Lajme
Nazim Taipi reagon: Mos bini pre e gënjeshtrave, nesër shpallim fitoren e madhe
Kandidati i AKI-së për kryetar të Tearcës, Nazim Taipi ka reaguar ndaj informacioneve të fundit, ku thuhet se ai ka dhënë dorëheqje.
Taipi thotë se këto janë të pavërtetë dhe fton banorët e Tearcës të mos bien pre e gënjeshtrave, pasi siç thotë ai, nesër do të shpallë fitoren e madhe.
“Të nderuar qytetarë,
Mos bini pre e gënjeshtrave që qarkullojnë në rrjetet sociale!
Ata janë të frikësuar nga humbja që i pret dhe kanë shpërndarë foton time me një shkrim të rremë se kam dhënë dorëheqje.
Ky lajm është plotësisht i pavërtetë!
Qëndrojmë të bashkuar — nesër shpallim fitoren e madhe! ❤️“, tha Taipi.


