Connect with us

Lajme

Ramadani: Nuk ka përçarje në VLEN, por kulturë demokratike dhe transparencë

Published

on

 

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, ka reaguar lidhur me deklaratat e Arben Taravarit për përzgjedhjen e këshilltarëve për zgjedhjet komunale, duke theksuar se brenda koalicionit VLEN nuk ka përçarje, por një kulturë të shëndetshme demokratike.

Sipas Ramadanit, debatet dhe diskutimet mes partnerëve qeverisës janë normale dhe të domosdoshme për të garantuar vendime sa më të drejta dhe gjithëpërfshirëse. Ai vlerëson se qasja e Taravarit është konstruktive dhe synon të adresojë shqetësimet e mbështetësve të koalicionit. “Një koalicion i fortë nuk matet nga mungesa e debatit, por nga aftësia për të gjetur zgjidhje përmes dialogut dhe bashkëpunimit. Kjo situatë nuk duhet parë si përçarje, por si një mundësi për të forcuar unitetin dhe transparencën”, ka theksuar Ramadani.

Ai ka shtuar se VLEN mbetet i përkushtuar ndaj reformave dhe interesave të qytetarëve, duke ndërtuar një kulturë politike ku kritikat nuk përçajnë, por ndihmojnë në përmirësimin e proceseve vendimmarrëse.

“Ne kemi hyrë në politikë me një mision të qartë për ndryshim dhe drejtësi. Qytetarët presin nga ne që të punojmë me maturi dhe përkushtim për interesin e përbashkët”, ka përfunduar Ramadani.

Continue Reading

Lajme

Murtezani: Po punojmë me dinamikë në shkrirjen e VLEN-it në një subjekt politik

Published

on

By

 

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, në intervistën e tij të fundit në gazetën LAJM, ka folur rreth shkrirjes eventuale të VLEN-it në një parti. Murtezani tha se Koalicioni VLEN nuk është kukull në qeveri, normalisht e kemi parasysh peshën politike të VMRO-së, por deri sa ne mbetemi konsistent në marrëveshjen politike dhe ajo realizohet pavarësisht dinamikës, nuk kemi të bëjmë me ndonjë problem.
“Integrimi i VLEN-it në një parti ka filluar më herët, me krijimin e një qendre të përbashkët të komunikimit, me grupin e përbashkët parlamentar, kryesin e përbashkët. Por nuk është lehtë që katër parti me katër strukture të ndryshme dhe me një background të ndryshim nuk është e lehtë të bëhet. Prandaj kësaj pune ju kemi qasur me një dinamikë më të kujdesshëm dhe një plan të detajuar”, tha Murtezani.
Ministri Murtezani tha se VLEN-i është krijuar si antipod i BDI-së dhe ata janë duke e luftuar korrupsionin dhe janë duke e institucionalizuar çështjen shqiptare.

Continue Reading

Lajme

Murtezani: Rasti i RMV-së është i vetmi që kemi veto mbi çështjet e identitetit

Published

on

By

 

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, në intervistën e tij të fundit në gazetën LAJM, ka deklaruar se procesi i bisedimeve për anëtarësim në BE, që kur ekziston BE-ja, asnjëherë nuk është dizajnuar të rrjedhin bisedimet mbi çështjet historike, të identitetit dhe atë gjuhësor.

“Asnjë vend i BE-së që është anëtar apo kandidat nuk kanë negociuar dhe nuk negociojnë për identitet dhe gjuhë, përveç se rasti i Maqedonisë së Veriut. Kjo nuk është e drejtë dhe ne duhet t’i mirëkuptojmë bashkëqytetarët tanë”, tha Murtezani.

Ai shtoi se ka disa kombinacione të mundshme dhe në një afat të shkurt mund të bëhen publike.
“Ne duhet të bëjmë kthimin e negociatave në rrugën e reformave dhe harmonizimit të ligjeve me BE-në dhe në përmbushjen e kritereve dhe nuk duhet të jenë në çështjet identitetare dhe gjuhësore”, tha Murtezani.

Continue Reading

Lajme

Murtezani: Stërzgjatja e procesit të integrimit ka emër – BDI

Published

on

By

 

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, në intervistën e tij të fundit në gazetën LAJM, është shprehur se procesi për integrimin e vendit në BE po stërzgjatet. Ai tha se kur në vitin 2005 Maqedonia e fitoi statusin kandidat kam pasur 21 vite, ndërsa tani po mbushi 41 dhe ne ende nuk jemi anëtarë të BE-së.

“Por stërzgjatja e këtij procesi dhe faji për këtë ngecje ka emër dhe është subjekti politik i cili me 24 qershor 2024 e dërguam në opozitë. Në vitin 2013 Maqedonia ka pasur gjasa reale bashkë me Kroacinë për t’u bërë anëtare e BE-së. Por kasta politike asnjëherë nuk e ka pasur prioritet absolut integrimin e vendit në BE. Sikur ta kishte pasur ne nuk do t’i kishim huqur të gjithë rastet historike që i kemi pasur”, tha Murtezani.

Continue Reading

TOP Lajme