Lajme
Pritje madhështore në Sfillarë të Poshtme, Blerant Ramadani: Fryma e fitores po përhapet në çdo cep të Sarajit
Kandidati për kryetar komune nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Blerant Ramadani, bashkë me deputetët e zonës Blerim Bexheti e Rijad Shaqiri, bartësin e listës për Komunën e Sarajit Ilas Veseli, dhe bartësin e listës për qytetin e Shkupit Skender Rexhepi – Zejd, zhvilluan takim me banorët e Sfillarës së Poshtme, të cilët e pritën me mikpritje dhe mbështetje të jashtëzakonshme, përcjell SmartNews
“Sfillarja e Poshtme; aty ku mikëpritja, entuziazmi dhe përkrahja e banorëve treguan edhe një herë se fryma e fitoreve po përhapet me vrull në çdo cep të komunës së Sarajit.
Bashkë me ekipin tonë të deputetëve dhe bartësit e listave për Komunën e Sarajit dhe qytetin e Shkupit, u pritëm me ngrohtësi e dashuri nga banorët e Sfillarës së Poshtme, të cilët dëshmuan se besimi për një të ardhme më të mirë është i palëkundur.
Nga Sfillara e Epërme deri në atë të Poshtme po ndjehet një zë i përbashkët; zëri i bashkimit dhe i shpresës që po merr formë çdo ditë e më shumë.
Falënderim i veçantë për të gjithë banorët që me zemër e përkushtim po bëhen pjesë e këtij rrugëtimi që na çon drejt fitores së madhe”, ka përfunduar postimin e tij Ramadani./SmartNews.mk/
