Smart News

Ramadani dhe Ismaili takojnë ambasadorin Meidani: Angazhim për fuqizimin e zërit shqiptar

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Blerand Ramadani i shoqëruar nga drejtori i Qendrës Analitike dhe Hulumtuese të ASH-së Ardonit Ismailiu pritën në një takim miqësor e vllazërorë nga ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani me të cilin u dakorduan që të vazhdojnë të punojnë me përkushtim për të siguruar që zëri i shqiptarëve të dëgjohet fuqishëm dhe të përkthehet në politika dhe projekte konkrete që përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë.
 
“Si Sekretar Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, sot pata kënaqësinë dhe nderin të zhvilloj një takim vëllazëror me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, z. Denion Meidani. I shoqëruar edhe me Drejtorin e Qendrës Analitike dhe Hulumtuese të ASH-së Ardonit Ismaili, diskutuam mbi sfidat dhe mundësitë për forcimin e pozitës dhe përfaqësimit të shqiptarëve në këtë vend.
Gjatë këtij takimi të frytshëm, fokusuam diskutimin mbi:
– Proceset integruese dhe sfidat që na presin në të ardhmen;
– Projektet zhvillimore që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës në komunat shqiptare;
– Angazhimin më të madh të të rinjve dhe grave në politikën dhe vendimmarrjen vendase;
– Nevojën për një bashkëpunim më të ngushtë mes institucioneve shqiptare për të arritur një përfaqësim më të fortë dhe efikas.
Ky takim vëllazëror ishte një dëshmi e qartë e mbështetjes së palëkundur të Republikës së Shqipërisë për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Roli i diplomacisë shqiptare është i një rëndësie të madhe për të ndihmuar në adresimin e sfidave tona dhe për të forcuar bashkëpunimin në të gjitha nivelet.
Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të siguruar që zëri i shqiptarëve të dëgjohet fuqishëm dhe të përkthehet në politika dhe projekte konkrete që përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë. Bashkëpunimi i ngushtë është çelësi i suksesit tonë!”, ka nënvizuar Ramadani.

Exit mobile version