Connect with us

Lajme

Limani porosi opozitës shqiptare: Jemi gati për të shkuar në zgjedhje të parakohshm lokale

Published

on

Ligji për vetëqeverisje lokale i cili sot është në procedurë kuvendore dhe me të parashihet të përkufizohet situata kur ushtuesit e detyrës kryetarë të komunave, bëhen funksionarë deri në mbajtjen e zgjedhjev të rregullta lokale në tetor të vitit të ardhshëm, ende nuk dihet nëse do të kalonë ose jo.

U.d. kryetar i komunës së Gostivarit Valbon Limani i cili në këtë pozitë vjen pasi ish kryetari Arben Taravari me formimin e qeverisë së re u emërua ministër i shëndetësisë, pret që ligji të kalojë që siç ai thotë, të mos bëhen harxhime shtesë, megjithëse nënvizon që edhe nëse nuk kalon, janë të gatshëm në çdo kohë të shkojmë në zgjedhje, duke i dërguar kështu porosi opozitës shqiptare “Fronti Europian”.

“Unë nuk e di se çfarë do të ndodh sot, a do të kalone ligji, mirëpo mirë do të ishte për shtetin tonë duke e ditur situatën financiare dhe sat ë holla nevojiten prej Buxhetit për të organizuar zgjedhje të reja, besoj që ky ligj të kalojë me të vetmin qëllim që mos të bëhen harxhime të panevojshme dhe të recionalizohen harxhimet. Edhe nëse nuk kalon, ne jemi të gatshëm në çdo kohë të shkojmë në zgjedhje”, deklaroi u.d kryetar i komunës së Gostivarit, Valbon Limani.

I pyetur se a do të kandidojë për kryetar të Gostivarit nëse organizohen zgjedhje të parakohshme lokale, Limani tha se për këtë do të vendosin organet partiake dhe ato të koalicionit “VLEN”.

“Për atë do të duhet të vendosin organet edhe të partisë edhe të koalicionit”, deklaroi u.d kryetar i komunës së Gostivarit, Valbon Limani.

Pos Gostivarit situatë e ngjashme paraqitet edhe në Komunat e Aerodromit dhe Sarajit ku ish krerët e tyre Timço Mucunski u emërua ministër i punëve të jashtme, kurse Blerim Bexheti e vazhdoi karrierën e tij si deputet i opozitës i përbërjes së re parlamentare dalë nga zgjedhjet e 8 majit.

Continue Reading

Lajme

ASH: Përjashtimi i historianëve shqiptarë është skandal institucional

Published

on

By

Në një shtet që quhet multietnik, përjashtimi i historianëve shqiptare nga grupet punuese për hartimin e programeve mësimore është jo vetëm një skandal institucional, por edhe një fyerje e drejtpërdrejtë ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

“Kjo qasje diskriminuese prodhon përmbajtje jo vetëm të pasakta, por edhe të rrezikshme për formimin e brezave të rinj,” tha mes të tjerash Isak Sherifi nga Departamenti për Arsim në Aleancën për Shqiptarët.

Continue Reading

Lajme

Nëse nuk ka reforma deri më 2027, miliardat e BE-së kthehen mbrapsht

Published

on

By

Nëse vendet e Ballkanit Perëndimor nuk arrijnë të përmbushin reformat e premtuara deri në vitin 2027, fondet prej 6 miliardë eurosh të Planit për Rritje do të kthehen në buxhetin e Bashkimit Evropian. Këtë mesazh të drejtpërdrejtë dhe të pakompromis e dha komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, gjatë Samitit BE–Ballkani Perëndimor të mbajtur në Shkup më 30 qershor dhe 1 korrik, informon PressOnline.al.

“Nëse vendet nuk arrijnë të përthithin këto fonde deri në fund të vitit 2027, unë do të detyrohem t’i kthej paratë në buxhetin e BE-së. Preferojmë t’i japim fondet nëse ju realizoni reformat, sesa t’i kthejmë ato në Bruksel”, deklaroi Kos.

Reforma: 75% të realizuara, por çerekut tjetër i mungon vullneti politik

Sipas të dhënave të Komisionit Evropian, 75% e reformave në rajon janë zbatuar ose janë në proces, por çereku i mbetur po ngadalëson dinamikën. Komisionerja Kos u bëri thirrje liderëve të rajonit të përshpejtojnë proceset, duke përmendur se për herë të parë në një samit po flitet për rezultate konkrete.

Paratë dhe kushtet: pa reforma, s’ka fonde

Plani për Rritje parashikon 6 miliardë euro deri në vitin 2027, prej të cilave 2 miliardë janë grante, ndërsa 4 miliardë do të jepen si kredi të buta. Pagesat ndodhin në faza, dy herë në vit, vetëm nëse vendet përmbushin reformat për shtetin ligjor dhe qeverisje të mirë.

Maqedonisë së Veriut i janë ndarë 750 milionë euro, prej të cilave ka përfituar deri më tani 52.4 milionë euro. Shqipëria ka marrë 64.5 milionë, Serbia 110.7 dhe Mali i Zi 26.9 milionë.

“Fondi është historik, por nuk do të jetë i përhershëm. Fati i këtyre miliardave është në duart tuaja”, theksoi Kos, përcjell PressOnline.al.

Kushtetuta, identiteti dhe tensionet me Bullgarinë

Megjithatë, reformat ekonomike nuk janë i vetmi kriter. Për Maqedoninë e Veriut, sfida politike kryesore mbeten ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në preambulë. Komisionerja Kos kërkoi që vendi të përmbushë këtë obligim për të hapur Konferencën Ndërqeveritare.

“Nëse Maqedonia ndryshon Kushtetutën, menjëherë do të fillojë Konferenca Ndërqeveritare – pa kushte të tjera politike”, tha Kos.

Por kryeministri Mickoski mbetet skeptik dhe kundër lëshimeve të reja:

“Nuk do të pranojmë shantazhe të maskuara si vlera evropiane. Më mirë të ndalemi sesa të na imponohet rruga”, deklaroi ai.

Në një debat simbolik, Kos foli për mënyrat se si identiteti ruhet përmes traditave – ushqimeve, gjuhës dhe veshjeve. Mickoski reagoi duke theksuar se për të, identiteti nuk është vetëm kuzhina maqedonase, por edhe heronjtë historikë dhe sakrificat kombëtare.

Ndryshe, Plani për Rritje është një mundësi unike për Ballkanin Perëndimor. Por siç paralajmëroi Kos: pa reforma, nuk ka as para e as integrim. Rajoni ka përpara një garë me kohën dhe një betejë me vullnetin politik.

Continue Reading

Lajme

Nga akuzues në partner: Ministri Murtezani nënshkruan kontratë me firmën që dikur e lidhte me BDI-në

Published

on

By

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, ka nënshkruar një kontratë bashkëpunimi me kompaninë ARBËRIA-DESIGN DOOEL nga Tetova – firmë që dikur ishte në qendër të akuzave publike për lidhje të ngushta me BDI-në dhe përfitime të dyshimta nga tenderët shtetërorë, informon PressOnline.al

Kontrata është nënshkruar më 23 prill 2025, dhe kap vlerën e 500,000 denarëve me TVSH. Ajo parasheh furnizimin me materiale të shtypura dhe promovuese për nevojat e ministrisë që drejtohet nga Murtezani, si broshura, libra me logo, stilolapsa, USB, çanta, flamuj dhe stenda reklamimi.

Kjo kompani ishte kritikuar ashpër më parë nga vetë Alternativa dhe koalicioni aktual VLEN, për dominim në tenderët e institucioneve të drejtuara nga BDI-ja dhe për favore të dyshimta politike. Madje edhe vetë Murtezani, në kohën kur ishte në opozitë, kishte dalë publikisht kundër bashkëpunimit institucional me Arberia Design.

A po bëhet edhe Murtezani pjesë e “lojës” që dikur e luftonte?

Apo po dëshmohet se në Maqedoninë e Veriut, pushtetet ndërrohen por marrëdhëniet me bizneset e afërta mbeten të njëjtat?

Ky zhvillim ndodh në një moment kritik për Maqedoninë e Veriut. Shteti ende nuk ka përmbushur ndryshimet kushtetuese, ndërsa mungesa e reformave kërcënon rrugën drejt integrimit evropian. Sipas Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, nëse vendi nuk përmbush obligimet deri në vitin 2027, fondet e premtuara në miliarda euro mund të humbasin.(PressOnline.al)

Continue Reading

TOP Lajme