Lajme
Limani: Çdo vit 30 gra dhe vajza do të përfitojnë nga 60,000 denarë për nismat e tyre të biznesit
Kryetari aktual i Komunës së Gostivarit dhe kandidati nga koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim, Valbon Limani ka prezantuar edhe një nga pikat e platformës së tij më të rëndësishme për fuqizimin ekonomik të grave, përcjell SmartNews
Në video-mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, Limani tha se çdo vit, 30 vajza dhe gra që do të aplikojnë për mbështetje do të përfitojnë nga 60,000 denarë për nismat e tyre të biznesit.
“Gratë, shtylla e zhvillimit!
Çdo vit, 30 vajza dhe gra që do të aplikojnë për mbështetje do të përfitojnë nga 60,000 denarë për nismat e tyre të biznesit”, ka lërfunduar Limani./SmartNews.mk/
