Connect with us

Lajme

Llalla: Bilall Kasami do të humb zgjedhjet, shiti pronat e Tetovës dhe do ta shes ujin e pijshëm! (Video)

Published

on

Zgjedhjet lokale që po afrojnë në Maqedoninë e Veriut po shoqërohen me një rritje të retorikës etnike dhe polarizimeve politike. Sipas analistit politik Arben Llalla, në vend që partitë politike të fokusohen në çështje konkrete si infrastruktura, uji i pijshëm, kanalizimet dhe gjelbrimi urban, partitë maqedonase dhe bashkëpunëtorët e tyre shqiptarë siç e cilëson ai, koalicioni VLEN janë të përqendruar në tentativën për të eliminuar politikisht Ali Ahmetin dhe BDI-në nga skena politike shqiptare.

“Retorika nacionaliste e VMRO-së dhe VLEN-it nuk do të ketë efekt. Shqiptarët janë duke u mobilizuar për të përkrahur unitetin politik, përmes AKI-së, duke dënuar kështu edhe lojërat politike të VMRO-së edhe servilizmin e VLEN-it,” tha Llalla.

Analisti paralajmëron se komuna e Kërçovës është në rrezik të rikthehet nën kontroll maqedonas për shkak të përçarjes së spektrit politik shqiptar dhe mobilizimit të madh të kampit maqedonas. Pas 12 vitesh qeverisje shqiptare, Kërçova mund të humbet. Shqiptarët duhet të lënë anash ndasitë dhe të bashkohen.

Në lidhje me komunën e Tetovës, Arben Llalla është edhe më kritik, duke akuzuar Bilall Kasamin se ka ardhur në pushtet me ndihmën e votave maqedonase dhe se, sipas tij, ka shpërblyer këtë mbështetje me poste dhe punësime.

“Kasami ka dështuar në premtimet e tij. S’ka bërë parkingje, ka rritur çmimin e mbeturinave pasi ka privatizuar kompaninë e pastrimit, dhe ka rritur taksat e pronave,” u shpreh Llalla.

Ai gjithashtu paralajmëroi një tjetër skandal: “Kasami po përgatitet të shesë edhe ujin e pijshëm të qytetit.

Continue Reading

Lajme

Isen Shabani nënshkruan Kodin për zgjedhje korrekte dhe demokratike në Vrapçisht

Published

on

By

Kandidati i Aleancës për Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, së bashku me kundërkandidatin e tij, nënshkroi sot në ambientet e Komisionit Komunal Zgjedhor – Vrapçisht Kodin për zgjedhje të ndershme, demokratike dhe transparente, njofton Top24

Shabani e cilësoi këtë akt si një zotim serioz për një proces zgjedhor me standarde të larta demokratike dhe ftoi qytetarët të marrin pjesë masivisht në votime.

“Sot, në ambientet e Komisionit Komunal Zgjedhor – Vrapçisht, së bashku me kundërkandidatin tim, nënshkruam Kodin për zgjedhje korrekte, demokratike dhe transparente. Ky akt nuk është vetëm një formalitet, por një zotim i qartë se e gjithë fushata dhe procesi zgjedhor do të zhvillohet me ndershmëri, respekt dhe barazi për çdo qytetar. Ftoj të gjithë qytetarët që më 19 tetor të dalin masivisht dhe të votojnë sipas bindjes së tyre, me vendosmëri që askush – as kryeministri e as ndonjë politikan tjetër – të mos ua caktojë të ardhmen. E ardhmja e Vrapçishtit vendoset vetëm nga qytetarët e tij, me votë të lirë dhe demokratike. Uroj që të kemi një garë të ndershme dhe demokratike. Shëndet dhe sukses për të gjithë!”

Continue Reading

Lajme

Dogana kthen vulat vetëm në maqedonisht, shqipja eliminohet plotësisht!

Published

on

By

Një lëvizje që ka shkaktuar indinjatë te punonjësit shqiptarë, por jo edhe te udhëheqësia e Drejtorisë së Doganave të Maqedonisë së Veriut. Kjo e fundit ka rikthyer përdorimin ekskluziv të gjuhës maqedonase në vulat zyrtare. Nëse deri dje dokumentet vuloseshin në dy gjuhë: në maqedonisht dhe shqip, nga sot ato do të vulosen vetëm në maqedonisht.

Ky veprim shihet si hap prapa në respektimin e të drejtave gjuhësore dhe rrezikon të shkaktojë tensione të reja në raportet ndëretnike.

Drejtor i Doganave të Maqedonisë së Veriut është Boban Nikollovski, ndërsa zëvendësdrejtor Mustafa Dauti, kuadër i Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit. Se shqipja nuk respektohet më në këtë institucion, tregoi edhe shënimi i 33-vjetorit të Doganave, ku i gjithë manifestimi kaloi pa asnjë shenj në gjuhën shqipe. Madje, edhe doganierët e paraqitur në një video-mesazh të Doganave, ishin detyruar të flasin në maqedonisht. Dhe e gjithë kjo në sytë e zëvendësdrejtorit Dauti, i cili vazhdon të heshtë ndaj nënçmimit që i bëhet gjuhës shqipe, edhe ose e njëjta është gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. (koha.mk)

Continue Reading

Lajme

“Të promovojmë ambient pozitiv dhe demokratik në prag të zgjedhjeve” – ambasadori Meidani takon shefin e misionit të OSBE/ODIHR-së

Published

on

By

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, është takuar sot në Shkup me Mateo Maccacci, kreun e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR. Ky takim pason takimin e mëparshëm mes tyre gjatë Konferencës së Ambasadorëve në Tiranë më herët këtë vit. Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet aktuale në Maqedoninë e Veriut si dhe rëndësia e krijimit të një klime të shëndetshme demokratike në prag të zgjedhjeve të ardhshme.

“Sot në Shkup pata kënaqësinë të takohesha sërish me Mateo Maccacci, Shefin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, pas takimit tonë të këndshëm gjatë Konferencës së Ambasadorëve në Tiranë, më herët këtë vit.

Shkëmbyem mendime mbi zhvillimet aktuale në Maqedoninë e Veriut dhe mbi rëndësinë e promovimit të një ambienti pozitiv, të drejtë, transparent dhe demokratik në prag të zgjedhjeve të ardhshme. Prania dhe angazhimi i ODIHR mbetet thelbësor në mbështetjen e këtyre vlerave të përbashkëta në të gjithë rajonin”, njofton Meidani në platformën “X”.

Continue Reading

TOP Lajme