Connect with us

Lajme

Nebiu: BDI nga frika, grumbullon parti që s’kanë peshë zgjedhore

Published

on

“Vendimi i zotit Arben Taravari për t’iu bashkangjitur opozitës së bashkuar (VLEN), e më pastaj të shpallet kandidat për zgjedhjet presidenciale, me vete shkaktoi disa poteze tjera, një ndër ta ishte që edhe BDI-ja të del me kandidatin e saj për president… BDI duke u përcaktuar për kandidat presidencial, e vështirësoi organizimin e frontit evropian për zgjedhje parlamentare, rrjedhimisht edhe për zgjedhje presidenciale. Ky reagim i BDI-së, erdhi si rezultat i frikës dhe rrezikut për pozitat e tyre, gjë që imponoi tërheqjen në koalicion të disa partive tjera, që realisht nuk kanë ndonjë peshë zgjedhore, përvec se disa prej tyre shkaktojnë një percepcion të tillë”, ka thënë analisti Besim Nebiu, në emisionin “Samo Vistina” të televizionit maqedonas “Kanla 5”.

Continue Reading

Lajme

Bexheti – Qyra: të identifikojmë ide dhe mundësi për zhvillimin e bujqësisë si dhe lehtësim në tregje!

Published

on

By

Zëvendësministri i Bujqësisë Flakron Bexheti, zhvilloi një takim me Kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Mendi Qyra, Drejtorin Ekzekutiv, Durim Zekiri, si dhe përfaqësues të tjerë të Odës Ekonomike.

Takimi kishte për qëllim shkëmbimin e ideve dhe identifikimin e mundësive për zhvillimin e sektorit të bujqësisë, me theks në mbështetjen e fermerëve dhe lehtësimin e qasjes në tregje. Zëvendësministri Bexheti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shtetërore dhe sektorit privat për përmirësimin e politikave mbështetëse dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim ekonomik.

Po ashtu, u theksua rëndësia e përfshirjes së shoqatave bujqësore, që janë pjesë e Odës Ekonomike, në grupet nënsektoriale të ministrisë, me qëllim të rritjes së përfaqësimit dhe përshtatjes së politikave bujqësore me nevojat e sektorëve përkatës.

Ky takim vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe fuqizimit të sektorit të bujqësisë në vend.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Takimet me Daniel Serwer janë gjithnjë një përvojë e çmuar

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka vlerësuar diplomatin Daniel Serwer, duke theksuar njohuritë e tij të thella mbi vendin tonë dhe përkushtimin e tij me mençuri dhe dashuri. Ai ka theksuar se takimet me Serwerin janë gjithnjë një përvojë e çmuar. Aktualisht, Daniel Serwer është anëtar i lartë në Institutin e Politikës së Jashtme në SAIS, Universiteti Johns Hopkins.

“Biseda me Daniel Serwer është gjithnjë një përvojë e çmuar. Ai është një diplomat që di aq shumë për vendin tonë dhe mbi të gjitha mendon me shumë dashuri dhe mençuri për të. Aktualisht Daniel Serwer është anëtar i Lartë në Institutin e Politikës së Jashtme në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare (SAIS) të Universitetit Johns Hopkins”, ka shkruar Taravari.

Continue Reading

Lajme

Taravari thirje për të votuar Kurtin: Të votosh në Kosovë kurë nuk ka qenë kaq e lehtë

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një postimi në profilin e tij ka ftuar qyetarët e Republikës së Kosovës të mbështesin Lëvizjen Vetvendosje ditën e nesërme duke shënuar se kurë nuk ka qenë kaq lehtë për të votuar në Kosovë.

Postimi i plotë i Taravarit:

“Të votosh në Kosovë nuk ka qënë kurrë kaq e lehtë.
500 mijë♥️+ për t’mirin Albin Kurti!”, ka nënvizuar kreu i ASH-së Taravari.

Continue Reading

TOP Lajme