Connect with us

Lajme

Osman Kadriu: Zbatimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare nuk arrin as 30%

Published

on

Pallati i Kulturës në Kërçovë u shndërrua në një hapësirë reflektimi, mirënjohjeje dhe krenarie akademike, ku u promovuan katër vepra shkencore juridike të autorit të shquar Prof. Dr. Osman Kadriu. Ngjarja u ndoq nga një numër i madh miqsh, kolegësh, studentësh dhe familjarësh, të ardhur për të nderuar punën dhe kontributin shumëvjeçar të profesorit.

Gjatë fjalimeve u theksua përkushtimi i palodhur i autorit ndaj shkencës juridike, si dhe rëndësia e veçantë që këto vepra kanë për zhvillimin e mendimit juridik dhe kushtetues në vend. Me një karrierë të pasur si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe profesor universitar, Prof. Dr. Kadriu theksoi se librat trajtojnë çështje thelbësore juridike e kushtetuese, duke ofruar një vlerë të çmuar për studiuesit, studentët dhe praktikuesit e së drejtës. Ai foli edhe për gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare në vendin tonë.

Për veprat folën edhe kolegë të tij, profesorë universitarë, të cilët, me respekt dhe admirim, vlerësuan peshën shkencore dhe praktike të këtyre botimeve, duke i cilësuar si kontribut të qëndrueshëm në literaturën juridike.

Në përmbyllje, atmosfera u mbush me urime të përzemërta për shëndet, jetë të gjatë dhe suksese të mëtejshme për profesorin, ndërsa u bë e ditur se këto vepra do të promovohen së shpejti edhe në Shkup, duke vazhduar rrugëtimin e tyre drejt lexuesve dhe komunitetit akademik më të gjerë./Tv21/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *