Lajme
Nazim Taipi: Sharjet e Bilall Kasamit janë shfaqe e frikës, unë vij te ju me ide dhe projekte konkrete
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Nazim Taipi përmes një postimi ka reaguar ndaj sharjeve dhe kryetarit të Lëvizjes Besa Bilall Kasami, për të cilin shkruan se ofeandimet e Kasamit janë shenjë e frigës dhe pasigurisë. Taipi shton se unë nuk vij tek ju me sharje, por me punë, ide dhe projekte të qarta për të ardhmen e Tearcës, shkruan Top24
Nazim Taipi
Të dashur qytetarë të Tearcës,
Sot, disa mendojnë se me sharje e fyerje mund të fitojnë zemrat e njerëzve. Por banorët e Tearcës nuk mashtrohen nga zhurma dhe fjalët boshe.
Ofendimet e Bilall Kasamit janë shenjë e frikës dhe pasigurisë së tij. Unë nuk vij tek ju me sharje, por me punë, ide dhe projekte të qarta për të ardhmen e Tearcës.
Ne e dimë mirë se çfarë na duhet: rrugë më të mira, shkolla më cilësore, zhvillim ekonomik dhe mbështetje për çdo familje.
Unë besoj te fuqia e qytetarëve të Tearcës. Bashkë, do ta ndërtojmë një të nesërme ku krenaria jonë nuk matet me fyerje, por me punë dhe rezultate.
Bashkë për Tearcën tonë!

