Connect with us

Lajme

“Levica” godet Kasamin për tenderët e njerëzve të BESËS

Published

on

Partia “Levicа” në një reagim publik shënjestron kryetarin e Tetovës, Bilall Kasami, duke e akuzuar për menaxhim të dështuar të qytetit dhe përfshirje në skema të dyshimta financiare, ndërsa akuzon VMRO-DPMNE-në se po e mbështet këtë mënyrë të qeverisjes, duke zëvendësuar “kriminelët e BDI-së me kriminelët e VLEN-it”. Sipas partisë së Dimitar Apasievit, Kasami ka ndarë tenderë në vlerë prej mbi 114 mijë eurosh për kompaninë “I-Point Marketing”, në pronësi të personave të afërt me partinë e tij. Kjo, sipas Levicës, tregon për lidhje të drejtpërdrejta mes buxhetit të Tetovës dhe financimit të subjektit politik të Kasamit.

“Kasami ka ndarë katër tenderë (në vlerë të përgjithshme prej 114.000 eurosh) për kompaninë ‘I-Point Marketing’, e cila është në pronësi të Mensur Alitit dhe Amir Alitit. Bashkëpronar i kompanisë – Mensuri, njihet si njeri i afërt me sekretarin e Besës dhe bashkëpartiak të Kasamit, Adnan Azizi. Pikërisht Ajeti ka dhuruar 3000 euro për partinë e Kasamit në vitin 2023. Kjo tregon për skema kriminale ku paratë tërhiqen nga buxheti i Tetovës, të cilat më pas përfundojnë në xhepat privatë të donatorëve dhe aktivistëve të Kasamit”, theksojnë nga Levica.

Ndërkohë që Tetova po fundoset në deponi të paligjshme, ndërtime pa leje dhe kaos urbanistik, nga partia e Apasievit akuzojnë se partneri koalicionues i Mickoskit vazhdon aty ku ka mbetur BDI-ja. “Mbështetja e Mickoskit për një mandat të ri të Kasamit konfirmon se këto parti vazhdojnë me matricën e tyre kriminale, ku mandatin e marrë nga populli e keqpërdorin për pasurim personal, ashtu siç kanë qeverisur për 35 vjet”, theksojnë nga kjo parti. Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE, u përgjigj me akuza të drejtpërdrejta ndaj vetë Levicës dhe deputetes Jagoda Mojsoska. Sipas partisë së Mickoskit, Mojsoska dhe udhëheqësia e Levicës kanë përfituar shuma të mëdha parash nga vetë llogaria e partisë nën arsyetim të shpenzimeve për udhëtime. VMRO-DPMNE publikoi edhe data dhe shuma të përfituara, duke e cilësuar këtë si hipokrizi nga një subjekt që publikut i paraqitet si i thjeshtë dhe i pakorruptuar.

“Sipas asaj që kemi marrë nga sinjalizues brenda Levicës, Mojsoska e tregoi fytyrën e saj të vërtetë. Konkretisht, më 26.04.2024 ajo ka marrë 123.000 denarë, më 03.02.2023 ka marrë 96.862 denarë, ndërsa vetëm këtë vit, gjatë muajve qershor dhe korrik, Mojsoska si deputete ka marrë tri herë nga 54.000 denarë. A nuk është më se e mjaftueshme paga e deputetes? A nuk është hipokrizi që nga njëra anë të shtireni si askete, ndërsa nga ana tjetër ta shtrydhni partinë tuaj politike?”, theksojnë nga VMRO-DPMNE. Ndërkohë që po afrohen zgjedhjet të përdithsme janë bërë akuzat dhe kundërakuzat mes VMRO-DPMNE-së dhe “Levicës”, edhe për faktin se partia e Apasievit ka dalur me kandidatë në komunat me shumicë shqiptare si ajo e Tetovës, Gostivarit dhe Strugës.

Continue Reading

Lajme

Dimitrievski kërkon “kokat” e Ahmetit, Ademit dhe Bekteshit

Published

on

By

Maksim Dimitrievski, pjesë e Qeverisë, ka dalë me kritika deri te BDI.

Ai ka kushtëzuar se nuk merr pjesë në një Qeveri ku merr pjesë BDI.

Sipas tij, BDI duhet të reformohet, duke menduar largimin e Ali Ahmetit, Arbër Ademit dhe Kreshnik Bekteshit

“Nuk ka vend në Qeveri për BDI-në në të cilën merr pjesë ZNAM. Nëse reformohet BDI…
Çfarë nënkuptoni me reformim, largimin e Ali Ahmetit?
Nënkupton ndryshimin e lidershipit e asaj partie politike, veçanërisht të…
Si jo, aty e keni edhe Arbër Ademin, Kreshniku është qengji më i madh dhe kështu me radhë. Artan Grubi është ende në arrati”, tha Dimitrievski.

“Nuk ka vend në Qeveri për BDI-në në të cilën merr pjesë ZNAM. Nëse reformohet BDI…
Çfarë nënkuptoni me reformim, largimin e Ali Ahmetit?
Nënkupton ndryshimin e lidershipit e asaj partie politike, veçanërisht të…
Si jo, aty e keni edhe Arbër Ademin, Kreshniku është qengji më i madh dhe kështu me radhë. Artan Grubi është ende në arrati”, tha Dimitrievski.

VIDEO

Continue Reading

Lajme

Forumi rinor i AKI-së, Tetovë: Këto janë mashtrimet e Bilall Kasamit që i premtoi (Video)

Published

on

By

Të dashur qytetarë, e dashura rini Tetovare,

Mirë se erdhët në “Ekspozitën e dështimeve”!
Një ekspozitë ku nuk shfaqim piktura, por premtime të thyera. Nuk shfaqim skulptura, por
zhgënjime. Nuk shfaqim art, por mashtrime.

Le t’i shohim bashkë, një e nga një, “kryeveprat” e kryetarit në ikje:

1. Shkolla të reja në Malësi? – Asnjë tullë e vetme.
2. Tableta e projektorë për çdo klasë? – Ende shkruajmë me shkumës.
3. Ujë 24 orë në ditë? – Ende bëjmë piknikë me bidona.
4. Kanalizime e ujësjellës në çdo lagje? – Banorët ende në erë të keqe.
5. Riorganizim i ndërmarrjeve publike? – Po, vetëm si biznese partiake.
6. Transport publik urban? – Nga 5 autobusë publik, sot Tetova ka vetëm 3 funksionalë,
ndërsa 2 janë në “riparim të zgjatur teknik”.
7. Tetova si qendër kulturore? – Festivale jo, vetëm fjalime të mërzitshme.
8. Zonë ekonomike-industriale? – Investitorët ende kërkojnë rrugën.
9. Qendra për zhvillim rural? – Sot në fshatra edhe kafen nuk e pinë dot qytetarët pa
vonesa.
10. Stadium i ri i qytetit? – Premtim për arenë, realitet një tribunë më pak. Futbollin e
ndjekim në Shkup!
11. Qendra e qytetit me parkingje nëntokësore e nënkalime? – Jo vetëm që nuk ka, por
qendra sot duket si kantier i braktisur.
12. Parkingje me kate? – U premtuan 7 për 6 muaj, sot asnjë. Për më keq, edhe
parkingjet ekzistuese u shitën për ndërtesa.
13. Shkolla të reja në lagje të reja? – Nxënësit presin, por premtimi ka kaluar në pension.
14. Infrastrukturë rrugore? – Rrugët asfaltohen me asfalt që kushton 5 herë më
shtrenjtë se në qytetet tjera.
15. Pastrim e gjelbërim? – Vetëm fjalë, Tetova mbetet qyteti i mbeturinave.
16. Bashkëpunim me qeverinë? – Po, vetëm kur bëhet fjalë për pazare politike.

17. Parqe dhe hapësira publike për rekreim? – Edhe ato pak hapësira që ishin, u shitën
me çmimin e një makiatoje në kafenetë e mëhallave.

Dhe kështu, si përfundim: 0 realizime, 14 mashtrime, 2 biznese partiake.
Ky është bilanci i turpit i Bilall Kasamit!

Të dashur qytetarë, kjo “ekspozitë” nuk është vetëm rikujtim për mashtrimet, por edhe thirrje e
qartë. Mos i lini më premtimet të kthehen në dekor politik, e Tetovën në skenë të mashtrimeve.
Koha e dështimeve ka mbaruar, koha e tetovës të së ardhmes fillon me ne!
Ju falemnderit!

Continue Reading

Lajme

AKI hapi shtabin zgjedhor në Banjicë të Poshtme: Zgjedhjet e tetorit, referendum për shqiptarët

Published

on

By

Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) në Gostivar ka hapur sot shtabin zgjedhor në Banjicë të Poshtme, në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 19 tetorit.

Në aktivitet morën pjesë kandidati për kryetar të komunës, Valbon Limani, bartësi i listës për këshilltarë komunalë, Valdet Xhaferi, si dhe shefat e shtabeve të BDI-së dhe ASH-së në Gostivar, Nexhati Jakupi dhe Isak Lazami. Po ashtu të pranishëm ishin edhe deputetët e zonës, Talat Xhaferi dhe Halili Snopçe.

Prania e madhe e qytetarëve e shndërroi hapjen e shtabit në një tubim të Besëlidhjes në Gostivar. Nga aty, përfaqësuesit e koalicionit përcollën mesazhin kryesor: zgjedhjet e tetorit do të jenë referendum për shqiptarët, ndërsa, sipas tyre, planet e kryeministrit Hristijan Mickoski do të rrënohen duke nisur nga Gostivari.

Continue Reading

TOP Lajme