Lajme ditore
Meidani: Takim mes Begajt, Ahmetit dhe Taravarit për forcimin e bashkëpunimit institucional

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka bërë të ditur se ka shoqëruar Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në një takim me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, dhe me Arben Taravari, si dhe me përfaqësues të tjerë, në kuadër të vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Sipas Meidanit, në takim është zhvilluar një bashkëbisedim mbi zhvillimet aktuale politike, integrimin evropian dhe çështjet që lidhen drejtpërdrejt me të drejtat, përfaqësimin dhe perspektivën e shqiptarëve në rajon.
Postimi i plotë i Meidanit:
“Shoqërova Presidentin e Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, në takimin me z. Ali Ahmeti, z. Arben Taravari e miq të tjerë, në kuadër të vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut. 🇦🇱🇲🇰
Një bashkëbisedim mbi zhvillimet aktuale, integrimin evropian dhe çështjet që prekin drejtpërdrejt të drejtat, përfaqësimin dhe perspektivën e shqiptarëve në rajon.
Në një kohë kur kërkohet qartësi dhe qëndrueshmëri, dialogu i sinqertë, i drejtpërdrejtë dhe institucional mbetet rruga më serioze për të avancuar bashkëpunimin dhe interesat kombëtare.
Në këtë frymë, diskutuam për të forcuar lidhjet tona, krah për krah dhe me vizion përpara”, perfundon Meidani.
Dje
“Nuk kam pranu me më shit te shokët e tu në Spanjë”, Xheneta shpërthen ndaj Milaim Zekës
Dje
Mexhiti: Në Bogovinë po realizohen tetë projekte me vlerë mbi 150 milionë denarë
Dje
Latifi në Zagreb: Interkoneksionet me Shqipërinë dhe Kosovën ndër prioritetet strategjike të MEPSO-s
Dje
Mickoski për „Alta Banka“: LSDM-ja u gëzohet skenarëve të errëta, ne po përpiqemi me të gjitha forcat të gjejmë zgjidhje
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Limani: ASH-ja ka potencial të madh njerëzor, synojmë bashkimin e strukturave dhe rikthimin e të gjithë atyre që janë larguar nga partia
02
Messi merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij te Inter Miami
03
“Nuk kam pranu me më shit te shokët e tu në Spanjë”, Xheneta shpërthen ndaj Milaim Zekës
04
Dhunë ndaj bashkëshortes në Çajle, kallëzim penal ndaj 33-vjeçarit
05
Mexhiti: Në Bogovinë po realizohen tetë projekte me vlerë mbi 150 milionë denarë

Lajme
Taravari: Meqë studimet janë në shqip, edhe provimi i jurisprudencës të jetë në këtë gjuhë

Lajme
Gostivari në kantier ndërtimi – aktualisht po zhvillohen punime në 11 lokacione njëkohësisht

Lajme
Përshpejtohen punimet për linjën e re të ujësjellësit në Gostivar, kapaciteti i furnizimit me ujë rritet mbi 40%

Lajme
Gostivar, asfaltime edhe gjatë natës për ritëm më të shpejtë të punimeve

Lajme
“Le të jemi të gjithë të bashkuar në vlerat e Zotit” – Valbon Limani uron besimtarët për Kurban Bajramin

Lajme
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari uron festën e Kurban Bajramit

Lajme ditore
Humanizëm dhe reagim i shpejtë në aeroplan – Kryetari i Komunës së Gostivarit i del në ndihmë një udhëtari








