Connect with us

Lajme

Mustafi: Nevzat Bejta simbol i mashtrimit dhe politikës së vjetër në Gostivar

Published

on

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Shqiptarët dhe këshilltari në Komunën e Kumanovës nga koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim, Huzeir Mustafi, ka dalë me një reagim pas njoftimit se Nevzat Bejta është kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Gostivarit.

Mustafi ka kritikuar ashpër ofertën politike të këtij koalicioni, duke e cilësuar si mashtruese dhe të mbështetur në figura të konsumuar.

“Oferta për ndryshim e këtyre që fshihen pas propagandës së ndryshimit, në esencë ka mashtrimin dhe kamuflimin në diçka të re, e në fakt fshihet mashtrimi, korrupsioni dhe politika e vjetër me politikanë me biografi të dyshimtë e të mbushur me skandale,” ka deklaruar ai.

Ai shton se koncepti i ashtuquajtur “NdryshKim” i ka ofruar shqiptarëve kandidatura të njëpasnjëshme, nga Maksim Dimitrievski për mandatin e tretë, Izet Mexhidi për mandatin e katërt, Ramiz Merko si faktor kyç në pushtetin e ardhshëm në Strugë, e deri te Nevzat Bejta për mandatin e pestë në Gostivar.

“S’Vlen, sepse mashtrimi është shumë i madh dhe me pasoja të rënda për të ardhmen politike të shqiptarëve në RMV!”, përfundon Mustafi.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *