Connect with us

Lajme

Kryetari Valbon Limani fillon me realizimin e tre nga 13 projektet me vlerë prej 2.7 milionë euro

Published

on

Komuna e Gostivarit ka filluar me realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore të cilat i fitoi nga thirrja e parë qeveritare. Nga trembëdhjetë, në tre projekte tashmë punimet kanë filluar në terren. Një ndër ato është rruga “13” përballë shkollës së muzikës dhe e cila lidhet me “JNA”-në. Zhvillimin e punimeve nga afër e ka ndjekur një delegacion nga komuna e Gostivarit, drejtuar nga kryetari Valbon Limani. Ai me këtë rast sqaroi se në këtë rrugë zgjerohen punimet nga projekti fillestarë, pasi do të ndërrohet edhe gypi i ujësjellësit në gjatësinë e gjithë rrugës.
“Sot kemi dalur për të inspektuar punimet te një nga 13 projektet që kemi fituar si grante prej Qeverisë. Bëhet fjalë për rrugë ‘13’ ku përveç asflatimit që ishte i paraparë me projektet e Qeverisë, ne do të bëjmë edhe ndërrimin e gypit të ujësjellësit, investim ky nga ana e Komunës së Gostivarit”, deklaroi Valbon Limani, kryetar i Komunës së Gostivarit.
Limani poashtu bëri të ditur se disa nga projektet më të mëdha të financuara nga Qeveria, do të fillojnë të realizohen këto ditë, sikurse është buleradi kryesorë i qytetit dhe rruga “Beliçica”.
“Gjithashtu punohet edhe në dy lokacione të tjera. Për momenin punime zhvillohet te rruga e vjetër e Balindollit dhe te rruga ‘Nikolla Teslla’. Ditëve në vijim do të fillohet edhe në tre lokacione të tjera të punohet. Së shpejti, për dy apo tre javë do të fillojnë edhe dy prej projekteve më të mëdha njëri nga lagja ‘Maleardi’ deri te ura te Gjykata Themelore, dhe projekti me Bankën Botërore që kemi e që bëhet falë për rrugën ‘Beliçica’”, deklaroi Valbon Limani, kryetar i Komunës së Gostivarit.
Vendosja e gyit të ri të ujësjellësit dhe asfaltimi i rrugës “13” pritet të jetë gati nga fundi i prillit. Aty, aktualisht është larguar asfalti i vjetër dhe eskavatori i ndërmarrjes publike “Komunalec” po punonte për rregullimin e instalimeve nëntokësore nga ku do të kalojë edhe gypi i ujësjellësit.
Vlera e investimit të kësaj rruge kap shifrën e 6.5 milionë denarë, prej të cilave 4.5 milionë janë për asfaltim dhe 2 milionë denarë për gypin e ri të ujësjellësit. Ndryshe, 13 projektet e fituara nga Qeveria nga ana e Komunës së Gostivarit janë me vlerë prej afërsisht 2.7 milionë euro. Nga thirrja e dytë qeveritare, ajo pret të fiton edhe 40 projekte të reja.

Continue Reading

Lajme

Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër sulmin ndaj gazetarit Naser Selmani

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët shpreh indinjatën më të thellë dhe dënon fuqishëm sulmin e fundit ndaj gazetarit Naser Selmani.

Ky akt i shëmtuar është përpjekje e drejtpërdrejtë për ta frikësuar zërin e lirë dhe për ta heshtur mendimin kritik në shoqërinë tonë.

Dita ditës po shohim rritje të presionit dhe të dhunës ndaj gazetarëve, ndërkohë që kjo qeveri vazhdon të mbyllë sytë dhe të qëndrojë pasive para këtyre fenomeneve të rrezikshme. Heshtja institucionale është e barabartë me bashkëfajësi.

Liria e shprehjes dhe e medias është themel i çdo shoqërie demokratike. Sulmet ndaj gazetarëve nuk janë vetëm kërcënim ndaj individëve, por sulm ndaj të gjithë qytetarëve dhe të drejtës së tyre për t’u informuar lirshëm e pa frikë.

Aleanca për Shqiptarët kërkon hetim të shpejtë, transparencë të plotë dhe përgjegjësi ligjore ndaj autorëve dhe urdhërdhënësve të këtij akti kriminal. Ne shprehim solidaritet të plotë me gazetarin Naser Selmani dhe do të qëndrojmë gjithmonë në mbrojtje të fjalës së lirë dhe demokracisë në vendin tonë.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

Ambasadori Denion Meidani i jep mbështetje Naser Selmanit

Published

on

By

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni të Veriut, Denion Meidani, ka shprehur solidaritet me gazetarin Naser Selmani pas aktit të dhunës ndaj automjetit të tij në Shkup, njofton Top24

“Solidaritet me gazetarin Naser Selmani. Dhuna dhe kërcënimet ndaj gazetarëve janë sulm ndaj fjalës së lirë dhe demokracisë. Organeve hetimore u takon ta zbardhin rastin pa vonesë. Falenderoj Unionin e Gazetarëve Shqiptarë për reagimin!”, ka theksuar Meidani në reagimin e tij publik.

Continue Reading

Lajme

Taravari dënon ashpër sulmin ndaj gazetarit Naser Selmani

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka dënuar ashpër sulmin ndaj gazetarit Naser Selmani, duke e cilësuar atë si një akt që i shtohet dhunës së rritur ndaj medias së lirë në vend.

“Dënoj ashpër sulmin ndaj gazetarit Naser Selmani, sulm i cili i shtohet dhunës që është rritur ndjeshëm ndaj medias së lirë. Kjo dhunë jep dy mesazhe të qarta: së pari, jetojmë në diktaturë – fatkeqësisht; së dyti, kjo diktaturë i ka ditët e numëruara. Edhe pse pushteti merret me Naserin, prapë fiton Naseri”, ka deklaruar Taravari.

Ai ka theksuar se liria e medias është vlerë themelore e demokracisë dhe se çdo tentim për ta mbytur atë përbën sulm ndaj qytetarëve dhe së drejtës së tyre për informim.

https://www.facebook.com/share/p/16CrNZLa4j/?mibextid=wwXIfr

Continue Reading

TOP Lajme