Connect with us

Lajme

Ngushëllime nga kryetari i ASh-së Taravari për viktimat nga aksidenti tragjik në Greqi/Tragjedi të tilla kemi përjetuar rishtazi në lëkurën tonë

Published

on

Kryetari i ASH-së dhe Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka shprehur ngushëllimet e tija për viktimat nga aksidenti tragjik ndodhur mes trenave në Greqi.

Përmes një postimi në Twitter, Taravari uron tragjedi të këtilla të mos përsëriten më dhe shërim të shpejtë të të lënduarve.

https://twitter.com/taravariarben/status/1630899311130148866?s=46&t=PP6TDQr-e3v1CBuYjWrAIw

“I trishtueshëm lajmi per aksidentin mes dy trenave në aksin Selanik -Athinë të Greqisë ku humbën jetën së paku 36 persona. Bashkëndjejmë dhimbjen e familjeve  që humbën të dashurit e tyre sepse tragjedi të tilla kemi përjetuar rishtazi në lëkurën tonë. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë”, shkruan Arben Taravari, kryetar i ASH-së.https://twitter.com/taravariarben/status/1630899311130148866?s=46&t=PP6TDQr-e3v1CBuYjWrAIw

Continue Reading

Lajme

Profesoresha Belinda Amiti nga AKI, do të jetë zëri që do të fuqizojë arsimin cilësor dhe inovativ në Këshillin Komunal të Tetovës

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë, gjatë ditës së sotme ka prezantuar para opinionit katër kandidatët për këshilltarë në Komunën e Tetovës nga Besëlidhja – Aleanca Kombëtare për Integrim, të cilët kanë marrë konfirmimin nga Kuvendi i Aleancës për Shqiptarët dhe nga kryetari Arben Taravari si dhe gëzojnë mbështetjen e kandidatit për kryetar të ardhshëm të Tetovës, Bajram Rexhepi, në zgjedhjet lokale të 19 tetorit, përcjell SmartNews.

Në mesin e tyre është edhe profesoresha e njohur universitare, e specializuar në inxhinieri kimike, Belinda Amiti, e cila do të jetë e treta në listën e kandidatëve për Këshillin Komunal të Tetovës.

Belinda Amiti është e njohur për profesionalizmin dhe përkushtimin e saj në arsim dhe shkencë, ndërsa aktualisht është edhe anëtare e departamentit për arsim të Aleancës për Shqiptarët, ku kontribuon me ekspertizën dhe vizionin e saj për një sistem arsimor modern dhe cilësor.

Belinda përmes një postimi ka falënderuar kryetarin e ASH-së, Arben Taravari, si dhe degën e ASH-së Tetovë për besimin e dhënë dhe mbështetjen për kandidaturën e saj.

Postimi i plotë:

“Të nderuar Tetovarë,

Me shumë respekt dhe mirënjohje dua t’ju njoftoj se zyrtarisht jam kandidate për këshilltare komunale në komunën e Tetovës. Falënderoj degën e Aleancës për Shqiptarët Tetovë dhe kryetarin Arben Taravari për mbështetjen.

Tetova meriton më shumë dhe #bashkë do ia dalim!
#Aleanca_Kombëtare_për_Integrim” – ka përfunduar Amiti.

Kujtojm që lista nga radhët e AKI-së për komunën e Tetovës kryesohet nga mjeku i njohur Asaf Abduramani./SmartNews.mk/

Continue Reading

Lajme

Kryetari i Gostivarit, Limani takon Naser Veliun: Mbështetje për studentët e dalluar që synojnë studimet jashtë vendit

Published

on

By

Në ambientet e Komunës së Gostivarit, kryetari Valbon Limani priti në një takim studentin e dalluar, Naser Veliu, i cili aktualisht vijon studimet e tij në Angli.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi për mundësitë e mbështetjes që komuna do t’u ofrojë studentëve të dalluar nga Gostivari, sidomos atyre që kanë ambicie për të ndjekur studimet e tyre në universitete prestigjioze, si në Angli – konkretisht në Manchester.

Kryetari Limani theksoi se investimi në rininë e arsimuar është investim për të ardhmen e qytetit dhe se komuna do të qëndrojë pranë të rinjve që duan të arrijnë suksese ndërkombëtare. Nga ana tjetër, Naser Veliu shprehu gatishmërinë për të dhënë kontributin e tij në përkrahje të studentëve me potencial, duke ndihmuar ata që synojnë rrugën akademike jashtë vendit.

Ky takim u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një platforme bashkëpunimi mes komunës dhe studentëve të dalluar, duke i dhënë prioritet zhvillimit arsimor dhe profesional të gjeneratës së re të Gostivarit.

Continue Reading

Lajme

Osmani: Izeti të japë dorëheqje, institucionet dështuan dje në Trubarevë

Published

on

By

Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, sot drejtoi kritika të ashpra ndaj ministrit aktual të Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, duke e akuzuar se jo vetëm që i përdor burimet shtetërore për fushatën e tij, por edhe drejtpërdrejt rrezikon shëndetin e qytetarëve me mosveprimin e tij. Ai tha se sot herët në mëngjes ka qenë në Trubarevë, jo si politikan, por para së gjithash si mjek.

“Nuk isha atje si kandidat, por si njeri që gjithë jetën ia ka kushtuar shëndetit. Ajo që ndodhi dje nuk është vetëm katastrofë ekologjike, por një alarm i vërtetë shëndetësor. Në ajër kishte tym nga djegia e kabllove, baterive, plastikës – dhe e gjithë kjo shkon drejtpërdrejt në mushkëritë e fëmijëve, të moshuarve dhe pacientëve kronikë”, tha Osmani si përgjigje në pyetjen e gazetarëve për incidentin në Trubarevë.

“Nuk dua ta shfrytëzoj këtë tragjedi për pikë politike. Por duhet të flasim qartë: ky është moment kur qytetarët duhet të mbrohen, ndërsa institucionet duhet të reagojnë. U bëra apel të gjithë qytetarëve – jo vetëm nga Trubareva, por edhe nga Çairi, Shkupi – të dalin sa më pak, t’i mbajnë dritaret të mbyllura dhe grupet e ndjeshme të mbajnë maska mbrojtëse”, tha Osmani.
Ai theksoi se kjo nuk është çështje partiake dhe nëse institucionet nuk veprojnë, atëherë qytetarët kanë detyrë të vetë-organizohen dhe të mbrohen.

“Dy herë mendova nëse sot duhet të flas politikisht. Por nuk mund të mos e them: para së gjithash, mendoj se ai duhej të jepte dorëheqje që ditën kur u kandidua, që gara të ishte e barabartë”, deklaroi Osmani.

Ai theksoi se Izet Mexhiti, në vend që të largohej nga posti kur hyri në garën zgjedhore, mbeti ministër me të gjithë kapacitetin dhe buxhetin në dispozicion – gjë që, sipas Osmanit, është thellësisht imorale dhe e padrejtë.

“Po kandidon me rrogën e ministrit dhe bën fushatë në Çair me burimet e ministrisë”, paralajmëroi Osmani.

Por Osmani shtoi se tani ekziston edhe një arsye më serioze për dorëheqje – paaftësia për t’u përballur me krizën ekologjike dhe shëndetësore që ndodhi dje në Trubarevë, kur i gjithë Shkupi u mbulua me tym toksik nga djegia e plastikës dhe kabllove.

“Me faktin që nuk po e kryen punën për të cilën paguhet nga qytetarët, dhe duke u përpjekur të mbijetojë politikisht, ai po rrezikon shëndetin e njerëzve – dhe kjo jo vetëm përkohësisht, por me pasoja afatgjata”, theksoi Osmani.

Në një situatë kur publiku me të drejtë priste reagim, udhëzime dhe informacione nga Ministria e Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti nuk u paraqit as para publikut, as në terren, ndërsa qytetarët e Trubarevës u detyruan të evakuohen vonë në mbrëmje dhe i gjithë qyteti po mbytej në tym helmues.

“Prandaj kjo është edhe një thirrje për dorëheqjen e tij”, përfundoi Osmani. “Ai tregoi se nuk po e kryen detyrën siç duhet, po rrezikon shëndetin e njerëzve dhe, për më tepër, ka keqpërdorur burimet shtetërore për fushatën zgjedhore”.

Continue Reading

TOP Lajme