Connect with us

Lajme

Pritjet e gjata në vendkalimin kufitar Bllacë, shkaktojnë revoltë tek udhëtarët

Published

on

Në pikën kufitare në Bllacë çdo ditë pune hyjnë dhe dalin deri në 15 mijë udhëtarë, ndërsa gjatë vikendeve ky numër arrin deri në 20 mijë dhe kjo gjë, sipas autoriteteve të kësaj pike, ndikon në rritjen e radhëve të pritjes për ata që udhëtojnë nga Maqedonia e Veriut në Kosovë dhe anasjelltas. Por pritjet e gjata, sipas udhëtarëve ndodhin kryesisht në anën e Maqedonisë, por jo edhe në atë të Kosovës.

“Më së shumti 40 minuta, 1 orë… Më së shumti këtu te na… Tash janë pushimet, duhet të mos bëhen kolona të gjata, të pritet tepër. ”

“Kjo është hera e parë që jam tu prit kaq pak, zakonisht gjysmë ore, një orë… ”.

“Varet si është situata e veturave.. Unë për vete deri në gjysmë ore dhe jo më shumë… ”.

“Mua më ka rënë një herë, një orë dy orë më së shumti të pres…Patjetër tash kemi lëvizje duhet të shpejtohen sa më shpejtë”.

“Pesëmbëdhjetë minuta kur është kolona e madhe, kuptohet”.

Komandanti i Stacionit policor në këtë pikë kufitare, Besim Asani pajtohet se ndonjëherë pritjet janë më të gjata, por arsyetohet se kjo gjë ndodh për shkak të lëvizjeve të mëdha. Ai tha se ndonjëherë përballen me probleme në rrjet dhe sistem të ngadaltë që e vështirëson akoma më shumë procesin. Ai shtoi më tej se kapaciteti i kufirit është i vogël për këtë fluks të udhëtarëve, ndërsa kjo pikë kufitare po përballet me numër të vogël të punëtorëve tek pikat për kontroll të pasaportave, që sipas tij po punojnë me kapacitete të përgjysmuara. Asani tha se sipas planit operativ për sezonin verore kur numri i lëvizjeve është i lartë do të ketë lehtësim të kontrolleve./ Alsat

Continue Reading

Lajme

VLEN shqyrton seriozisht mundësinë e listave të përbashkëta me VMRO-DPMNE – Eksperimenti i dytë

Published

on

By

Në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut është hapur një debat i ri strategjik: koalicioni VLEN, pjesë e shumicës aktuale qeverisëse, po shqyrton mundësinë e daljes me lista të përbashkëta per këshilltarë me VMRO-DPMNE-në, partinë maqedonase që aktualisht është në pushtet.

Propozimi ka ardhur me zë të qartë nga Lëvizja BESA, e cila këtë model e konsideron si një eksperiment të dytë elektoral në marrëdhëniet ndëretnike, pas bashkëpunimit të kaluar që pati me LSDM-në. Si një nga promotorët e kësaj ideje përmendet edhe emri i Adnan Azizi, përfaqësues i BESA-s në kuadër të VLEN-it.

Burime nga brenda koalicionit bëjnë të ditur se kjo nismë ka hasur në rezistencë të pjesshme brenda vetë VLEN-it. Konkretisht, një pjesë e Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit dhe një segment i Alternativës, i cili ndodhet nën ndikimin e Afrim Gashit, aktualisht kryetar i Kuvendit, janë skeptikë për një bashkëpunim të tillë me një parti që historikisht ka mbajtur qëndrime nacionaliste ndaj shqiptarëve.

Megjithatë, të tjera zëra brenda koalicionit po e shqyrtojnë me kujdes këtë propozim, duke mos e përjashtuar mundësinë që një bashkëpunim i tillë të jetë politikisht i leverdishëm në rrethana të caktuara.

Tema pritet të trajtohet më konkretisht në mbledhjen e ardhshme të kryesisë së VLEN, ku do të diskutohet nëse ky skenar do të mbështetet si strategji zgjedhore apo do të refuzohet për shkak të përplasjes me qëndrimet e mëparshme politike të partive shqiptare në pushtet.

Continue Reading

Lajme

FRASH në trajnim për fushatat zgjedhore – Viola Ramadani: Po ndërtojmë kapacitete për Tetorin 2025

Published

on

By

Kryetarja e Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët dhe njëherazi Shefe e Shtabit Qendror të FRASH-it, Viola Ramadani, ka marrë pjesë në punëtorinë dyditore të organizuar nga Misioni i OSBE-së në Maqedoninë e Veriut, e cila kishte për fokus ndërtimin e kapaciteteve për të folur në publik dhe planifikimin e fushatave elektorale, informon PressOnline.al

Në një postim në rrjetet sociale, Ramadani ka ndarë momente nga pjesëmarrja në këtë aktivitet që u zhvillua më 7 dhe 8 korrik në Mavrovë, duke e cilësuar si një përvojë të vlefshme në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale të tetorit 2025.

“Punëtoria ishte një hap i rëndësishëm për ndërtimin e aftësive që do të na ndihmojnë të komunikojmë më mirë me qytetarët dhe të planifikojmë me efikasitet fushatat”, ka shkruar Ramadani.

Ajo ka falënderuar OSBE-në për angazhimin e vazhdueshëm në fuqizimin e grave dhe rritjen e përfaqësimit të tyre në proceset e vendimmarrjes, si dhe për mundësinë për të bashkëpunuar me gra të përkushtuara nga e gjithë Maqedonia e Veriut.

Ky aktivitet është pjesë e mbështetjes së gjerë të OSBE-së ndaj përfshirjes së grave në politikë, me theks të veçantë te brezat e rinj dhe roli i tyre në ndërtimin e demokracisë së qëndrueshme.

Continue Reading

Lajme

ASH: VLEN reklamohet, VMRO-DPMNE punëson – Ky është realiteti i hidhur i vazalëve politikë: 133 me 5

Published

on

By

Në vend që të mbrojnë interesat e shqiptarëve, përfaqësuesit e VLEN-it po luajnë rolin e spektatorit të privilegjuar në një qeveri që sistematikisht i përjashton shqiptarët nga institucionet shtetërore.

Vetëm gjatë javës së parë të korrikut, në katër institucione qendrore janë realizuar gjithsej 133 punësime të reja, prej të cilave vetëm 5 u takojnë shqiptarëve, kryesisht në pozita të ulëta dhe asnjë në nivel udhëheqës. Konkretisht: 26 punësime në Ministrinë e Mbrojtjes (1 shqiptar), 10 në Ministrinë e Bujqësisë (0 shqiptarë), 50 në Ministrinë e Sportit (4 shqiptarë, pa asnjë në funksion drejtues), dhe 32 në Regjistrin Qendror (0 shqiptarë). Këto shifra nuk lënë vend për interpretime – ato dëshmojnë një diskriminim të qëllimshëm dhe të institucionalizuar.

Ky nuk është përjashtim i rastësishëm, por politikë e planifikuar për ekskluzion etnik, e heshtur dhe e toleruar nga partnerët shqiptarë të qeverisë.

VLEN, në vend që të mbrojë përfaqësimin e shqiptarëve, është zhytur në fushatë vetëpromovuese, ndërsa vendimmarrja reale dhe resurset publike kalojnë përmes filtrit të VMRO-DPMNE-së. Ata që dje predikonin “moral të lartë opozitar”, sot janë shndërruar në vazalë funksionalë të pushtetit, duke heshtur përballë padrejtësive të rënda.

Aleanca për Shqiptarët dënon këtë praktikë diskriminuese dhe kërkon përgjegjësi politike të menjëhershme për këtë pabarazi të papranueshme në përfaqësim dhe punësim. Institucionet publike nuk janë çiflig politik – ato duhet të pasqyrojnë strukturën reale të popullsisë dhe të funksionojnë mbi parimin e barazisë dhe përfaqësimit të drejtë.

Nëse shqiptarët përjashtohen sot nga konkurrimet, nesër përjashtohen nga vetë shteti.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

TOP Lajme