Connect with us

Politika

Koalicioni VLEN paralajmëron tubim spektakolar të hënën në Sheshin Skenderbeu në Shkup

Published

on

Jemi mbledhur sot këtu, bashkërisht, shefat e fushatës zgjedhore në kuadër të Koalicionit VLEN, që të informojmë opinionin e gjërë për tubimin qëndror që do të mbahet ditën e hënë, 22 prill, 2024.Për të qenë maskimalisht transparent me qytetarët, duam që t`ju informojmë se ashtu siç e kërkon procedura, kemi dorëzuar kërkesë deri tek Qyteti i Shkupit që të mundemi tubimin qëndror ta organizojmë në sheshin Maqedonia, për të parë të gjithë se çka është tubim madhështor, me vullnet të lirë e pa presione, dhe ta sheh pushteti i koruptuar në ikje çfarë don të thotë përkrahje popullore, që ata që moti nuk e kanë.

Deri sot nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga Qyteti, gjë që nënkupton që përgjigja është negative, e këtë vendim e kanë marrë kryetarja Danella Arsovska, Blerim Bexheti dhe Levica,të cilët janë në koalicion, në panik për të pamundësuar koalicionin VLEN të organizojë tubimin, duke e ditur atmosferën dhe përkrahjen e madhe të qytetarëve. Çdo përgjigje që do të vinte ditën e hënë do të ishte e vonshme dhe tendencioze për shkak kohës së shkurtë për organizim.

Sidoqoftë, ne nuk qëndrojmë duarkryq, bashkërisht me strukturat tona dhe popullin, kemi vendosur që këtë fushatë jashtëzakonisht pozitive për President ta përmbyllim askund tjetër përveç se këtu, në sheshin tonë, sheshin që mban emrin e kryeheroit tonë Gjergj Kastrioti Skenderbeu, për të paralajmëruar fitoren e madhe të Koalicionit VLEN, me një tubim madhështor!

Ritheksojmë, tubimi qëndror do të mbahet në Shkup, në sheshin Skenderbeu, me date 22 prill, ditë e hënë, ora 20.30.

Ejani edhe ju dhe bëhuni pjesë e këtij NDRYSHIMI të madh, sepse ia VLEN.

Continue Reading

Lajme

Gashi: Miqësia dhe aleanca me SHBA-në janë jetike për të tashmen dhe të ardhmen tonë

Published

on

By

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka njoftuar se ka marr pjesë në pritjen e organizuar me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

“Me ftesë të Ambasadores Angela Aggeler, kisha kënaqësinë të marr pjesë në pritjen e organizuar me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

Në emrin tim dhe të Kuvendit të RMV, përcjella urimet për shtetin dhe popullin amerikan, duke theksuar se miqësia dhe aleanca me SHBA-në janë jetike për të tashmen dhe të ardhmen tonë. Partneriteti ynë i palëkundur bazohet në vlerat e përbashkëta demokratike”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.

Continue Reading

Lajme ditore

Pse Bilall Kasami dhe Zeqirija Ibrahimi nuk e takuan kryeministrin Kurtin?! – A po largohen nga VLEN?

Published

on

By

Në Shkup u zhvillua takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian, organizuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe BE-ja, i cili kishte në fokus Planin e Rritjes për rajonin.

Në këtë ngjarje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u prit në mënyrë zyrtare në kufi nga zëvendëskryeministri i parë i RMV-së, Izet Mexhiti dhe nga zëvendëskryeministri Arben Fetai, të dy përfaqësues të koalicionit VLEN.

Megjithatë, vëmendjen e të pranishmëve dhe opinionit publik e tërhoqi mungesa e dy liderëve të rëndësishëm të këtij koalicioni – Bilall Kasamit dhe Zeqirija Ibrahimit. Të dy liderët nuk u panë as në pritjen zyrtare e as në aktivitetet e tjera të zhvilluara me rastin e vizitës së Kurtit.

Kjo mungesë ka ngritur dyshime dhe pyetje nëse Bilall Kasami dhe Zeqirija Ibrahimi po largohen nga koalicioni VLEN?!

Continue Reading

Lajme

Ambasadori Meidani: Shqipëria me ritëm të lartë drejt BE-së – takim me Taravarin në Shkup

Published

on

By

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka bërë të ditur se Shqipëria ka hapur tre kapituj negociues me Bashkimin Evropian vetëm në gjashtë muajt e fundit dhe synon t’i hapë të gjithë brenda vitit.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Meidani theksoi se kishte kënaqësinë të shoqëronte Kryeministrin Edi Rama gjatë pjesëmarrjes në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Shkup, ku Shqipëria u vlerësua për ritmin e saj të integrimit dhe angazhimin e qëndrueshëm drejt anëtarësimit.

Në kuadër të vizitës, Rama i shoqëruar edhe nga ambasadori Meidani, zhvilluan edhe takime me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ku u diskutuan sfidat dhe përgjegjësitë e përbashkëta të faktorit politik shqiptar në proceset integruese dhe zhvillimet rajonale.

Vizita e delegacionit shqiptar në Shkup përfundoi me një ndalesë simbolike në Çarshinë e Vjetër të qytetit – një hapësirë që, siç u shpreh Meidani, “ruan gjurmët e identitetit shqiptar dhe dëshmon bashkëjetesën kulturore ndër shekuj”.

Continue Reading

TOP Lajme