Connect with us

Politika

LLoga nëpërkëmb Gjuhën Shqipe në Ministrinë e Drejtësisë (Dokument)

Published

on

Zbatimi i gjuhës shqipe në ueb-faqet e institucioneve shtetërore u bë temë aktuale menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni ku pritet ndryshimi i pushtetit, përkatësisht BDI bashkë me partitë tjera të koalicionit Fronti Evropian dhe LSDM shkojnë në opozitë.

Rast konkret i moszbatimit të gjuhës shqipe është Ministria e Drejtësisë e cila në uebfaqen pravda.gov.mk edhe pse ka vendosur gjuhën shqipe sipërfaqësisht, nuk ka zbatuar dhe mund të gjeni edhe shkronja kirile të përziera me shkronajt latine të gjuhës shqipe.

Në ueb-faqen e Ministrisë së Drejtësisë që drejton ministri Krenar Lloga të gjitha dokumentet dhe dokumentacionet që i kërkon në gjuhën shqipe janë në gjuhën maqedonase dhe kjo mund të shihet në edhe sipas fotografive të siguruara.

Kujtojmë se zbatimi i gjuhës shqipe edhe pse në fushatë një nga arritjet më të mëdha të partive politike, në realitet gjuha shqipe është sipërfaqësore, ndërsa shembulli i Ministrisë së Drejtësisë është rast më i keq i zbatimit të gjuhës shqipe.

Continue Reading

Lajme

VLEN shqyrton seriozisht mundësinë e listave të përbashkëta me VMRO-DPMNE – Eksperimenti i dytë

Published

on

By

Në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut është hapur një debat i ri strategjik: koalicioni VLEN, pjesë e shumicës aktuale qeverisëse, po shqyrton mundësinë e daljes me lista të përbashkëta per këshilltarë me VMRO-DPMNE-në, partinë maqedonase që aktualisht është në pushtet.

Propozimi ka ardhur me zë të qartë nga Lëvizja BESA, e cila këtë model e konsideron si një eksperiment të dytë elektoral në marrëdhëniet ndëretnike, pas bashkëpunimit të kaluar që pati me LSDM-në. Si një nga promotorët e kësaj ideje përmendet edhe emri i Adnan Azizi, përfaqësues i BESA-s në kuadër të VLEN-it.

Burime nga brenda koalicionit bëjnë të ditur se kjo nismë ka hasur në rezistencë të pjesshme brenda vetë VLEN-it. Konkretisht, një pjesë e Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit dhe një segment i Alternativës, i cili ndodhet nën ndikimin e Afrim Gashit, aktualisht kryetar i Kuvendit, janë skeptikë për një bashkëpunim të tillë me një parti që historikisht ka mbajtur qëndrime nacionaliste ndaj shqiptarëve.

Megjithatë, të tjera zëra brenda koalicionit po e shqyrtojnë me kujdes këtë propozim, duke mos e përjashtuar mundësinë që një bashkëpunim i tillë të jetë politikisht i leverdishëm në rrethana të caktuara.

Tema pritet të trajtohet më konkretisht në mbledhjen e ardhshme të kryesisë së VLEN, ku do të diskutohet nëse ky skenar do të mbështetet si strategji zgjedhore apo do të refuzohet për shkak të përplasjes me qëndrimet e mëparshme politike të partive shqiptare në pushtet.

Continue Reading

Lajme ditore

Afrohet bashkëpunimi VMRO–VLEN–ZNAM për zgjedhjet vendore

Published

on

By

Koalicioni qeveritar që u formua pas zgjedhjeve të fundit parlamentare tashmë po konturohet si një bllok i bashkuar edhe për zgjedhjet lokale. Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot konfirmoi se VLEN është në fazën e analizës së kandidatëve për kryetarë komunash dhe se ende nuk ka vendim për kandidaturën në Shkup, por bashkëpunimi mes partive të koalicionit do të jetë i garantuar, shkruan Flaka

“Jemi në fazën e analizës së kandidatëve të VLEN-it. Nuk kemi vendosur nëse do të nxjerrim kandidat në Shkup. Kur do të kemi vendim edhe për komunat tjera do të kemi qëndrim për kandidatët tjerë. Ajo që e kam thënë është që si koalicion qeveritar, do të ketë bashkëpunim, në drejtim të përkrahjes së kandidatëve që do të shkojnë në raundin e dytë”, deklaroi Kasami, duke lënë të hapur mundësinë për kalkulime të mirëkoordinuara mes partnerëve të qeverisë.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe kryeministri Hristijan Mickoski, i cili bëri të qartë se bisedimet me VLEN dhe ZNAM për zgjedhjet lokale po ecin “në drejtim të mirë”, duke përmendur një marrëveshje në parim që do të mundësojë ndarje të territorit zgjedhor mes partnerëve të qeverisë.

“Pres që të mbështesim kandidatët e koalicionit VLEN në raundin e parë sepse besojmë fuqimisht se partia që nuk ka bërë asgjë për më shumë se 20 vjet… duhet të mposhtet në këto zgjedhje”, tha Mickoski, në një deklaratë që përveç që synon elektoratin maqedonas, përçon një mesazh politik edhe drejt elektoratit shqiptar.

Nga ana tjetër, për ZNAM-in, Mickoski konfirmoi se në shumicën e rasteve do të ketë kandidatura të ndara për listat e këshilltarëve, por edhe mbështetje të ndërsjellë për kandidatët për kryetarë komunash në komunat e dakorduara.

E gjithë kjo dinamikë politike po e formalizon një marrëveshje zgjedhore me koordinim të qartë politik, e cila për disa mund të përkthehet si bashkëpunim strategjik qeveritar, ndërsa për të tjerë si ndarje territori dhe kalkulim zgjedhor, ku “dashuria politike” është më shumë aritmetikë elektorale sesa vlerë e përbashkët.

Ndërkohë, qytetarët pritet të jenë dëshmitarë të një fushate zgjedhore ku dallimet ideologjike do të zbuten në emër të pushtetit, ndërsa konsensusi i interesit do të mbizotërojë mbi ndasitë politike tradicionale.

Continue Reading

Lajme

FRASH në trajnim për fushatat zgjedhore – Viola Ramadani: Po ndërtojmë kapacitete për Tetorin 2025

Published

on

By

Kryetarja e Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët dhe njëherazi Shefe e Shtabit Qendror të FRASH-it, Viola Ramadani, ka marrë pjesë në punëtorinë dyditore të organizuar nga Misioni i OSBE-së në Maqedoninë e Veriut, e cila kishte për fokus ndërtimin e kapaciteteve për të folur në publik dhe planifikimin e fushatave elektorale, informon PressOnline.al

Në një postim në rrjetet sociale, Ramadani ka ndarë momente nga pjesëmarrja në këtë aktivitet që u zhvillua më 7 dhe 8 korrik në Mavrovë, duke e cilësuar si një përvojë të vlefshme në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale të tetorit 2025.

“Punëtoria ishte një hap i rëndësishëm për ndërtimin e aftësive që do të na ndihmojnë të komunikojmë më mirë me qytetarët dhe të planifikojmë me efikasitet fushatat”, ka shkruar Ramadani.

Ajo ka falënderuar OSBE-në për angazhimin e vazhdueshëm në fuqizimin e grave dhe rritjen e përfaqësimit të tyre në proceset e vendimmarrjes, si dhe për mundësinë për të bashkëpunuar me gra të përkushtuara nga e gjithë Maqedonia e Veriut.

Ky aktivitet është pjesë e mbështetjes së gjerë të OSBE-së ndaj përfshirjes së grave në politikë, me theks të veçantë te brezat e rinj dhe roli i tyre në ndërtimin e demokracisë së qëndrueshme.

Continue Reading

TOP Lajme