Connect with us

Lajme

Lloga: Të sanksionohet kryetarja e Gjykatës së Kumanovës, ose edhe mua si ministër të më drejtohen me ‘shiptar’

Published

on

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga kërkon nga Këshilli Gjyqësor që të ndërmerr masa në përputhje me ligjin dhe të përcaktojë përgjegjësinë e ushtrueses së detyrës kryetare e Gjykatës Themelore në Kumanovë, Snezhana Manev. Kërkesa e Llogës bazohet në raportin nga vizita e punës që kanë kryer anëtarët e Këshillit Gjyqësor më 1 shkurt të këtij viti. Në raport mes shkeljeve të shumta, procedurave jo ligjore dhe sistemimit jo adekuat është konstatuar edhe qasja nacionaliste dhe nënçmuese e kryetares Manev e cila ndaj gjykatësve shqiptarë përdor terme si “shiptari, të paaftë” dhe “gjedhe”. Lloga ka potencuar shqetësimin e tij për mos veprimin e Këshillit Gjyqësor pavarësisht shqyrtimit të raportit dhe kalimit si pikë e rendit të ditës pikërisht një muaj më parë.

Kërkesa e ministrit të Drejtësisë drejtuar Këshillit Gjyqësor
“Theksoj domosdoshmërinë e ndërmarrjes së reagimit më të mprehtë dhe masave të duhura për të përcaktuar përgjegjësinë dhe për të sanksionuar këtë lloj sjellje dhe për të inkurajuar gjuhën e urrejtjes në bazë kombëtare”.
Në rast se nuk ndërmerren masa konkrete, Lloga i kërkon Këshillit Gjyqësor që në komunikimin e ardhshëm të përdorin qasjen e Manevës.

Kërkesa e ministrit të Drejtësisë drejtuar Këshillit Gjyqësor
“Nëse gjendja e cekur mbetet e pandryshuar, shprehimisht ju kërkoj që në korrespondencën dhe komunikimin e ardhshëm me mua si ministër i Drejtësisë, të më drejtoheni duke përdorur të njëjtin fjalor dhe terminologji që përmbahen në pretendimet nga raporti i vizitës së punës”.

Raporti si dokument publik ndodhet në faqen zyrtare të Këshillit Gjyqësor. Në faqen 9 dhe 10 qasja e Manevës konstatohet në raport zyrtar.

Raporti i Këshillit Gjyqësor për vizitën në Gjykatën e Kumanovës
“Veç tjerash në raste të caktuara përdorë nënçmime në baza kombëtare, konkretisht kualifikime se gjykatësit shqiptarë janë bërë “shiptari të paaftë”, ndërsa gjykatësit e tjerë etiketohen si “i çmendur” dhe “e çmendur”, ndërsa të punësuarve në gjykatë i referohet me “gjedhe”.

Veçmas fyerjeve, nënçmimeve dhe kualifikimeve në baza kombëtare raporti konstaton edhe shkelje ligjore për cilat gjykatës të tjerë kanë përfunduar në burg.

Konstatimet nga Raporti i Këshillit Gjyqësor për vizitën në Gjykatën e Kumanovës

  • Zvarritje dhe verifikim i lëndëve në mënyrë jo të rregullt dhe jo të përditësuar në AKMIS. 
  • Të respektohet shpërndarja në sistemin AKMIS, të ketë dëshmi për ndryshimin e gjykatësve, të sqarohen arsyet pse disa gjykatës nuk janë në sistemin AKMIS dhe pse janë anashkaluar nga shpërndarja e lëndëve në mënyrë automatike…”.

Ndaj qasjes së Manevës të punësuarit ishin ankuar edhe paraprakisht përmes një letre publike adresuar në Këshillin Gjyqësor. Në të ishin potencuar frika dhe pasiguria e të punësuarve dhe fati i tyre. Për qasjen e Manevës përveç Këshillit Gjyqësor, janë njoftuar edhe ambasadat e huaja në vend, ndërkohë gjendja e konstatuar në raport është adresuar edhe në Qeveri e cila mban llogari për zbatimin e reformave në gjyqësor. /Alsat.mk

Continue Reading

Lajme

Komuna e Tetovës nuk ndërtoi shkollë në Xhermë dhe lagjen Migjeni siç premtoi Kasami para zgjedhjeve

Published

on

By

Ndërtimi i shkollës në fshatin Xhermë dhe në lagjen Migjeni mbetet premtim i pa realizuar i Komunës së Tetovës, shkruan Portalb.mk.

Në programin zgjedhor ‘Me ka krejt për Tetovën’ 2021-2025 me të cilin kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami garoi dhe fitoi në zgjedhjet e fundit lokale tetorin e vitit 2021, mes tjerash përmend edhe ndërtimin e objekteve të reja shkollore.

Te pjesa e arsimit, konkretisht në faqe 7 thuhet:

“Afatmesëm do të ndërtojmë politika ku të gjithë shkollat fillore të jenë me një ndërrim, duke ndërtuar objekte të reja shkollore në qytet dhe fshatrat e malësisë (në lagjen Migjeni, Sellcë dhe Xhermë)”.

Por, gati se katër vite më vonë prej kur Kasami erdhi në krye të Komunës së Tetovës, shkolla në Xhermë dhe lagjen Migjeni nuk janë ndërtuar.

Nga Komuna e Tetovës nuk përgjigjen në pyetjet gazetareske për mosrealizimin e këtij premtimi.

Nuk është realizuar as mësimi me një ndërrim.

Përndryshe, shkolla në Sellcë ka filluar të ndërtohet, megjithatë e njëjta nuk pritet të jetë gati për vitin e ardhshëm shkollor.

Continue Reading

Lajme

ASH: Vazhdojnë punësimet monoetnike – Zero shqiptarë” – modeli i VMRO-së, heshtja e VLEN-it për 2.500 punësimet e premtuara

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët dënon trendin e vazhdueshëm diskriminues në institucionet shtetërore, ku shqiptarët përjashtohen sistematikisht nga punësimi dhe avancimi, ndërsa grupimi VLEN vazhdon të heshtë si pjesë e këtij makinerie përjashtuese.

Vetëm në ditën e para të gushtit, shembujt flasin vetë, në Agjencinë për Kadastrën e Pasurisë së Paluajtshme, bilanci i avancimeve dhe punësimeve të fundit është 25 maqedonas dhe 0 shqiptarë, kurse në Agjencinë për Nxitjen e Zhvillimit të Bujqësisë, u punësuan 20 maqedonas dhe 0 shqiptarë.

Ky është bilanci real i “përfaqësimit të drejtë dhe adekuat” që propagandon kjo qeveri, ndërsa VLEN, në vend që të reagojë, qëndron i ngujuar në heshtje përballë padrejtësive, nga frika se mos i hapen dosjet e mbajtura në sirtaret e Mickoskit.

Kjo nuk është vetëm padrejtësi – është një strategji sistematike për dobësimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Dhe është një shkelje e rëndë e frymës kushtetuese për barazi etnike.

Për më tepër, janë ende të freskëta premtimet boshe për 2.500 punësime për shqiptarët, të cilat VLEN i promovoi si “fitore historike” gjatë formimit të qeverisë. Sot, kur shifrat e punësimeve tregojnë zero shqiptarë, del qartë se gjithçka ka qenë vetëm një mashtrim për konsum elektoral dhe një tjetër akt nënshtrimi ndaj qendrës së pushtetit.

Grupimi VLEN ka zgjedhur ta mbrojë veten në vend të qytetarëve shqiptarë, të ruajë karriget dhe lirinë personale në vend të interesit kolektiv. Të panikosur nga sondazhet, të demaskuar nga skandalet korruptive dhe të shantazhuar nga dosjet kriminale, sot ata janë kthyer në zëdhënës të heshtur të pushtetit që punëson vetëm maqedonas.

Aleanca për Shqiptarët paralajmëron se çdo përjashtim etnik në punësim do të dokumentohet, do të denoncohet dhe do të shërbejë si provë për regresin demokratik që po kalon shteti nën qeverisjen aktuale.

Shqiptarët nuk janë qytetarë të dorës së dytë. Kemi kontribuar për këtë shtet dhe nuk do të pranojmë të zhdukemi me zero në statistikat zyrtare të administratës.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

Taravari i’a pranon fjalët Ramës: Më tha që Mickoski do të na përdorë dhe gjuajë si leckë, ashtu ndodhi

Published

on

By

Arben Taravari i Aleancës për Shqiptarët që doli nga koalicioni i ashtuquajtur VLEN në Maqedoni të Veriut rrëfeu për herë të parë se çka i kishte thënë kryeministri shqiptar, Edi Rama, para se ky koalicion të hynte në qeveri me Hristjan Mickoskin.

Taravari tha se në maj të vitit të kaluar Edi Rama e dinte me siguri se çfarë do t’ju ndodhte në koalicion me Mickoskin – koalicion i cili ishte mbështetur dhe krijuar gjerësisht nga Albin Kurti.

“Po them diçka, besoj që zoti Edi Rama nuk ma merr për të madhe. Menjlherë pas 8 majit kisha njlë takim me Ramën në Tiranë. Dhe, më pyeti: “Hyni në Qeveri? Çfarë pozicionesh keni?” thash Kryetar Parlamentar. “Super”, tha. Më pyeti sa ministra i thash “gjashtë ministri”. Shumë mirë. Veç një porosi.

“Do t’ju përdor Mickoski, do t’ju shfytëzojë dhe do t’ju gjuaj si leckë. Dhe mua kjo më kujtohet. Tha qo ‘do të dilni shumë keq, se jeni katër parti’. Problem për të funksionuar. Ai e ka thënë prej fillimit, tha do harxhoheni, keqpërdoreni, dhe në fund do të mbteni si leckë. Dhe vërtetë, mbetëm ashtu. Nisën të mos na pyesin dhe përfillin dhe vërtetë dukeshim shumë keq”, tha Taravari në TeVe1. (Gazetaexpress)

Continue Reading

TOP Lajme