Connect with us

Lajme

Limani: Kemi bërë punë të jashtëzakonshme në përmirësimin e infrastrukturës në Gostivar

Published

on

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, në një intervistë për Telegrafin tha se kanë bërë punë të jashtëzakonshme përgjatë kësaj periudhe duke realizuar një numër të madh të projekteve konkrete përmes të cilave është synuar të përmisohet gjendja infrastrukturore e qytetit në Gostivar.

“Tani për këtë mandat kemi shfrytëzuar thirrjen e parë të qeverisë ku aplikuam me 13 projekte infrastrukture që të gjitha u pranuan. Jemi në pritje të thirrjes së dytë ku jemi në përgatitje e sipër të mbi 40 projekteve. Të cilat kanë të bëjnë me infrastrukturë rrugore, nëntokësore, kemi një pishinë shkollore, rikonstruim të një parku, terreneve sportive. Pra, kemi një laramani projektesh në të gjitha vendbanimet”, tha Valbon Limani, kryetari i Komunës së Gostivarit.

Ai shtoi se realizimi i këtyre projekteve për të është forcë shtytëse për të vazhduar tutje.

“Besojë që këto projekte dukshëm do të përmirësojnë infrastrukturën e qytetit në tërësi, dhe kjo sigurisht do të jetë forcë shtytëse për të vazhduar tutje”, përfundoi Limani.

Në lidhje me zgjedhjet lokale, Limani u shpreh se koalicioni VLEN ku Aleanca për Shqiptarët është pjesë e saj, do të korr fitore.

“Funksionimi i VLEN-it në nivel lokal në Gostivar ne jemi në kontakt të përditshëm, njihemi funksionon koalicioni shumë mirë. Nuk ka asnjë problem që kemi hasur. E njëjta shoh që funksionon edhe në komunat tjera por edhe në nivel qendror. VLEN-i do të vazhdojë ashtu siç ka filluar të punojë në interes të të gjithë qytetarëve, shqiptarëve, dhe kështu VLEN në zgjedhjet lokale besojë fuqishëm që do të arrije fitore bindëse në komunat shqiptare”, përfundoi Limani, tha Valbon Limani, kryetari i Komunës së Gostivarit.

Continue Reading

Lajme

Valbon Limani përuroi asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Zdunjë

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Gostivarit sot në përuroi asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Zdunjë të Gostivarit.

Bëhet fjalë për asfaltim të mbi 1.2 kilometrave që do të lidhë fshatin me qytetin e Gostivarit dhe dukshëm do të përmirësojë komunikacionin jo vetëm të fshatit Zdunjë, por edhe fshatrava afër tij.

“Me këtë projekt është përmirësuar shumë infrastruktura në Zdunjë, dhe jo vetëm për banorët e këtij fshati, por edhe për qytetarët e vendbanimeve tjera që kalojnë nga këtu”, u shpreh Limani.

Kryetari Valbon Limani theksoi se tani do të kemi periudhë më dinamike dhe se do të punohet kryesisht në infrastrukturën rrugore.

“Punime ka në bulevardin ‘Vëllezërit Gjinovski’, gjithashtu ka punime në shëtitore te ish-kinoja e qytetit, asfaltohet rruga ‘Nikolla Teslla’ te gjimnazi, kurse nga java e ardhshme do të kemi punime edhe në 2-3 rrugë të tjera. Kjo periudhë do të jetë më dinamike, do të punohet gjithkund, me të vetmin qëllim që të përmirësohet jeta e qytetarëve”, u shpreh Limani.

Continue Reading

Lajme

Arben Taravari reagon për rastin e Nerovës: “Kush është më e drejtë – një kazino me leje apo një shkollë pa leje?”

Published

on

By

 

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar ashpër ndaj tentimit për rrënimin e objektit shkollor të ndërtuar nga banorët shqiptarë në fshatin Nerovë të komunës së Krushevës, duke theksuar se në kohën e “serialeve politike” është pikërisht populli ai që harrohet.

“Si parti jemi sa të prekur po aq edhe në krah të banorëve të fshatit Nerovë dhe të kauzës së tyre. Në mungesë të një shkolle, ata kanë ndërtuar vet objektin e saj – një vepër fisnike dhe e rrallë,” deklaron Taravari.

Ai shpreh shqetësimin për faktin që autoritetet shtetërore kanë ndërmarrë hapa për ta shembur shkollën me arsyetimin se është ndërtuar pa leje.

“Me dashamirësi i kërkojmë organeve kompetente mos ta shembin këtë shkollë! Ajo është ndërtuar nga prindërit për fëmijët e tyre,” thekson Taravari.

Në fund të reagimit të tij, Taravari ngre një pyetje të drejtpërdrejtë që po përhapet me shpejtësi edhe në opinion publik:
“Kush është më e drejtë? Një kazino me leje apo një shkollë pa leje?”

Continue Reading

Lajme

Taravari: Deputetët janë zëri i popullit, dhe kur shumica e tyre janë lënë jashtë qeverisë, përfaqësimi bie në krizë legjitimiteti

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka ngritur shqetësime serioze mbi legjitimitetin e qeverisë aktuale në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se mungesa e përfaqësimit të plotë të shqiptarëve në ekzekutiv përbën një deformim të vullnetit qytetar në një shtet multietnik.

Në një intervistë për median kosovare Nacionale, Taravari deklaroi se përbërja aktuale e qeverisë nuk reflekton përbërjen reale të Kuvendit dhe as të shoqërisë, duke vënë në pah se pjesa dërrmuese e deputetëve shqiptarë ndodhen në opozitë.

“Në një vend ku shqiptarët janë shtetformues, nuk mund të kemi një qeveri që funksionon pa përfshirjen e drejtë të përfaqësuesve të tyre. Deputetët janë zëri i popullit, dhe kur shumica e tyre janë lënë jashtë qeverisë, përfaqësimi bie në krizë legjitimiteti,” u shpreh Taravari.

Ai theksoi se modeli aktual qeverisës rrezikon të thellojë ndasitë etnike dhe politike në vend, duke i lënë shqiptarët në margjinat e proceseve vendimmarrëse, pavarësisht kontributit të tyre të vazhdueshëm në jetën institucionale të shtetit.

Continue Reading

TOP Lajme