Smart News

Kush janë avokatët që e mbrojnë Kreshnik Bekteshin?

 

Tragjedia e Koçanit, me 59 viktima, ka tronditur opinionin publik dhe po nxjerr në pah jo vetëm përgjegjësinë e të akuzuarve, por edhe ata që qëndrojnë pas tyre në mbrojtje.
Tashmë është fakt i njohur se ish-ministri Kreshnik Bekteshi ka përfunduar në paraburgim, por ajo që e bën edhe më të çuditshme këtë histori është fakti se mbrojtja e tij është marrë përsipër nga avokatët e regjimit të Gruevskit.
Bëhet fjalë për Anita Begovën dhe Elenko Millanovin, dy figura të njohura në skenën e drejtësisë maqedonase, të cilët kanë mbrojtur shumicën e të akuzuarve nga ish-Prokuroria Speciale.
Një shqiptar në pranga, por në krah i dalin avokatët e Mijallkovit dhe Latasit. Ku janë sot ata që dikur thirreshin në mbrojtjen e shqiptarëve pyeti një avokat shqiptar.
“Një shqiptar në pranga, por në mbrojtje i dalin avokatët e MiJallkovit dhe Latasit. Nuk i shohim këtu ata që dikur thirreshin në mbrojtjen e shqiptarëve, nuk i shohim ata që pretendonin se luftonin për drejtësi. Për Bekteshin, rreshtohen ata që për vite me radhë kanë mbrojtur strukturat më të errëta të këtij shteti” u shpreh avokati.

Exit mobile version