Lajme
Nazim Taipi, Zemri Idrizi dhe kandidatët për këshilltarë nga AKI promovuan Bibliotekën Komunale të Tearcës
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Tearcës, Nazim Taipi, së bashku me bartësin e listës për këshillin komunal, Zemri Idrizi, dhe kandidatët për këshilltarë, kanë zhvilluar një aktivitet duken shpërndarë libra në kuadër të platformës së tyre zgjedhore, kështu duke e vendosur arsimin dhe kulturën në qendër të vizionit për zhvillimin e komunës së Tearcës, shkruan SmartNews.
Në këtë kuadër, Taipi dhe ekipi i tij kanë promovuar Bibliotekën Komunale të Tearcës, të cilën e cilësojnë si një nga prioritetet kyçe për forcimin e kapaciteteve arsimore dhe kulturore të komunës.
“Bashkë me këshilltarët dhe bartësin e listës, z. Zemri Idrizi, bëmë promovimin e Bibliotekës Komunale si një prioritet kyç të platformës sonë mbi arsimin dhe zhvillimin kulturor.
Në një takim të ngrohtë me mësimdhënësit, përveç bisedës për sfidat dhe nevojat e shkollave, bëmë edhe shpërndarjen e librave për bibliotekat e të gjitha shkollave fillore në Komunën e Tearcës, duke treguar në vepër se arsimi është në qendër të vizionit tonë.
Me Tearcën n’zemër, #Bashkë për dije dhe përparim të gjeneratave të reja!”, ka theksuar Taipi./SmartNews.mk/
