Opens in a new tab

Lajme ditore

Maqedonia pritet të bjerë nën 1 milion banorë

Kriza demografike në Maqedoninë e Veriut është ndër më të rëndat në Evropë: sipas projeksioneve të OKB-së, deri në vitin 2100 vendi mund të humbasë 52% të popullsisë dhe të bjerë nën një milion banorë.

Nëse vazhdojnë trendet aktuale demografike, Maqedonia e Veriut deri në vitin 2100 do të reduktohet në diçka më pak se 900 mijë banorë, tregojnë të dhënat e OKB-së. Me këtë, vendi do të jetë ndër më të goditurit në kontinentin evropian. Analiza e të dhënave tregon se në rrezik më të madh janë vetëm Ukraina (e cila do të humbiste rreth 62% të popullsisë aktuale), Shqipëria (57%) dhe Bosnja e Hercegovina (56%).

Sipas projeksioneve të institucioneve statistikore ndërkombëtare dhe vendase, kombinimi i natalitetit të ulët, plakjes së popullsisë dhe shpërnguljes intensive të të rinjve çon drejt zbrazjes dramatike të vendit dhe rajonit.

Edhe pse sipas të dhënave aktuale të Eurostat-it, Maqedonia e Veriut aktualisht ka një përqindje më të lartë të popullsisë së aftë për punë (mosha nga 20 deri në 64 vjeç) sesa mesatarja e BE-së — 59,5% kundrejt 58,3%, parashikimet afatgjata tregojnë për një rënie të mprehtë demografike.

Sipas projeksioneve zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), nëse vazhdojnë trendet aktuale, popullsia e vendit do të ulet për rreth 30% deri në 35% deri në vitin 2070, përkatësisht nga 1,83 milionë fillestarë në rreth 1,2 deri në 1,3 milionë banorë.

Projeksionet e Kombeve të Bashkuara (UN WPP / UNDESA) janë edhe më shqetësuese: sipas skenarit të tyre të mesëm, popullsia në Maqedoninë e Veriut do të bjerë në 1,52 milionë deri në vitin 2050, ndërsa deri në vitin 2100 do të zvogëlohet për plot 52 për qind, me ç’rast në shtet do të jetonin më pak se një milion njerëz (rreth 868.000 deri në 943.000 banorë). Me një rënie të tillë të projektuar, Maqedonia e Veriut renditet në vendin e katërt në Evropë sipas shpejtësisë së shpopullimit, menjëherë pas Ukrainës, Shqipërisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Shkaqet kryesore për trendet negative në Maqedoninë e Veriut janë rënia e vazhdueshme e fertilitetit dhe shpërngulja intensive e familjeve të reja.

Shkalla e fertilitetit në Maqedoninë e Veriut ra nga 1,52 fëmijë të lindur gjallë për grua në vitin 2014 në 1,44 në vitin 2024 (nën mesataren evropiane prej 1,34). Numri i fëmijëve të lindur është në rënie disadekadëshe: nga 44.095 në vitin 1960, përmes 29.308 në vitin 2000, në një rekord të ulët prej 16.061 fëmijësh të lindur gjallë në vitin 2024.

Në komuna të caktuara, si Mavrova dhe Rostusha, Qendra Zhupë dhe Pllasnica, çdo vit lindin më shumë fëmijë jashtë vendit sesa në vetë shtetin. Pagat e ulëta, pasiguria ekonomike, gjendja në shëndetësi dhe besimi i ulët në institucione janë motivet kryesore për largimin e të rinjve.

Pasojat tashmë po ndihen drejtpërdrejt. Në arsim po zvogëlohet numri i paraleleve dhe i nxënësve të klasës së parë, ndërsa shkolla të caktuara janë para mbylljes. Në tregun e punës, numri i personave të aftë për punë tashmë është ulur për mbi 171.000 banorë, gjë që krijon mungesë serioze të fuqisë punëtore dhe kërcënon drejtpërdrejt rritjen ekonomike dhe stabilitetin e sistemit pensional./DW përcjell Zhurnal.mk .

Shpërndaje lajmin

Lajme ditore

Arrestohet 39 vjeçari nga Banjica e Poshtme, dërgonte mesazhe dhe video kërcënuese, i kërkonte para një burrit nga Gostivari

Më 13.11.2026, në ora 18:50, punonjësit e policisë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria personin G.K. (39) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak se përmes një aplikacioni në telefonin celular i ka dërguar mesazhe dhe video-incizime me përmbajtje kanosëse personit I.A.…

Lajme ditore

Godasin adoleshentët në Kumanovë: 19-vjeçari dhe vajza 14-vjeçare sulmojnë 46-vjeçarin dhe i marrin paratë

Një 19-vjeçar dhe një vajzë e mitur 14-vjeçare dyshohen se kanë sulmuar fizikisht dhe grabitur një 46-vjeçar në sheshin e qytetit të Kumanovës. Sipas informacioneve të Sektorit për Punë të Brendshme në Kumanovë, ngjarja ka ndodhur më 12 nëntor 2026, rreth orës 19:00, në sheshin “Marshall Tito”. Nga policia bëjnë të ditur se 19-vjeçari R.A.,…

Lajme ditore

Arrestohet 15 vjeçari në Tetovë, në shkollë kishte shkuar me pistoletë

Më 13.11.2026, në ora 14:40, në një shkollë të mesme në Tetovë, punonjësit e policisë nga SPB Tetovë, në prani të prindit dhe pedagogut të shkollës, kanë privuar nga liria një të mitur 15-vjeçar nga Tetova, sepse gjatë kontrollit tek ai janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë “Zoraki 918-G” kalibri 9 mm dhe një karikator.…

Lajme ditore

Shasivari: Tetë ministra shqiptarë nuk e zgjidhën provimin e jurisprudencës në shqip për 25 vjet, sot sulmojnë zgjidhjen!

Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Jeton Shasivari, ka drejtuar kritika ndaj ish-ministrave shqiptarë të Drejtësisë, duke rikujtuar se tetë prej tyre kanë drejtuar këtë institucion që nga viti 2001, por nuk e kanë zgjidhur çështjen e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Në pjesën e dytë të intervistës për Agjencinë e…

Lajme ditore

Tragjedi në Negotinë: Bie nga çatia e stallës, humb jetën 46-vjeçari

Më 13.11.2026, në ora 11:40, në SPB Tetovë, nga Qendra Mjekësore e Gostivarit është raportuar se te ata me lëndime të rënda trupore është sjellë G.S. (46) nga Negotina e Gostivarit, i cili për shkak të seriozitetit të lëndimeve është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Sipas raportimit, ai është lënduar gjatë…

Lajme ditore

15-vjeçari ngacmonte seksualisht një vajzë 11-vjeçare, e kërcënoi dhe e detyroi t’i dërgonte fotografi eksplicite

Një rast shqetësues i abuzimit ndaj një të miture është raportuar në Dellçevë të Maqedonisë së Veriut. Sipas njoftimit të policisë, një 15-vjeçar dyshohet se kishte prekur në mënyrë të papërshtatshme, pa pëlqimin e saj, vajzën 11-vjeçare, të cilën më pas e kishte kërcënuar dhe detyruar të fotografohej e t’i dërgonte fotografi me përmbajtje eksplicite.…

Lajme ditore

Kosova kthen 12 tonë produkte të qumështit nga fabrika e Tetovës

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) e Kosovës ka ndaluar hyrjen e dy ngarkesave me gjithsej 12.268 kilogramë produkte ushqimore të prodhuara nga fabrika AD MLEKARA TETOVO. Ngarkesat, të importuara nga kompania “VIZIONI M.Z.I.I” nga Graçanica, janë ndaluar në pikën kufitare në Han të Elezit dhe janë kthyer në Maqedoninë e Veriut. Sipas AUV-së, vendimi…

Lajme

Trajanov: Të kërkojmë nga Beogradi dosjet e UDB-së, përfshirë edhe ato për atentatin ndaj Gligorovit

Koordinatori nacional për luftën kundër terrorizmit, Pavle Trajanov, vlerëson se Maqedonia duhet ta shfrytëzojë momentin politik në Serbi për të kërkuar kthimin e dosjeve të ish-shërbimit sekret jugosllav, UDBA. Ai propozon që nga Beogradi të kërkohen edhe informacione për atentatin ndaj ish-presidentit Kiro Gligorov, më 1995, autorët e të cilit nuk janë zbardhur. Trajanov kujtoi…

Lajme ditore

Sjellje agresive dhe fyerje ndaj një punonjëseje të Prokurorisë në Gostivar

Sjellje agresive dhe fyerje ndaj një punonjëseje të Prokurorisë në Gostivar Më 09.11.2026, në ora 15:20, në Departamentin për Punë të Brendshme (DPB) Gostivar, një punonjëse e Prokurorisë Themelore Publike në Gostivar ka denoncuar një incident të ndodhur në vendin e saj të punës. Sipas denoncimit, në dy raste të ndara, përkatësisht në ora 09:00…

Lajme ditore

Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria

Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria Më 12.11.2026, në orën 20:35, në fshatin Çegran, në rrethinë të Gostivarit, nëpunës policorë të Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar e kanë privuar nga liria H.S. (26), nga fshati Çegran. Gjatë kontrollit të automjetit të udhëtarëve „Mitsubishi“, me targa të…

Lajme ditore

Valbon Limani në terren: Inspekton ecurinë e punimeve në disa lokacione në qytet

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka inspektuar sot nga afër ecurinë e punimeve infrastrukturore që po realizohen në disa lokacione të qytetit. Inspektimi ka nisur në rrugën “Ilja Anteski – Smok”, ku aktualisht po zhvillohen punime për rindërtimin e saj të tërësishëm. Gjatë vizitës, Limani është njoftuar për dinamikën e realizimit të punimeve…

Politika

Mickoski u mbyll derën zgjedhjeve të parakohshme

Mickoski u mbyll derën zgjedhjeve të parakohshme Zgjedhjet e parakohshme po largohen gradualisht nga kalkulimet politike të Qeverisë. Kryeministri Hristijan Mickoski i jep përparësi stabilitetit financiar para interesave partiake, duke vlerësuar se një proces zgjedhor në këtë moment do ta fuste shtetin në një rrezik serioz financiar. Në brifingun e sotëm me gazetarët, ai pranoi…

Lajme ditore

AKSIDENT NË DEBRESH, 52-VJEÇARI RRËZOHET NGA SHKALLËT DHE LËNDOHET RËNDË

AKSIDENT NË DEBRESH, 52-VJEÇARI RRËZOHET NGA SHKALLËT DHE LËNDOHET RËNDË Më 12.11.2026, në orën 15:10, në SPB Tetovë, nga Qendra Mjekësore e Gostivarit është raportuar se tek ata është sjellë me lëndime të rënda trupore G.R. (52) nga fshati Debresh i Gostivarit. Sipas raportimit, ai i ka marrë lëndimet gjatë rrëzimit nga një shkallë ndërsa…

Lajme ditore

Dramë familjare në Gostivar: 69-vjeçari sulmon vëllanë me mjet të mprehtë, përfundon me kallëzim penal

Një 69-vjeçar nga Gostivari përballet me kallëzim penal pasi dyshohet se ka sulmuar vëllanë e tij me një mjet të mprehtë. Ngjarja ka ndodhur më 28 korrik të këtij viti, ndërsa rasti është raportuar nga Njësia e Punëve të Brendshme në Gostivar. Kundër 69-vjeçarit është ngritur kallëzim penal për veprën „rrezikim i sigurisë“.

Lajme

Gostivari planifikon 57 projekte infrastrukturore me vlerë mbi 1 miliard denarë për vitin 2027, me prioritet ujësjellësin

Në Programin Zhvillimor, Gostivari planifikon 57 projekte infrastrukturore me vlerë mbi 1 miliard denarë për vitin 2027, me prioritet ujësjellësinKëshilli i Komunës së Gostivarit ka miratuar sot, me unanimitet votash, Programin Zhvillimor për vitin 2027, ku një ndër prioritetet kryesore është përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm dhe zhvillimi i infrastrukturës së ujësjellësit, si…

Lajme ditore

Adil Ademi vazhdon më krye të Policisë në Gostivar, votohet unanimisht nga Këshilli komunal

Adil Ademi vazhdon më krye të Policisë në Gostivar, votohet unanimisht nga Këshilli komunal Adil Ademi ka marrë mbështetjen e plotë të Këshillit Komunal të Gostivarit për të ushtruar detyrën e komandantit të Stacionit Policor në këtë qytet. Në seancën e sotme, këshilltarët kanë votuar unanimisht në favor të tij, duke i dhënë kështu legjitimitetin…