Lajme
Kica Xhelili: Të jesh në qeveri dhe të mos reagosh kur fyhet identiteti yt, nuk është as politikë, as pragmatizëm – është dorëzim
Deputerja e kuvendit të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili përmes një postimi në profilin e saj në FB ka reaguar ndaj brohoritjeve fyese ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. “Të jesh në qeveri dhe të mos reagosh kur fyhet identiteti yt, nuk është as politikë, as pragmatizëm – është dorëzim” shkruan deputetja Kica Xhelili përcjellë Top24
Ato që u dëgjuan në ndeshjen e basketbollit në Maqedoninë e Veriut s’ishin thjesht brohoritje, por zhurma primitive e një mendësie të kalbur. E megjithatë, më e neveritshme se kjo zhurmë është heshtja që e shoqëroi.
Çdo akt nxitjeje urrejtjeje meriton reagim të menjëhershëm, por mbi të gjitha, nga ata që sot përfaqësojnë shqiptarët në institucionet e Maqedonisë së Veriut. Heshtja nuk është maturi, është bashkëfajësi.
Të jesh në qeveri dhe të mos reagosh kur fyhet identiteti yt, nuk është as politikë, as pragmatizëm – është dorëzim.
Nuk e di kush prisni të jetë për ne shqiptarët kur nuk jemi për veten?
Doarsa R. Kica

