Sekretari i përgjithshëm i ASH- Taravari, Blerand Ramadani përmes një postimi në profilin e tij në FB ka akuzuar BDI-në se nuk di të sillet në opozite dhe vazhdon të sillet si një trup i huaj në opozitë, e hutuar, e pavendosur dhe e paaftë të gjejë qoftë edhe një qëndrim koherent, shkruan Top24
BDI vazhdon të sillet si një trup i huaj në opozitë, e hutuar, e pavendosur dhe e paaftë të gjejë qoftë edhe një qëndrim koherent. Një herë kërcënon me bojkot, pastaj me krizë, ndërsa e vetmja krizë e vërtetë është ajo e identitetit të tyre politik. Me sa duket, pas më shumë se dy dekadash në pushtet, të qenurit opozitë u duket si një ankth nga i cili ende nuk po zgjohen.
Në vend që të reflektojnë për krimet dhe gabimet e tyre, ata zgjedhin të inskenojnë një cirk politik, ku roli i viktimës dhe ai i kërcënuesit ndërrohen brenda ditës.
Ky është një nga ato rastet kur një parti, e mësuar vetëm me privilegjet e qeverisjes, nuk di të mbijetojë në opozitë. Nuk e dinë si të funksionojnë pa institucione nën kontroll, pa administratë të politizuar dhe pa shantazhet e zakonshme.
Ndërkohë që Ne themi se zgjedhjet do të zhvillohen, qytetarët do të zgjedhin, dhe ata që kanë manipuluar e abuzuar me votën për vite me radhë do të përballen me realitetin.
https://www.facebook.com/share/169Xfo9Nok/?mibextid=wwXIfr