Connect with us

Lajme

Me kërkesë të Ministrit Besar Durmishi – MPJ kthen nga Brukseli nipin e Ali Ahmetit

Published

on

Nipi i Ali Ahmetit, Besian Ahmeti, është shkarkuar nga posti i sekretarit të parë në ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Bruksel. Vendimin e morri ministri i punëve të jashtme, Timço Mucunski, pas kërkesës nga ana e Ministrisë së Ekonomisë dhe punës, ku Ahmeti është aktualisht i punësuar. Ai duhet ta lëshojë pozicionin e tij prej 1 shtatorit, 2 vite përpara përfundimit të marrëveshjes.

“Ju informojmë se me kërkesë të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, dje solli vendim, me çka, Besian Ahmetit i përfundon mandati si sekretar i parë në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bruksel”, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Besian Ahmeti që është nipi i kreut të BDI-së Ali Ahmeti, është i dyshuar për rastin me keqpërdorimin e koncesionit për burime minerale. Por, nga ministria e ekonomisë dhe punës thonë se kërkesa për shkarkimin e tij, vjen pasi Ahmeti nuk kishte pasur rezultat në punën për të cilën ishte ngarkuar.

“Konsideruam se nuk ka rezultate të arritura në fushën e tërheqjes së investimeve, prandaj kërkuam rikthimin e tij në vendin e punës në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës. Lidhur me çështjet e koncesionit dhe kallëzimit penal, do të veprojnë organet e prokurorisë, për të cilat tashmë janë ngritur kallëzime penale”, deklaruan nga Ministria e Ekonomisë.

Besian Ahmeti është i punësuar në ministrinë e ekonomisë dhe punës, dhe me vendim të Ministrisë së Jashtme më 26 prill 2023 është dërguar për punë në ambasadën e Maqedonisë në Bruksel, për një periudhë prej 3 vitesh, duke filluar nga 1 maji i vitit 2023.

Besian Ahmeti është vëllai i Drin Ahmetit, dhe që të dy janë të dyshuar për keqpërdorim të koncesionit për burimet minerale. Dëmi i keqpërdorimit është mbi 1,6 milion denarë, apo rreth 27 mijë euro. Bëhet fjalë për koncesion që e ka fituar kompania “Everest JD” në të cilën diplomati aktual në Bruksel, Besian Ahmeti ka qenë drejtor deri në vitin 2017, kur vëllai i tij Drin Ahmeti e ka marrë funksionin dhe ka vazhduar ta shfrytëzojë koncesionin.

Policia ka njoftuar se përveç këtyre lëshimeve, në vend që të merr ndalesë, kompania Everest ka konkuruar dhe ka fituar dy tenderë me vlerë totale rreth 8,6 milion denarësh, apo rreth 140 mijë euro.

Continue Reading

Lajme

Ibrahimi nënshkruhet në Librin e Zisë: Tragjedia në Koçani është përtej kufijve të fjalëve që mund të shprehin dhimbje!

Published

on

By

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka njoftuar se është nënshkruar në Librinë e Zisë, e hapur në Kuvend, për viktimat e tragjedisë së Koçani.

Sot u nënshkrova në Librin e Zisë, që është hapur në kuvendin republikan.

Me këtë rast shkrova:

“Tragjedia në Koçani është përtej kufijve të fjalëve që mund të shprehin dhimbje. Ngushëllime familjarëve, që i humbën të dashurit e tyre, si dhe të gjithë qytetarëve të vendit tonë, që janë mbërthyer në pikëllim. Vetëm së bashku mund ta kalojmë këtë dhimbje. Ngushëllime!”, ka shkruar Ibrahimi.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Gjendja e pacientëve brenda dhe jashtë vendit është stabile

Published

on

By

 

Ekipet mjekësore të institucioneve shëndetësore në vend vazhdojnë të jenë plotësisht të angazhuara për të ofruar kujdesin e nevojshëm për pacientët e hospitalizuar, ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht në klinikat dhe spitalet e vendit po trajtohen dhjetëra pacientë, ndërsa disa janë dërguar jashtë për kujdes të specializuar. Në klinikat vendase, situata paraqitet si më poshtë:

Klinika e Kirurgjisë Plastike – 10 pacientë
Klinika e Toksikologjisë – 10 pacientë
Klinika e Kirurgjisë Torakale – 4 pacientë
Traumatologjia – 2 pacientë
Kirurgjia Pediatrike – 4 pacientë
KARIL – 13 pacientë
Klinika e Pulmologjisë – 2 pacientë
Spitali i Përgjithshëm në Shtip – 2 pacientë
Spitali “8 Shtatori” – 17 pacientë
Klinika e Kirurgjisë “Shën Naum Ohri” – 11 pacientë
Sa i përket pacientëve të dërguar jashtë vendit, gjendja e tyre raportohet të jetë e qëndrueshme. Në Austri po trajtohen gjashtë pacientë, pesë prej të cilëve janë në terapi intensive, ndërsa një është transferuar në repartin e mjekësisë së brendshme.

Në Lituani, katër pacientë janë në terapi intensive dhe në gjendje stabile. Pesë pacientët e lënduar nga zjarri në Koçan, të cilët po trajtohen në Ankara, kanë filluar të marrin frymë vetë.

Gjithashtu, në Serbi ndodhen 30 pacientë nën kujdesin intensiv, ndërsa në Bullgari po trajtohen 15 të tjerë, nga të cilët shtatë janë në gjendje më të rëndë. Në Greqi, tetë pacientët po shënojnë përmirësim.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, përmes një postimi në Facebook ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e ofruar nga partnerët ndërkombëtarë, duke theksuar se gjatë natës pritet transferimi i disa pacientëve të tjerë në qendra mjekësore evropiane.

Continue Reading

Lajme

Snopçe: Korrupsioni emërues i përbashkët i aksidenteve

Published

on

By

 

Deputeti i Koalicionit VLEN, Halil Snopçe, në një intervistë për MCN-TV, ka deklaruar se emëruesi i përbashkët i aksidenteve me Besa Transin, spitalin modular dhe rasti i fundit në Koçan, është paaftësia në menaxhim, korrupsioni i nivelit të lartë dhe mosfunksionimi i sistemit.

Në të kaluarën, siç tha Snopçe, jemi marrë me imazhin. Derisa shtoi se neve na duhet një riparim të sistemit.

“Në një shtet ku mbizotëron korrupsioni, instancat janë inekzistente. Nëse instancat janë inekzistente ato nuk kontribuojnë në interesin publik. Përgjegjësinë kryesore për tragjedinë e ka sistemi i trashëguar korruptues nga ish-pushtetet, por nuk mund të amnistohen edhe përgjegjësit të pushtetit aktual të cilët kanë pas obligim të ndërmarrin masa aq sa kanë mundur dhe jo vetëm të konstatojnë. Ne konstatojmë pa mos ndërmarrë hapa konkret. Si pasojë shembet edhe gjithë sistemi dhe kemi tragjedi të këtyre përmasave. Faktori njeri është faktori kryesor. Në Kroaci kishte një raport ku thuhet se gjasat janë minimale që atje të ndodh fatkeqësi të kësaj natyre. Pse? Sepse atje janë ndërmarrë masat e nevojshme nga ana e sistemit. Pra, sistemi është funksional. Nëse në zinxhirin e vendimmarrjes vijnë njerëz të korruptuar, atëherë humbim të gjithë dhe na ndodhin raste të tilla”, tha Snopçe.

Sipas Snopçes, tani mbetet vetëm me hapa të vendosur, pa kalkulime të meren masat e nevojshme për të hetuar rastin.

“Vetëm me një hetim transparent dhe objektiv mund ta zbusim mllefin e qytetarëve. Qytetarët sa më shpejt duhet të binden se do të ketë epilog. Pra, të gjithë që janë fajtorë, edhe prej ish pushtetit, por edhe nga pushteti aktual duhet të përgjigjen dhe të ndëshkohen nëse konstatohet fajësia”, shtoi në fund deputeti Snopçe.

Continue Reading

TOP Lajme