Connect with us

Lajme

Nazim Taipi viziton bizneset lokale në Tearcë: Premton mbështetje për zhvillim ekonomik dhe punësim dinjitoz

Published

on

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Tearcës, Nazim Taipi bashkë me ekipin e tij ka vizituar bizneset, ndërmarrjet dhe prodhuesit lokal në Komunën e Tearcës, duke parë nga afër punën, sfidat dhe potencialin e tyre, përcjell SmartNews

Tapi thekson se përmes Zyrës për Zhvillim Ekonomik do të fuqizojë bizneset vendore, ndërmarrjet dhe prodhuesit lokal, duke krijuar kushte për zhvillim ekonomik dhe punësim dinjitoz.

“Sot, me ekipin tonë, vizituam bizneset, ndërmarrjet dhe prodhuesit lokal në Komunën e Tearcës, duke parë nga afër punën, sfidat dhe potencialin e tyre.

Përmes Zyrës për Zhvillim Ekonomik do të fuqizojmë bizneset vendore, ndërmarrjet dhe prodhuesit lokal, duke krijuar kushte për zhvillim ekonomik dhe punësim dinjitoz.

❤️ Me Tearcën n’zemër, #BASHKË për zhvillim dhe progres!”, përfundon Taipi./SmartNews.mk/

Continue Reading