Lajme
Nazim Taipi takim me mësimdhënëset e Tearcës: Arsimi mbetet prioritet kryesor, bashkë për një arsim më cilësor dhe të ardhme më të mirë
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Tearcës, Nazim Taipi, bashkë me Kryetarin e Komunës, Nuhi Neziri, dhe bartësin e listës, Zemri Idrizi, zhvilloi takim me mësimdhënëset nga Komuna e Tearcës, shkruan SmartNews
Gjatë takimit u diskutua për sfidat dhe nevojat në arsim Taipi theksoi se arsimi mbetet top prioriteti ynë për një të ardhme më të mirë.
“#Bashkë me Kryetarin e Komunës, z. Nuhi Neziri, dhe bartësin e listës, z. Zemri Idrizi, takuam mësimdhënëset nga Komuna e Tearcës.
Diskutuam për sfidat dhe nevojat në arsim, sepse arsimi mbetet top prioriteti ynë për një të ardhme më të mirë.
❤️ Me Tearcën n’zemër, #BASHKË!”, përfundon Taipi./SmartNews.mk/
