Connect with us

Lajme

Ministri Fatmir Mexhiti realizon takim me sindikatat: Synimi dhe interesat i kemi të përbashkëta

Published

on

Ministri i Shëndetsisë Fatmir Mexhiti dje ka realizuar takim me organizatat sindikale në fushën e shëndetsisë.Ne takim janë diskutuar kërkesat e tyre, ku mi ministri Mexhiti eshte zotuar se do te shqyrtoje te gjitha mundesite ligjore me qellim permbushjen e kerkesave te tyre.

“Dje realizova takimin e parë me përfaqësues të organizatave sindikale në fushën e shëndetësisë. Në takim u diskutua për çështjet aktuale rregullative, dialogu i së cilës më pas do të vazhdojë me të gjitha institucionet kompetente, si Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, Ministria e Financave dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në koordinim me Qeverinë.

– Sindikatat janë partnerët tanë dhe me këtë rast dua t’i falënderoj për bashkëpunimin konstruktiv. Synimi dhe interesat janë të përbashkëta. Lidhur me kërkesat e tyre, do të shqyrtohen të gjitha mundësitë ligjore dhe financiare për zgjidhjen sa më të shpejtë të tyre, theksoi ministri në takimin me sindikatat.”-Theksoi Fatmir Mexhiti në rrjetin social Facebook

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid021sLNdnqKSebsMS6QDvK5PKZZN4Ha52zrFVUfvfogAAZ25j53PsDFAxRSxRJqathl&id=100090403163962&mibextid=qC1gEa

Continue Reading

Lajme

Taravari: Nuk ka kthim për Azir Aliun dhe Arben Fetain në ASH

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, pas mbledhjes së pestë të Kuvendit Qendror të partisë, deklaroi se Aleanca për Shqiptarët (ASH) dhe koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) janë të përgatitura për një fitore bindëse në zgjedhjet lokale të 19 tetorit, duke paralajmëruar një epërsi të madhe ndaj koalicionit rival, VLEN.

“Jam i bindur që më 19 tetor, AKI do të dalë me një rezultat të fuqishëm në nivel shteti. Epërsia ndaj VLEN-it do të jetë mbi dy me një. Kjo nuk është vetëm pritshmëri, por një sinjal shumë i qartë edhe për qytetarët shqiptarë, edhe për kryeministrin se kush e ka përkrahjen reale të shqiptarëve”, theksoi Taravari në deklaratën e tij për media.

Gjatë mbledhjes, u konfirmua zyrtarisht pjesëmarrja e ASH-së në koalicionin AKI, si dhe u miratuan katër kandidatë për kryetarë komunash nga ASH, të cilët, sipas Taravarit, gëzojnë cilësi të lartë profesionale dhe integritet njerëzor. Bëhet fjalë për Valbon Limanin për Gostivarin, Blerant Ramadani për Sarajin, Nazim Taipi për Tearcën dhe Isen Shabani për komunën e Vrpaçishtit.

“Kandidatët tanë janë emra të respektuar dhe do ta fitojnë besimin e qytetarëve. Synojmë të fitojmë që në raundin e parë në 7-8 komuna, ku mesin e atyre komunave që do fitohen që në raundin e parë janë katër kandidatët e ASH-së”, deklaroi ai. Po ashtu, Kuvendi kaloi edhe listat për këshilltarë komunalë, të cilat, sipas Taravarit, përfaqësojnë njerëz me kapacitete të larta dhe përkushtim në shërbim të qytetarëve. Në këtë mbledhje, Flakron Bexheti u zgjodh nënkryetari i katërt i Aleancës për Shqiptarët, me votë unanime nga kuvendarët.

Taravari e quajti atë një figurë të rëndësishme në historinë e partisë dhe një nga themeluesit e saj. Duke komentuar zhvillimet politike dhe ndarjet e fundit, Taravari u shpreh me tone të qarta për ish-funksionarët që janë larguar nga ASH, duke theksuar se nuk do të ketë kthim pas, pavarësisht çfarë vendimesh mund të marrin në të ardhmen.

“E kam thënë dhe e përsëris: Azir Aliu dhe Arben Fetai nuk kanë më vend në Aleancën për Shqiptarët. Edhe sikur t’i bien pishmanit, dera është mbyllur për ta. Ata janë të vetëdijshëm që nuk kanë më asnjë peshë politike. Vendos qytetari me votë – dhe më 19 tetor do të shihet qartë se kush e ka përkrahjen reale dhe kush ka mbetur vetëm me fjalë”, tha Taravari.

Ai shtoi se funksionarët e larguar nuk janë më përfaqësues të ASH-së dhe nuk mund të rikthehen në radhët e saj. Lidhur me përgatitjet për zgjedhje, Taravari tha se koalicioni AKI është i konsoliduar dhe nuk ka nevojë për marrëveshje të reja.

“Ne i kemi kandidatët, i kemi listat, e kemi strukturën. Këto janë zgjedhje lokale dhe qytetari voton për personin, për karakterin dhe angazhimin. Kandidatët tanë janë dinjitozë dhe do të marrin mbështetjen që meritojnë”, deklaroi ai.

Taravari përmendi edhe procesin e mëhershëm të negociatave me ish-Frontin Evropian, duke theksuar se marrëveshjet me BDI-në janë arritur shpejt dhe pa ngërçe.

“Me z. Ali Ahmeti kemi biseduar për një orë dhe i kemi mbyllur të gjitha. Edhe grupet e punës kanë pasur vetëm dy-tre takime. Kemi bërë kompromise të balancuara për të gjitha partitë brenda AKI-së”, tha ai.

Continue Reading

Lajme

Flakron Bexheti zgjidhet nënkryetar i katërt i ASH-së

Published

on

By

Në Kuvendin e Aleancës për Shqiptarët është zgjedhur nënkryetari i katërt i partisë, Flakron Bexheti.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i ASh-së, Arben Taravari, i cili vlerësoi kontributin e Bexhetit në skenën politike shqiptare.

“Flakron Bexheti është një kuadër i dalluar dhe kontribues i proceseve politike. Ai ka qenë një nga themeluesit e ASh-së, duke nisur nga Lëvizja për Reforma në PDSH”, theksoi Taravari.

Zgjedhja e Bexhetit vjen si pjesë e përforcimit të strukturave udhëheqëse të Aleancës për Shqiptarët.(INA)

Continue Reading

Lajme

Rekord jetëgjatësie në Japoni, gati 100 mijë persona mbi 100 vjeç!

Published

on

By

Japonia numëron tashmë gati 100.000 qytetarë që kanë mbushur 100 vjeç apo më shumë, sipas të dhënave të publikuara nga qeveria japoneze.

Shifra, e cila shënon një rekord historik, reflekton qartë plakjen e popullsisë në vendin me ekonominë e katërt më të madhe në botë, në një kohë kur numri i banorëve po bie

Më konkretisht, deri më 1 shtator, në Japoni ishin regjistruar 99.763 qindvjeçarë, ose 4.644 më shumë krahasuar me vitin e kaluar. Prej tyre, 88% janë gra, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Japonisë.

Personi më i moshuar në arkipelag është Shigeko Kagawa, 114 vjeç, e cila jeton në prefekturën Nara, afër Kiotos. Ajo ka mbetur aktive edhe pas 80 viteve pune si gjinekologe, mami dhe mjeke e përgjithshme, sipas autoriteteve.

“Fakti që ecja shumë gjatë vizitave në shtëpitë e pacientëve më ka ndihmuar të kem këmbë të forta, ato janë burimi i energjisë sime sot”, deklaron Kagawa. Me shikimin ende të mirë, ajo kalon ditët duke parë televizor, lexuar gazetën dhe duke bërë kaligrafi.

Ndërkohë, personi më i moshuar në botë aktualisht është britanikja Ethel Caterham, e cila festoi 116-vjetorin në muajin gusht, pak muaj pas ndarjes nga jeta të Ina Canabarro Lucas nga Brazili, gjithashtu 116 vjeç

Pavarësisht jetëgjatësisë së lartë, Japonia po përballet me një krizë demografike gjithnjë e më të thellë. Rritja e numrit të të moshuarve po sjell një rritje të madhe të shpenzimeve shëndetësore dhe sociale, ndërkohë që fuqia punëtore po zvogëlohet, pasi lindshmëria mbetet e ulët.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara në gusht, popullsia japoneze u tkurr me mbi 900 mijë persona vetëm gjatë vitit 2024, një rekord negativ.

Kryeministri Shigeru Ishiba, i cili ndodhet aktualisht në proces dorëheqjeje, e kishte përshkruar situatën si një “murtajë e heshtur”, dhe kishte premtuar masa mbështetëse për familjet, përfshirë orare më fleksibël pune dhe shërbime falas për kujdesin ndaj fëmijëve, për të ndalur rënien e lindshmërisë.

Megjithatë, përpjekjet e deritanishme nuk kanë dhënë ende rezultate të prekshme.

Continue Reading

TOP Lajme