Connect with us

Lajme

Mexhiti ndjek nga afër përshkrimin e terapisë kronike, reforma e shumëpritur nga pacientët

Published

on

Ministri i shëndetsisë, Fatmir Mexhiti sot ka vizituar mjeken e e mjësisë familjare Dr. Marta Tunxheva për të parë se si zbatohet në praktikë përshkrimi i terapisë kronike për pacientët, shkruan Top24

📢Sot vizitova zyrën e Dr. Marta Tunxheva, e cila është mjeke familjare prej gjatë kohësh, për të parë se si zbatohet në praktikë përshkrimi i terapisë kronike për pacientët.
☑️Kisha kënaqësinë, të jem dëshmitar i një fillimi të shkëlqyer të reformës në FSSH, që do të thotë ndryshime dhe përmirësime thelbësore për pacientët dhe profesionistët shëndetësorë.
☑️Ne lehtësuam përditshmërinë e pacientëve me diabet, astmë, SPOK, funksion të reduktuar të tiroides dhe hipertension, të cilët tani marrin terapinë e tyre nga mjeku i tyre i familjes.
☑️Ne forcojmë rolin dhe rëndësinë e mjekëve të familjes në sistemin e kujdesit shëndetësor, lehtësojmë barrën administrative, zvogëlojmë presionin mbi kujdesin shëndetësor sekondar dhe terciar dhe u mundësojmë mjekëve të familjes t ‘i kushtojnë vëmendje maksimale pacientit!https://www.facebook.com/100090403163962/posts/pfbid02MTZExAY3goeBS22XuMLGp67xNKpHMUJyRFjbf3XdXNAtvCPR8GSZSNyHEhwstHW9l/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Izet Mexhiti mirëpret Albin Kurtin – në fokus të takimit, shtypja e shqiptarëve nga qeveria VMRO-VLEN

Published

on

By

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Albin Kurti po ndodhet në Shkup.

Ai është mirëpritur nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Ky takim vjen në prag të takimit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Lajme

Albin Kurti në Shkup, mirëpritet nga Izet Mexhiti flasin për tabelat e rrugëve të vendosura vetëm në gjuhën maqedonase

Published

on

By

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Albin Kurti po ndodhet në Shkup.

Ai është mirëpritur nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Ky takim vjen në prag të takimit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Lajme

Aksi rrugor Kërçovë–Qafë Thanë zhvishet nga shqipja: Tabelat e reja vetëm maqedonisht dhe anglisht

Published

on

By

Fundjava ka qenë e ngarkuar për Ndërmarrjen Publike “Rrugët e Maqedonisë”, e cila ka vendosur tabela të reja rrugore në aksin nga Kërçova drejt Strugës dhe Qafë Thanës. Por, e hëna i gjeti këto tabela me mungesë të dukshme: gjuha shqipe është zhdukur krejtësisht prej tyre. Tabelat janë vetëm në maqedonisht dhe anglisht.

Publikimi i pamjeve nga terreni ka nxitur reagime të ashpra në rrjetet sociale, me akuza për përjashtim dhe diskriminim gjuhësor ndaj shqiptarëve.

Ka reaguar edhe Bashkimi Demokratik për Integrim. “Tabela e re në rrugën për Strugë. Vetëm maqedonisht dhe anglisht. Shqipja e përjashtuar!” – thuhet në reagimin e shkurtër të partisë së Ali Ahmetit.

Ky veprim vjen në një moment të ngarkuar politik, me tensione ndëretnike në rritje dhe në një kontekst kur qeveria e re po kritikohet për përjashtim të shqiptarëve nga institucionet publike.

Vëzhguesit politikë paralajmërojnë se me afrimin e zgjedhjeve lokale, rastet e tilla diskriminuese mund të shtohen, duke u përdorur për të mbuluar ngecjet në procesin euro-integrues dhe dështimet e brendshme të pushtetit aktual. /Flaka/

Continue Reading

TOP Lajme