Connect with us

Lajme

Koxhaxhiku: BDI ka pasur qëllim t’i shpërngul gjithë shqiptarët në diasporë

Published

on

Gjatë ditëve të fundit në vend kemi bërë një analizë të numrit të votuesve apo banorëve në nivel qytetesh e fshatrash. Kjo analizë nxjerr në sipërfaqe disa fakte të pakontestueshme, pasi analiza është bërë nga numrat zyrtar të Entit Shtetëror për Statistikë (ESHS). Fenomeni i parë që bie në sy është mungesa e banorëve të regjistruar. Po e nis me atë se kush po i fshin shqiptarët nga Maqedonia e Veriut dhe si mundet Gërçeci të ketë 36 banorë dhe 2.000 votues?, ka thënë në konferencën e sotme për shtyp, Merita Koxhaxhiku nga Lëvizja Demokratike.

Në vazhdim, thekson ajo ky fenomen i dallimeve të palogjikshme vërehet në shumicën e vendbanimeve ku jetojnë shqiptarë.

Sipas regjistrimit të fundit Reçica e Vogël ka 2468 banorë, ndërsa 8216 votues; fshati Turçan në Gostivar ka 1208 banorë, por 4501 votues; fshati Turçan i vogël në Gostivar me 96 banorë por me 709 votues dhe Gërçeci me vetëm 36 banorë, por 1946 votues.

“Duam të pyesim publikisht a e kanë informuar zëvendësdrejtori i Entit të Statistikave Ilmi Selami dhe Artan Grubi, Ali Ahmetin se Gërçecit e Reçicës ia kanë fshi popullsinë? Ose të konstatojmë se BDI ka pasur qëllim t’i shpërngul gjithë shqiptarët në diasporë, dhe thjeshtë duke u nxituar i kanë fshi nga evidenca mijëra shqiptarë akoma pa ua dhënë atë që i simbolizon ata, valixhen, për t’i dëbuar nga vendlindja!?”, ka thënë Koxhaxhiku, duke shtuar se procesi i regjistrimit shpesh ka qenë edhe temë e debateve të ashpra publike por pse jo edhe mjet i pazareve politike mes partnerëve politik.

Continue Reading