Lajme
Limani: Debreshi i zemrës së madhe, me ju fitoren e 19 tetorit e kemi edhe më të sigurtë
Kryetari aktual i komunës së Gostivarit dhe kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Valbon Limani, së bashku me bartësin e listës për këshillin komunal, Valdet Xhaferi, deputetët, Halil Snopçe dhe Talat Xhaferi, shefin e shtabit komunal Isak Lazami, kandidatët për këshillin e komunës dhe funksionarë të AKI-së, zhvilluan takime me banorët e Debreshit, përcjell SmartNews
Në një atmosferë madhështore dhe me pjesëmarrje masive të banorëve, aktivistëve dhe përkrahësve fitoren e 19 tetorit e kemi edhe më të sigurtë u shpreh Limani.
“Debreshi i zemrës së madhe sonte ishte vendtakimi ynë.
Me njerëzit e këtij vendi e kemi Fitoren edhe më të sigurtë!
Me Debreshin n’❤️!
Me Gostivarin n’❤️!”, ka përfunduar Limani./SmartNews.mk/
