Connect with us

Lajme

Nuk i thuhet Po Europës, me “marrëveshje” të falsifikuara, o të mjerë!

Published

on

Opinion nga Redaksia SartNews

Mbrëmë në Gostivar ishin tubuar mashtruesit në skenën politike shqiptare. Si mashtrues që janë, ata janë në hall nga energjia e krijuar prej koalicionit shqiptar VLEN, dhe përmes Fronti Europian, i cili është një koalicion laraman, do luftojnë Rusinë. Kjo në vetvete është një mega mashtrim. Mashtrueseve të tipit Menduh, Zejd, Arijanit ju bashkëngjitë edhe Ziadini (çfarë takëmi, Zot o Zot). Ai mbrëmë paska nënshkruar marrëveshje me të cilën Aleanca për Shqiptarët i bashkohet kryeplakut si shoku i tijë Veles Memedi.

Ziadini mbrëmë ka nënshkruar vetdorëzimin e tijë si dhe mbështetësit e tij, funksionar në pushtet. Se kurrfarë partie nuk përfaqëson e lëre më Aleancën për Shqiptarët. Kjo fotografi ishte një mashtrim si shumë çka tjetër nga këta njerëz në hall. Nuk i thuhet Po Europës, me “marrëveshje” të falsifikuara, o të mjerë!

Continue Reading

Lajme

Taravari: Mickoski përdoruri me zgjuarsi fragmentimin e koalicionit VLEN për të krijuar avantazh politik

Published

on

By

Gjatë intervistës për Tv Arbëria, lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari u shpreh se kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, ka përdorur me zgjuarsi fragmentimin e koalicionit VLEN për të krijuar avantazh politik. Ai tha se qasja e Mickoskit ishte e bazuar në raportet individuale me liderët shqiptarë, duke dobësuar kështu pozicionin e përbashkët.

“Mickoski është super inteligjent dhe e pa se ne ishim si një orkestër e desinkronizuar. Ai e shfrytëzoi atë rast duke komunikuar veçmas me secilin lider dhe duke mbajtur raporte miqësore. Kjo e dobësoi fuqinë e bllokut shqiptar në tërësi.”, deklaroi Taravari.

Continue Reading

Lajme

Edhe një mashtrim me aksident të rremë: një grua nga Manastiri u mashtrua për 1.000 dollarë amerikanë, euro dhe 20.000 denarë

Published

on

By

MPB njofton se me datë 25.08.2025, rreth orës 19:30, në SPB Manastir, një grua 88-vjeçare nga Manastiri ka raportuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 1.000 dollarësh amerikanë, një sasi të caktuar eurosh dhe 20.000 denarësh.

Sipas raportimit, personi e ka kontaktuar me telefon dhe i ka thënë se djali i saj me bashkëshorten kishin shkaktuar një aksident trafiku, ku ishin plagosur rëndë dhe kishin përplasur një fëmijë 8-vjeçar, dhe se duhej të paguante që rasti të mos raportohej në polici nga familja e fëmijës.

Gruaja i hodhi paratë nga ballkoni tek një person, ndërsa më vonë e kuptoi se ishte mashtrim. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Continue Reading

Lajme

Nga 1 shtatori, më të lehta dhe më të lira procedurat për importin e makinave në Maqedoninë e Veriut

Published

on

By

Nga 1 shtatori 2025 hyjnë në fuqi rregulla të reja për importimin e automjeteve në Maqedoni, të cilat do të sjellin kursim kohe dhe parash si për kompanitë, ashtu edhe për qytetarët.

Çfarë ndryshon?

Pa më shumë procedura të panevojshme: Makina që ka certifikatë evropiane (WVTA) ose që është e miratuar në Maqedoni nuk do të kalojë më teste shtesë. Do të bëhet vetëm identifikimi dhe kontrolli teknik.

Miratim individual vetëm për raste të veçanta: Vetëm makinat që nuk kanë certifikatë në BE apo në Maqedoni do të miratohen individualisht nga Byroja e Metrologjisë.

Më lirë: Certifikatat për përmbushjen e kushteve teknike do të kushtojnë 40–50 euro, shumë më pak se më parë kur pagesat shkonin jashtë vendit.

Më shpejt: Afatet për miratim janë shkurtuar, dhe procedurat bëhen më efikase.

Përfitimet

Kompanitë importuese do të kursejnë rreth 1,3 milionë euro në vit.

Procedurat kryhen tashmë nga kompanitë vendase të autorizuara, duke shmangur pagesat tek kompani të huaja.

Qytetarët do të kenë më shumë siguri se automjetet plotësojnë standardet evropiane.

Qëndrimi i Ministrisë

Ministrja e Energjisë, Sanja Bozhinovska, tha se këto ndryshime janë një hap drejt afrimit me standardet e BE-së dhe garantojnë më shumë mbrojtje për qytetarët gjatë çdo procedure për miratimin e makinave.(INA)

Continue Reading

TOP Lajme