Connect with us

Lajme

Pas mesnate në RMV do të ndryshojnë çmimet e derivateve

Published

on

Pas mesnate në Maqedoninë e Veriut do të ketë ndryshime të çmimeve të derivateve të naftës, raporton Portalb.mk.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 0,50 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 0,50 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,756 den/kg dhe tani do të jetë 34,865 den/kg.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) nuk ndryshon.

Pas mesnate këto do të jenë çmimet maksimale:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 75,00 (denarë/litër).
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 77,00 (denarë/litër).
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 73,00 (denarë/litër).
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 69,50 (denarë/litër).
Mazut М-1 SU 34,865 (denarë/kilogram).
Shitësit mund të vendosin çmime dhe më të ulëta se çmimet më lartë të përcaktuara.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *