Lajme
AKI hapi shtabin zgjedhor në Banjicë të Poshtme: Zgjedhjet e tetorit, referendum për shqiptarët
Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) në Gostivar ka hapur sot shtabin zgjedhor në Banjicë të Poshtme, në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 19 tetorit.

Në aktivitet morën pjesë kandidati për kryetar të komunës, Valbon Limani, bartësi i listës për këshilltarë komunalë, Valdet Xhaferi, si dhe shefat e shtabeve të BDI-së dhe ASH-së në Gostivar, Nexhati Jakupi dhe Isak Lazami. Po ashtu të pranishëm ishin edhe deputetët e zonës, Talat Xhaferi dhe Halili Snopçe.

Prania e madhe e qytetarëve e shndërroi hapjen e shtabit në një tubim të Besëlidhjes në Gostivar. Nga aty, përfaqësuesit e koalicionit përcollën mesazhin kryesor: zgjedhjet e tetorit do të jenë referendum për shqiptarët, ndërsa, sipas tyre, planet e kryeministrit Hristijan Mickoski do të rrënohen duke nisur nga Gostivari.
