Connect with us

Lajme

Patricia Nugee me ekspozitën e saj “Kujtesa për Skënderbeun” mysafire në Tetovë

Published

on

Në qytetin e Tetovës ishte një mbrëmje mbreslënëse. Koleksionistja e njohur e librave të rrallë mbi Gjergj Kastrioti – Skënderbeu – znj. Patricia Nugee hapi ekspozitën e saj” Kujtesa për Skënderbeun”.

Zonja Nugee për herë të parë erdhi në Tetovë dhe solli një frymë ndryshe. Nugee tha se është mirënjohëse dhe shumë e lumtur që iu dha rasti ta ekspozoj koleksionin e librave për Skënderbeun në Tetovë.

Në këtë ekspozitë u ekspozuan 37 libra të botuar në mes të shekujve XVI dhe XVIII në Romë, Augsburg, Strasburg, Venedik, Frankfurt, Londër, Lisbonë dhe Madrid, Paris, Amsterdam, Brescia, Edinburg, Napoli, Stokholm dhe Danimarkë. Në fillim pati një video-mesazh nga Loris Castriota Skanderbegh (pasardhësi i Skënderbeut) ai shprehu mirënjohje për këtë punë të mrekullushme të Patricia Nugget.Fjalë rasti pati kryetari i Komunës së Tetovës z. Bilall Kasami poashtu edhe nikoqir i mbrëmjes ku tha:

”Ne do t’i kemi gjithnjë dyert e hapura dhe do të jemi në mbështetje të vazhdueshme të artit, kulturës dhe historisë kombëtare”. Zonja Belinda Dyrmishi- e ngarkuar me punë në Ambasadën e Shqipërisë në RMV tha se kjo është një punë e mrekullushme dhe fisnike. Neve si shqiptarë na bën krenarë.Profesor Arsim Sinani- ligjërues në Universitetin “Hasan Prishtina” është nga ata që sjell vetëm energji për qytetin, historinë.

Profesor Arsim Sinani pati një fjalim domethënës siç vetëm ai mund të shprehet e falënderoi zonjën Nugee për gjithë punën e saj poashtu kërkoi nga instuticionet qendrore më shumë mundësi për projektet e tilla sepse tani kanë mundësi ta bëjnë këtë.Elma Sherifi përgjegjëse e Njësisë së Kulturës në Komunën e Tetovës poashtu edhe kuratore e ekspozitës tha: “Ishte nder të jem kuratore e kësaj ekspozite dhe të shoh se si heroji i gjithë shqiptarëve njihet dhe vlerësohet nga popujt tjerë, por edhe më kënaqësi është që këtë ekspozitë ta sjellim para këtij publiku të mrekullushëm”.

Elma Sherifi ndau me publikun historinë e zonjës Nugee kur ajo për herë të parë kishte dëgjuar për Skënderbeun“Emrin e Skëndërbeut e gjeta derisa isha duke punuar në një librari antike në Londër kur një lexues kërkoi një libër për të. As që kisha dëgjuar për Skënderbeun. Kërkova ndihmën e shefit tim, Trifo Max, i cili u angazhua të më gjente librin e parë për Skënderbeun. Kështu filloi njohja ime me këtë figurë, për të cilën hulumtova në vazhdimësi të gjej libra që janë shkruar për jetën e tij. Në antikuariat nëpër botë, ka tridhjetë vjet që unë kam blerë libra të vjetër, të lirë, të shtrenjtë dhe shumë të shtrenjtë për Skënderbeun. Tash në koleksionin tim i kam 37 libra të vjetër për Skënderbeun.’’

Donika Bakiu kuratore e ekspozitës dhe moderatore e mbrëmjes tha:” Ekspozita me këtë koleksion të librave për Gjergjin tonë, heroin tonë,është një frymëzim i përhershëm për të gjithë ne për figurën e Skënderbeut dhe poashtu, një nderim që i bën qytetit të Tetovës zonja Patricia Nugee, ajo për herë të parë erdhi në Tetovë dhe solli energji pozitive.” Në këtë mbrëmje kishte shumë të pranishëm sepse ishte një natë e rrallë dhe e veçantë.

Continue Reading

Lajme

Kur diskriminimi institucional nuk fshihet më – rasti Stoilkoviq është alarm për shqiptarët

Published

on

By

OPINION – Driton Zenku

Ajo që po ndodh në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive nuk është vetëm një ndarje selektive fondesh. Është një manifest i pastër politik që ka për qëllim të ndryshojë balancën ndëretnike në Maqedoninë e Veriut dhe të relativizojë rolin e shqiptarëve në këtë shtet.

Ivan Stoilkoviq, i njohur për qëndrimet e tij të hapura anti-shqiptare dhe nostalgjinë për ideologjitë që ky shtet i ka lënë pas, ka zgjedhur të shpërndajë fondet publike sikur të ishin pronë personale apo ekskluzivitet etnik. Dhe askush nuk e fsheh më këtë:
📌 29 projekte për maqedonasit,
📌 5 për serbët,
📌 3 për romët,
📌 dhe vetëm 3 për shqiptarët – komunitetin e dytë më të madh në shtet!

Ky është jo vetëm diskriminim. Ky është përçmim institucional ndaj një komuniteti që ka qenë themelues dhe garant i Marrëveshjes së Ohrit, që ka kontribuar për stabilitetin e vendit dhe që ka mbajtur gjallë aspiratat euroatlantike të Maqedonisë së Veriut në vitet më të vështira.

Ajo që e bën edhe më shqetësues këtë rast është fakti se kjo ministri ka qenë historikisht e udhëhequr nga kuadro shqiptare – dhe këtë nuk e them për nostalgji, por për të rikujtuar se pozita ka peshë simbolike. Kjo është hera e parë që bie në duar të një politikani serb, i cili, në vend se të veprojë si ndërmjetës mes komuniteteve, po i përdor mjetet shtetërore për të ushqyer ndasi dhe për të shtypur zërin shqiptar në skenën qytetare.

Zëri ynë nuk duhet të heshtet.

E kemi për detyrë të flasim. E kemi për detyrë të reagojmë. Sepse nëse heshtim sot, nesër do të na numërojnë si pakicë, do të na përjashtojnë nga institucionet, do të na përfaqësojnë me 3 projekte në vit – dhe do të thonë se ky është barazimi i ri.

Shqiptarët nuk janë komunitet që pranon të trajtohet si dekor. Nuk janë pakicë për përqindje simbolike në raporte vjetore. Janë faktor shtetformues.

Dhe kjo nuk është vetëm çështje numrash. Është çështje dinjiteti.

Continue Reading

Lajme

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani në Forumin për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Mbrojtje të Ambientit Jetësor

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, mori pjesë në Forumin për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Mbrojtje të Ambientit Jetësor, i organizuar nga CNVP-PONT në Tetovë, me përfaqësues nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova.

Në fjalën e tij, kryetari Limani theksoi nevojën për bashkëpunim rajonal në ruajtjen e biodiversitetit dhe avancimin e zhvillimit të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor. Ai vuri në pah rëndësinë e krijimit të mekanizmave të përhershëm, përdorimit të teknologjisë moderne dhe ndërtimit të platformave të përbashkëta online, si dhe harmonizimit të politikave të mbrojtjes së natyrës me ato të Bashkimit Evropian.

Sa i përket qytetit të Gostivarit, kryetari Limani theksoi se tashmë janë krijuar shtigje malore në bashkëpunim me shoqatat bjeshkatare, jo vetëm për të promovuar turizmin malor, por edhe për të ruajtur natyrën dhe për të edukuar të rinjtë përmes programeve të ndryshme mjedisore. Gjithashtu, po krijohen kushte dhe lehtësime për hapjen e bujtinave në zonat malore.

Continue Reading

Lajme

ASH: Hoxha vetëm përkthen “sukseset” e ministrit Tripunovski – fermerët shqiptarë pa asnjë mbrojtje

Published

on

By

Në një realitet të hidhur ku fshatrat shqiptare po zbrazen çdo ditë, ku të rinjtë largohen pa kthim drejt perëndimit, ndërsa tokat mbesin djerrë e pasuritë natyrore të pashfrytëzuara, VLEN gjen kohë të krenohet se janë paguar 341.536.000 denarë për 4.144 persona.

Pagesa, sipas tyre, ka të bëjë me mbështetjen direkte për masën 2.2 për lopët e matrikuluara më të vjetra se 12 muaj, në kuadër të Programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024.
Sipas Ministrisë së Bujqësisë, këto janë “masa për të gjithë fermerët”, dhe realizohen me përkushtim e drejtësi.

Ne pyesim zëvendësministrin kukull të VLEN-it, që për çdo gjë del në publik vetëm si përkthyes politik i ministrit Cvetan Tripunovski, sa prej këtyre përfituesve janë shqiptarë?
Sa nga këto mjete kanë përfunduar realisht në duart e bujqve shqiptarë që prej dekadash ndihen të përjashtuar dhe të diskriminuar nga politikat bujqësore të shtetit?

VLEN e përdor ministrinë si zyrë propagande për të mbuluar dështimin total në zhvillimin e bujqësisë shqiptare, për të maskuar mungesën e politikave për mbajtjen e të rinjve në vend, dhe për të justifikuar dekoren e tyre në një qeveri ku nuk marrin asnjë vendim.

Aleanca për Shqiptarët braktisi këtë post, pikërisht nga fakti që nuk përfillej bujku dhe vendabimet rurale të banuara me shqiptarë.

Shqiptarët kanë nevojë por për investime për njeriun dhe për jetën në fshat. Politikat e sotme vetëm sa e përshpejtojnë ikjen masive dhe shkatërrimin e strukturës rurale shqiptare.

Aleanca për Shqiptarët kërkon transparencë të plotë, përfaqësim real të fermerëve shqiptarë në programet e mbështetjes dhe jo propagandë boshe për konsum mediatik.
Koha e përkthyesve mbaron. Nevojitet zë i vërtetë për bujqësinë shqiptare, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptrët.

Continue Reading

TOP Lajme