zërave të ndryshëm, deri tani nuk ka nismë për ndryshimin e çmimeve për tarifat e importit.

“Nuk ka diçka të tillë. Nuk ka iniciativë që do të jepte mundësi, do të jepte para opinionit informacion se do të ketë ndryshime të tarifave doganore për makinat e përdorura. Njëherë për njëherë, nuk ka diçka të tillë. Ne jemi institucion që funksionojmë në kuadër të Ministrisë së Financave, edhe iniciativat e ndryshme sigurisht që burojnë për këtë sistem, burojnë nga Ministria, por edhe nga Qeveria. Ne jemi aty për të dhënë propozime, dhe mundësisht ato do të kualifikohen, do të analizohen dhe në kuadër të Qeverisë, ndoshta, ndoshta, nuk po them tani, por në të ardhmen”, tha mes tjerash Kaba.

Kaba: shqiptarët në Drejtorinë e Doganave janë të përfaqësuar me 24,4%
Kaba tha se, shqiptarët në këtë drejtori janë të përfaqësuar me 24,4 për qind ose me 1186 të punësuar, sa është numri i përgjithshëm i shqiptarëve në këtë drejtori. Kaba tha se, kjo përqindje është rritur në dy vitet e fundit.
“Po nga numri i përgjithshëm, 1186 të punësuar. Në Drejtorinë e Doganave, shqiptarët janë të përfaqësuar me 24,4 për qind. Kjo përqindje është rritur sidomos në dy vitet e fundit”, shtoi më tej Kaba.

Continue Reading

TOP Lajme