Lajme
Trajanov: Të kërkojmë nga Beogradi dosjet e UDB-së, përfshirë edhe ato për atentatin ndaj Gligorovit

Koordinatori nacional për luftën kundër terrorizmit, Pavle Trajanov, vlerëson se Maqedonia duhet ta shfrytëzojë momentin politik në Serbi për të kërkuar kthimin e dosjeve të ish-shërbimit sekret jugosllav, UDBA.
Ai propozon që nga Beogradi të kërkohen edhe informacione për atentatin ndaj ish-presidentit Kiro Gligorov, më 1995, autorët e të cilit nuk janë zbardhur.
Trajanov kujtoi se pas vrasjes së kryeministrit serb Zoran Gjingjiq kishte iniciuar kërkesën për këto informacione, por autoritetet serbe atëherë nuk kishin treguar gatishmëri për bashkëpunim.
Sipas tij, edhe Kroacia dhe Sllovenia mund të kërkojnë dosjet e tyre të UDB-së, duke e lidhur këtë çështje me procesin e integrimit evropian të Serbisë.
Shpërndaje lajmin
11:53
Kosova kthen 12 tonë produkte të qumështit nga fabrika e Tetovës
11:39
Grabitje me armë ndaj tre shtetasve turq, u vodhën laptopë, telefona, para dhe dokumente
11:36
Çfarë dënimi rrezikojnë 2 mjekët që nuk zbuluan 4 vrasjet në Kumanovë?
11:33
Buxheti i Maqedonisë për vitin 2027: 2 miliardë euro për pensione, 954 milionë për shëndetësi dhe 930 milionë për administratën
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Sjellje agresive dhe fyerje ndaj një punonjëseje të Prokurorisë në Gostivar
02
Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria
03
Valbon Limani në terren: Inspekton ecurinë e punimeve në disa lokacione në qytet
04
Mickoski u mbyll derën zgjedhjeve të parakohshme
05
AKSIDENT NË DEBRESH, 52-VJEÇARI RRËZOHET NGA SHKALLËT DHE LËNDOHET RËNDË

Lajme ditore
15-vjeçari ngacmonte seksualisht një vajzë 11-vjeçare, e kërcënoi dhe e detyroi t’i dërgonte fotografi eksplicite
Një rast shqetësues i abuzimit ndaj një të miture është raportuar në Dellçevë të Maqedonisë së Veriut. Sipas njoftimit të policisë, një 15-vjeçar dyshohet se kishte prekur në mënyrë të papërshtatshme, pa pëlqimin e saj, vajzën 11-vjeçare, të cilën më pas e kishte kërcënuar dhe detyruar të fotografohej e t’i dërgonte fotografi me përmbajtje eksplicite.…

Lajme ditore
Kosova kthen 12 tonë produkte të qumështit nga fabrika e Tetovës
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) e Kosovës ka ndaluar hyrjen e dy ngarkesave me gjithsej 12.268 kilogramë produkte ushqimore të prodhuara nga fabrika AD MLEKARA TETOVO. Ngarkesat, të importuara nga kompania “VIZIONI M.Z.I.I” nga Graçanica, janë ndaluar në pikën kufitare në Han të Elezit dhe janë kthyer në Maqedoninë e Veriut. Sipas AUV-së, vendimi…

Lajme ditore
Grabitje me armë ndaj tre shtetasve turq, u vodhën laptopë, telefona, para dhe dokumente
Në grabitje, që ndodhi më 3 nëntor në fshatin Star Karaorman të Shtipit, janë përfshirë gjashtë shtetas turq, nga të cilët tre dyshohet se kanë marrë sendet me kërcënimin e armës së zjarrit. Sipas njoftimit të policisë, nga gjashtë personat janë marrë gjashtë laptopë, pesë telefona celularë, para dhe dokumente personale. Sektori për Punë të…

Lajme
Çfarë dënimi rrezikojnë 2 mjekët që nuk zbuluan 4 vrasjet në Kumanovë?
Hetimi ndaj dy mjekëve ligjorë nga Kumanova, të cilët vdekjet e viktimave të vrasësit serial Trajko Bojkovski i kishin cilësuar si vdekje natyrore, është drejt përfundimit. Prokuroria Themelore Publike në Shkup po e përmbyll hetimin ndaj dy mjekëve, të cilët dyshohet se nuk kishin konstatuar shenja të vdekjeve të dhunshme te gratë e vrara nga…

Lajme
Buxheti i Maqedonisë për vitin 2027: 2 miliardë euro për pensione, 954 milionë për shëndetësi dhe 930 milionë për administratën
Propozim-buxheti për vitin 2027, në vlerë prej rreth 7,2 miliardë eurosh, ka hyrë në procedurë parlamentare, ndërsa tashmë kanë nisur debatet mes pushtetit dhe opozitës për mënyrën e shpenzimit të parave publike. Sipas projektbuxhetit, rreth 2 miliardë euro janë paraparë për pensionet, 954 milionë euro për shëndetësinë dhe 930 milionë euro për pagat në sektorin…

Lajme
Funksionarët pa banesë zyrtare do të marrin nga 350 euro në muaj për qira
Funksionarët që kanë të drejtë ligjore për banesë zyrtare, por shteti nuk mund t’ua sigurojë atë, do të përfitojnë kompensim mujor prej 350 eurosh për qira. Vendimi është miratuar në seancën e 221-të të Qeverisë, më 13 tetor 2026. Nga Qeveria konfirmojnë se shuma mbetet e pandryshuar dhe paguhet në kundërvlerë në denarë, sipas kursit…

Lajme
Maqedonia e Veriut ndër 10 ekonomitë e fundit në Evropë, prapa Serbisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë
Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 41-të nga gjithsej 48 ekonomi evropiane, sipas Prodhimit të Brendshëm Bruto (BPV) për banor, bazuar në projeksionet për vitin 2026 të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Sipas renditjes së publikuar nga „Visual Capitalist“, BPV-ja për banor në Maqedoninë e Veriut parashikohet të jetë 11.762 dollarë. Në mesin e vendeve…

Lajme
DPHM: Prej nesër shi dhe temperatura më të ulëta
DPHM njofton se nesër moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të herëpashershme lokale, me erëra të lehta deri në mesatare dhe herë pas here të forta veriore përgjatë Vardarit. Sipas parashikimit, edhe të dielën, në orët e pasdites do të ketë reshje të herëpashershme shiu. “Nga fillimi i javës së ardhshme…







