Connect with us

Lajme

Ministri Aliu: Përfshirja e femrave në teknologji sjell me shume ide dhe kreativitet

Published

on

 

Nën organizimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, sot u zhvillua Konferenca Rajonale e titulluar Sfidat me të cilat përballen femrat në rajon në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian ,,Fuqishëm dhe zëshëm i zhvendosim kufijtë”

 

Në këtë konferencë, si panelist mori pjesë dhe ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Azir Aliu.

Gjatë fjalës se tij, ministri theksoi se pjesëmarrja e femrave në jetën publike të një vendi, përveç se është një e drejtë ligjore dhe kushtetuese është edhe një domososhmëri. Duke i përfshirë femrat në teknologji marrim më shumë ide dhe më shumë kreativitet.

 

,,Ministria, fuqishëm po angazhohet për transformimin digjital si mundësi që të përfshihen numër sa më i lartë i femrave në sipërmarrje, të krijohen kushte, që femrave t’ju ofrohen të njëjtat mundësi si të meshkujve dhe t’i inkurajojmë ato që të kenë komunikim të barabartë në institucione.”

 

,,Angazhimi ynë është që në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës dhe me Universitetet, t’i inkurajojmë femrat që të jenë në numër sa më të lartë dhe të ndjekin rrugëtimin e femrave të suksesshme profesioniste të Teknologjive Informatike dhe Komunikuese, dhe që në moshë të re, ta orientojnë arsimimin e tyre drejt kësaj sfere dhe ta përmbyllin ciklin e tyre të studimeve si Inxhiniere të diplomuara të Teknologjive Informatike dhe Komunikuese në Fakultetet e vendit tonë dhe më gjërë” theksoi mes tjerash ministri Aliu, duke veçuar dhe se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut po kushton rëndësi të veçantë ndaj Aftësive digjitale, të cilat paraqesin një prej shtyllave më të rëndësishme të përfshira në Strategjinë Nacionale të TIK-ut 2023 – 2030, në të cilën në mënyrë aktive punon MSHIA-ja, potencoi ministri Aliti.

Continue Reading

Lajme

Blerant Ramadani i ashpër me Mickoskin: Nuk mund ta zhukësh vëllaun tim

Published

on

By

Deklarata e kryeministrit Hristijan Mickoski se “këto zgjedhje do të jenë për ta zhdukur BDI-në nga skena politike”, e bërë gjatë një tubimi në Jugunovcë dhe më pas në një debat televiziv, ka shkaktuar reagime të forta në skenën politike shqiptare.

Kandidati i AKI-së për komunën e Sarajit, Blerand Ramadani, ka reaguar ashpër i cili në një tubim para qytetarëve u shpreh se nuk mund ta zhduk askush vëllaun tim.

“Ju të gjithë e dëgjuat mbrëmë çfarë tha kryeministri Mickoski, se ka për qëllim të zhdukë një subjekt shqiptar. Unë, si përfaqësues i Aleancës për Shqiptarët, them qartë: nuk mund ta zhdukësh vëllain tim! Sepse sot jemi bashkë – ASH dhe BDI.” u shpreh Blerand Ramadani.

Nga ana tjetër, sipas sondazheve të fundit, Blerand Ramadani gëzon epërsi të ndjeshme ndaj kundërkandidatit të VLEN-it, duke u pozicionuar si favorit i fuqishëm për të fituar komunën e Sarajit.(TS)

Continue Reading

Lajme

Britania e Madhe do ta njohë shtetin e Palestinës pas përfundimit të vizitës së Trump

Published

on

By

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, planifikon të njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të përfundojë vizitën e tij shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar, raporton “The Times”.

Duke cituar burime, “The Times” shkruan se Starmer do ta ndërmarrë këtë veprim këtë javë, pasi Trump të përfundojë vizitën zyrtare në Britaninë e Madhe, në mënyrë që çështja të mos dominojë një konferencë të përbashkët për shtyp të planifikuar për të enjten.

Vende të tjera, përfshirë Francën, Kanadanë dhe Australinë, pritet gjithashtu ta njohin Palestinën në samitin e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork javën e ardhshme, për shkak të shqetësimeve për luftën e vazhdueshme në Gaza.

Nga ana tjetër, SHBA e kundërshton fuqimisht këtë veprim dhe ka paralajmëruar se kjo do të shërbente për të shpërblyer Hamasin.

Aktualisht presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po zhvillon një vizitë shtetërore dy-ditore në Mbretërinë e Bashkuar, ku u prit nga Mbreti Charles III në Kështjellën Windsor. Vizita synon të forcojë lidhjet transatlantike, pavarësisht dallimeve politike mbi çështje si lufta në Ukrainë, Lindja e Mesme dhe e ardhmja e NATO-s.

Continue Reading

Lajme

Furkan Saliu pyet: Në çfarë cilësie ishte Afrim Gashi në vizitë në Beograd? (Video)

Published

on

By

Kush është me “Botën Serbe”? AKI akuzon VLEN-in, VLEN-i akuzon AKI-në, zbulohet dokument për vizitën e Afrim Gashit në Beograd.

Përplasjet politike në Maqedoninë e Veriut kanë marrë një drejtim të ri pas akuzave të ndërsjella mes koalicionit VLEN dhe AKI, lidhur me ndikimin e ashtuquajtur “Bota serbe” në vend.

Gazetari Furkan Saliu ka publikuar një dokument që, sipas tij, dëshmon se Afrim Gashi, një nga figurat kryesore të VLEN-it dhe tani kryetar parlamenti, ka qenë për vizitë në Beograd vitin e kaluar. Në postimin e tij, Saliu kërkon publikisht nga VLEN që të sqarojë në çfarë cilësie ka qenë Gashi në Beograd dhe cili ka qenë qëllimi i vizitës.

Nga ana tjetër, tensionet politike thellohen edhe më tej pasi edhe Parlamenti Evropian ka ngritur shqetësime për ndikimin e “Botës serbe” në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se ky ndikim po zgjerohet në mënyrë alarmante, përcjell TS.

Ndërkohë, vëmendje ka marrë edhe një zhvillim tjetër: me miratimin e Bujare Abazit, është lejuar hyrja e një banke serbe në tregun financiar të Maqedonisë së Veriut, gjë që ka nxitur kritika dhe debate të ashpra në opinionin publik dhe skenën politike./TS/

https://www.facebook.com/share/v/16DbyLwhzU/

Continue Reading

TOP Lajme